Lajme

Stano: BE e gatshme për një takim sa më të shpejtë Kurti-Vuçiq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Pieter Stano shpreson që shumë shpejtë të ndodhë një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai para mediave tha se takimi do të duhej të ndodhte sa më parë që është e mundur, pasi situata është e vështirë.

“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel, për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane”, ka deklaruar Stano.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e rregullt për më shumë detaje rreth përgatitjes së një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Stano tha se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak sot në Bruksel është duke biseduar me kryenegociatorin e Prishtinës Besnik Bislimi.

/Shqip.com