Lajme Ballkan

Spasovski: Incidenti në Kosovë e prek të gjithë rajonin

Incidenti në fshatin Banjskë të Kosovës e prek të gjithë rajonin, por shërbimet e sigurisë po e ndjekin me vëmendje të lartë situatën, marrin informacione dhe bëjnë analiza të rregullta, tha ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Spasovski vlerëson se Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk do të lejojnë ndonjë skenarë të zi.

“Për momentin gjendja e sigurisë në vend është nën kontroll, nuk ka pasoja direkte që do të përbënin rrezik për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Jam i bindur se partnerët tanë strategjikë BE-ja dhe SHBA-ja nuk do të lejojnë skenarë të zi dhe do të ushtrojnë presion të fortë për t’i kthyer gjërat në normalitet”, ka thënë Spasovski në një intervistë për “Politika”.

Ai shtoi se nëse synimi ynë i përbashkët është të bëhemi një rajon që do të eksportojë paqe dhe stabilitet, atëherë krizat politike nuk mund të zgjidhen me konflikte dhe ne duhet të bashkohemi me politika të përbashkëta që mund t’i zbatojmë.

/Shqip.com