Lajme

Stefanoviq: Ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës

Borko Stefanoviq
Borko Stefanoviq

Deputeti i Partisë opozitare pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviq, ka thënë se pozicioni i Serbisë do të ishte më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione kundër Rusisë me kohë.

Serbia qëndron e vetme, e izoluar, larg nga kontinenti dhe kjo është turp”, ka thënë  ai.

Tutje, Stefanoviq tha se Serbia duhet sa më shpejt të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të vazhdojë negociatat.

Ai po ashtu tha se Kuvendi duhet të përfshihet në krijimin e kornizës së negociatave dhe përcaktimin e vijave të kuqe për Kosovën.

Dhe ne kërkojmë që të mos njihet pavarësia e Kosovës dhe as të mundësohet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq ishte kryenegociator i Beogradit për dialogun me Kosovën gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në Serbi.

/Shqip.com