Lajme

Specializantët protestojnë për mospagesat e kujdestarive të vikendeve e ditëve të festave

SHSKUK

Dhjetëra specializantë po protestojnë para Administratës Qendrore të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës duke kundërshtuar vendimin për mospagesën e kujdestarive.

Protesta ka filluar nga ora 12:00 dhe nuk dihet kur do të përfundojë.

Kjo protesta ka ardhur pasi që ata janë duke e kundërshtuar vendimin që specializantët të mos paguhen gjatë kujdestarisë në festa dhe vikende.

Drejtori i SHSKUK’së-së, Valbon Krasniqi, e ka nënshkruar vendimin me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Karasniqi është emëruar drejtor, pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së./SHQIP.com