Lajme

Stlotenberg: Përparimi i Ukrainës në Lyman tregon se ata janë në gjendje të shtyjnë forcat ruse

Jens Stoltenberg.

Ushtria ukrainase kanë përparuar në Lyman, një  vend i cili ishte nën pushtimin e Rusisë.

Siç raporton Reuters, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kapja e një qyteti nga Ukraina  brenda territorit të aneksuar nga Rusia tregon se ukrainasit po bëjnë një përparim.

“Ne kemi parë se ata kanë qenë në gjendje të marrin një qytet të ri, Lyman, dhe kjo demonstron se ukrainasit po bëjnë përparim, janë në gjendje të shtyjnë forcat ruse për shkak të guximit, për shkak të trimërisë së tyre, aftësive të tyre, por natyrisht edhe për shkak të armëve të përparuara që shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë po ofrojnë”, tha Stoltenberg.

Sipas Stoltembergut, mënyra më e mirë për të kundërshtuar aneksimin e shpallur nga Rusia ndaj pjesëve të Ukrainës është vazhdimi i mbështetjes së Qeverisë në Kiev.

I pyetur rreth kërkesës së Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën e mbrojtjes perëndimore, Stoltenberg tha se vendimet duhet të merren me konsensus

 “Çdo vendim mbi anëtarësimin duhet të merret me konsensus. Të 30 aleatët duhet të bien dakord për të marrë një vendim të tillë.”

Tutje, shefi i NATO-s tha se ata mbështesin hetimin në sabotimin e dukshëm të tubacioneve Nord Stream të Rusisë që shkojnë nga Rusia në Evropë nën Detin Balltik.

“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të haset me një reagim të fortë dhe të bashkuar nga një kënd”.

Zelensky: Ukraina po aplikon për anëtarësim në NATO – SHQIP.com

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se vendi i tij po aplikon “nën një procedurë të përshpejtuar” për t’u bërë anëtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Ai nënshkroi kërkesën e Ukrainës së bashku me kryetarin e parlamentit Ruslan Stefanchuk dhe kryeministrin Denys Shmygal, raporton BBC.

“Është këtu, në Ukrainë, që vlerat e komunitetit tonë euro-atlantik kanë marrë energji të vërtetë jetike”, tha Zelensky në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht.

Ai tha se “de fakto”, Ukraina kishte “përfunduar tashmë rrugën tonë” drejt NATO-s.

“Sot, Ukraina po aplikon për ta bërë atë de jure. Nën një procedurë në përputhje me rëndësinë tonë për mbrojtjen e të gjithë komunitetit tonë, në një procedurë të përshpejtuar”, tha ai.

Zelensky tha se ai e kuptonte se pranimi do të kërkonte konsensus të anëtarëve të NATO-s./Shqip.com