Sport Shqiptar

Southamptoni jep “dritën jeshile” për Armando Brojën

Armando Broja

Në kampin e kuqezinjëve ka ardhur një lajm i mirë në prag të ndeshjeve të nëntorit.

Për përballjen ndaj Anglisë dhe Andorës do të jetë i gatshëm – sulmuesi Armando Broja, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Southamptoni-klubi ku Broja është i huazuar aktualisht. Ekipi anglez ka konfirmuar se ai është pjesë e listës së futbollistëve që do luajnë për ndeshjet e nëntorit – me kombëtaret përkatese.

Broja ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe është inkuadruar në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villa-s.

20 vjeçari është një nga futbollistët më të mirë të momentit te kombëtarja kuq e zi.

Postimi i Southamptonit në Twitter

Në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, ai ka shënuar dy gola, ndërsa formë të mirë po kalon edhe në Premierligë.

Me fanelën e Southampton-it ai ka zhvilluar shtatë ndeshje, ndërsa ka asistuar dy here

Ndërsa, në sezonën e kaluar sa kishte qenë huazim te Vitesse, ku ka luajtur 30 ndeshje, ndërsa kishte asistuar dy herë.

Shtëtgjati është në pronësi të Chelseat, ndërsa në fund të sezonit ata do e rikthejnë në “Stamford Bridge” – ku cilësohet si një futbollist tejet i rëndësishëm për të ardhmen.

Sa i përket Shqipërisë, ajo gjendet në në vendin e tretë të Grupit I, me 15 pikë, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara./Shqip.com