“Stevie G” rikthehet në ishull

Titullin e Premierligës nuk mundi ta fitonte si futbollist, por një gjë të tillë do tentojë ta bëjë si trajner.
Steven Gerard është rikthyer në Premierligë, ku ka marrë timonin e Aston Villa-s, shkruan Shqip.com.
Këtë lajm e ka bërë zyrtar vetë klubi anglez përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pas arritje së kësaj marrëveshje, ish – reprezentuesi anglez u shpreh tejet i lumtur që është rikthyer në ishull.
“Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj. Në bisedat e mia me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të Bordit, ishte e qartë se sa ambicioze janë planet e tyre për klubin dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet e tyre”, tha ndër të tjera, Gerard.

Ai ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist dhe 17 vite i kaloi në “Anfield Road”, ndërsa konsiderohej si njëri nga mesfushorët më të mirë të kohës.
Nga viti 2018, Gerard ishte emëruar trajner i Rangers – me të cilët u shpall kampion në Skoci, duke e fituar ligën pa as edhe një humbje, që është një rekord në vete.
Sa i përket, Aston Villa-s , ata gjenden në pozitën e 16-të në Premierligë, me vetëm dhjetë pikë të grumbulluara, pas 11-të ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com