Sport Ndërkombëtar

Spanja është gjysëmfinalisti i parë pas fitores ndaj Zvicrës

Zvicra vs Spanja

Spanja ka arritur të fitojë kundër Zvicrës pas penaltive, 3-1, shkruan Insajderi.

Penaltinë e vetme për Zvicrën e shënoi Mario Gavranovic, ku tre të tjerat u humbën nga Fabian Schar, Manuel Akanji dhe Ruben Vargas.

Ndërsa për spanjollët penaltitë i humbën Sergio Busquets dhe Rodri, ndërsa shënuan Dani Olmo, Gerard Moreno dhe Mikel Oyarzebal.

Spanja tani do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Belgjikës dhe Italisë./insajderi.com


Përfundon edhe pjesa e dytë e vazhdimeve

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e vazhdimeve, fituesi do të përcaktohet pas penaltive.

Edhe kjo pjesë u karakterizua me dominim të spanjollëve.

Por, përkundër rasteve ata nuk arritën të gjejnë golin e fitores.


Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve


Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve

Ka përfunduar edhe pjesa e parë e vazhdimeve.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë më të mirë të spanjollëve.

Përkundër rasteve ata nuk arritën të shënojnë për shkak të pritjeve tejet të mira të Yan Sommer.


Fillon pjesa e parë e vazhdimeve


Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në vazhdime

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes me rezultat të barabartë.

Kjo pjesë sjelli një Zvicër krejtësisht tjetër për dallim nga ajo e para.

Në këtë pjesë ata u treguan shumë më të mirë, ku edhe arritën të shënojnë në minutën e 68-të përmes Xherdan Shaqirit.

Helvetikët mbetën me një lojtarë më pak që nga minuta e 77-të pasi Remo Freuler u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë epërsi numerike e shfrytëzuan spanjollët me krijime të vazhdueshme rastesh, por që nuk mundën t’i finalizonin.


Zvicra barazon rezultatin ndaj Spanjës

Zvicra ka arritur të barazoj rezultatin kundër Spanjës.

Golin e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68-të të ndeshes.

Ky gol erdhi pas gabimit në mbrojtje të spanjollëve.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-1 në të mirë të Spanjës përball Zvicrës.

Golin për Spanjën e shëonoi Denis Zakaria pasi devioi goditjen e Jordi Albas për të shënuar pastaj në portën e tij.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim total të spanjollëve.

Ata ishin shumë më të mirë se zvicranët në të gjitha aspektet, me helvetikët që po tregohen të pafuqishëm përball “furisë së kuqe”.


Spanja kalon në epërsi ndaj Zvicrës

Spanja ka arritur të kalojë në epërsi në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Golin e shënoi Jordi Alba në minutën e 8-të, pasi goditje e tij u devijua nga Zakaria.


Fillon ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës.