Sport Ndërkombëtar

Spanja në alarm, humb mbrojtësin e rëndësishëm para sfidës me Kroacinë

BADAJOZ, SPAIN - JUNE 05: The Spain team line up for a team photo prior to kick off after the international friendly match between Spain and Andorra at Nuevo Vivero on June 05, 2024 in Badajoz, Spain. (Photo by Jesus Ruiz/Quality Sport Images/Getty Images)

Spanja do të luajë pa Aymeric Laporte për ndeshjen kundër Kroacisë.

Mbrojtësi ka një dëmtim dhe do të humbasë ndeshjen e tij debutuese në tokën gjermane, atë ndaj Kroacisë ditën e shtunë.

Spanja dhe Kroacia janë në të njëjtin grup me Shqipërinë e Italinë në këtë Euro 2024 (Grupi B).

Sipas mediave spanjolle, do të jetë Nacho, mbrojtësi i Real Madridit, ai që do të zërë vendin e Laporte në këtë sfidë, për t’u rikthyer ndaj Italisë.

“Është edicioni me nivelin më të lartë teknik në histori. Askush nga ekipet e mëdha nuk ka mbetur jashtë. Do të jetë një turne shumë i hapur, pa një favorit të qartë dhe me 8-10 skuadra të afta për të fituar. Mund të jetë një kampionat evropian historik për futbollin, që shënon një epokë. Përveç ekipeve të mëdha do të jenë edhe surprizat e zakonshme”, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente.

/Shqip.com