Lajme

Stano: BE-ja nuk imponon zgjidhje në dialog

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve, teksa ka folur për rolin e BE-së në zgjidhjen e mospajtimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me tensionet e fundit në veri të vendit, Stano ka thënë se BE-ja ndihmon palët vetëm në gjetjen e një kompromisi, raporton Radio Evropa e Lirë.

““Shumë çështje që po shkaktojnë irritim në marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë quhet dialog i ndërmjetësuar, jo i detyrueshëm. Ne mund të ndërmjetësojnë për aq sa ekziston gatishmëria nga të dyja palët për të gjetur zgjidhje kompromisi”, thotë Stano.

Sipas tij, përparimi i Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt BE-së varet nga hapat që bëjnë në dialog.

“Ne u ndihmojnë për kompromis, por u takon atyre që të jenë të gatshëm për të bërë kompromiset e nevojshme. Këtë gjë do ta bëjmë në takimet e radhës, përfshirë atë të nivelit të lartë mes presidentit (serb, Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (të Kosovës, Albin) Kurti, që të çojnë përpara të gjitha çështjet në kuadër të dialogut, sepse pa përparim në dialog, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane”.

Lexo edhe:
Bashkimi Evropian tregohet hermetik rreth takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Dy vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, ai për reciprocitetin në dokumente dhe target ilegale nuk pritet të diskutohen në takimin e radhës në Bruksel.

Krejt çka ndodhi më 31 korrik dhe 1 gusht 2022 me barrikadat në veri të Kosovës.

Nga ekzekutivi thonë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, ka thënë Përparim Kryeziu- zëdhënës në Qeverinë e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Një javë më parë, Qveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyej për datën 1 shtator masat e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet.

Ky vendim, siç njofton Qeveria ka ardhur pas bisedimeve me faktorët ndërkombëtarë, amerikanë dhe evropianë.

Sipas vendimit të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në territorin e Kosovës do të pajisen me një dokument të hyrje-daljes, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë.

Me një dokument të tillë, qytetarët e Kosovës pajisen qe 11 vjet, sa herë që hyjnë në territorin e Serbisë./Shqip.com