Lajme

Stano tregon arsyen e takimit Bislimi–Petkoviq

Në një konferencë për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur për takimin e sotëm në Bruksel.

Ai ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi serb, Petar Perkoviq po qëndrojnë në Bruksel me ftesën e institucioneve evropiane.

“Unë mund të ju konfirmoj se Bashkimi Evropian i ka ftuar për takim të dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të vijnë në Bruksel. I kemi marrë konfirmimet e tyre që do të jenë këtu sot”, ka thënë Stano.

Sipas tij duhet të gjindet një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymën evropiane.

Më herët rreth qëndrimit të Bislimit në Bruksel dhe takimit të sotëm, kishte folur edhe kryeministri Kurti në një konferencë për media, ku kishte deklaruar se zëvendësi i tij do të takohet gjatë ditës me përfaqësuesin serb.


/Shqip.com