Lajme

“Specialja mbështetet nga Serbia”, Gucati e Haradinaj flasin në seancën gjyqësore

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

“Gjykata Speciale mbështetet nga Qeveria e Serbisë”, “Është e drejtë legjitime që të mbrojmë të drejtat e vlerat kombit tim”.

Këto ishin disa nga fjalët që dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i thanë para Gjykatës Speciale, të hënën.

Pikërisht, sot po vazhdon të mbahet seanca gjyqësore kundër Gucatit e Haradinajt për akuzat mbi “publikimin e dokumenteve konfidenciale”.

Lexo edhe:
PSD kërkoi qasje në dokumente të MSH-së, nuk iu jepët – Molliqaj: Kjo është paranojë

Gjatë kësaj seance, dy dyve – iu dha fjala. Ata e shfrytëzuan atë që të shprehin mendimin e tyre për këtë proces; që sigurisht e cilësojnë “të padrejtë”.

“Është e drejtë legjitime e imja të mbrojë të drejtat e vlerat e kombit tim, të UÇK-së dhe të Republikës së shtetit tim të Kosovës. Jam i obliguar të mbrojë të drejtat e liritë e popullit për jetë më të mirë e më të begatë, si gjithë popujt e kontinentit tonë”, ka thënë ndër tjerash Gucati.

Objekti i Gjykatës Speciale

Ndërkaq, Haradinaj kishte akuza direkte – “ju mbështeteni nga Qeveria e Serbisë”, iu tha zyrtarëve të Dhomave të Specializuara.

“Prokuroria nuk e meriton që unë të jem këtu, që t’ua bëj dekorin. Vendosa të vij këtu të them të vërtetën, veprimet e kësaj Prokurorie dëshmon se jam këtu prej 14 muajsh, kur asnjë provë nuk mund t’i mbështes akuzat qesharake”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Procesi gjyqësor që për sot do të zgjasë deri në ora 16:00 është me takime private – po paraqiten edhe dëshmitarë, identitetet e të cilëve nuk dihen.

“Kjo me dyer të mbyllura është e turpshme, kjo Prokurori po e dëshmon atë që e kam thënë unë me OVL-në për Prokurori. Kushdo që ka kryer krim”, ka thënë Haradinaj.

Shtatorin e vitit të kaluar në mënyrë misterioze në zyrat e OVL-UÇK-së arritën disa dokumente konfidenciale.

Besohet që ishin në pronë të Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë akuzon dyshen; Gucati-Haradinaj që “i publikuan ato”, bazuar mbi aktakuzën e ngritur “ata i rrezikuan dëshmitarët”. /Shqip.com