Teknologji

‘Spider-Man 2’ shënon rekord

Sony ka njoftuar se versioni i fundit i Spider-Man është videoloja më shpejt e shitur nga PlayStation.

Spider-Man 2 shiti më shumë se 2.5 milionë kopje fizike dhe dixhitale në 24 orët e para, thuhet në një postim në blog, shkruajnë mediat e huaja.

Loja, e zhvilluar nga Insomniac Games në pronësi të PlayStation, ka fituar vlerësime të mira që kur u publikua të premten për PS5.

Por, ajo është përballur me disa kritika për gjatësinë e saj, ku “ngjarja e saj kryesore” mori rreth 15 orë për t’u përfunduar.

/Shqip.com