Kulturë

Sot shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kompleksi Memorial "Adem Jashari".

Sot Shqipëria shënon 110-vjetorin e Pavarësisë.

Për shqiptarët, 28 nëntori, nuk shënon vetëm këtë festë. Po në këtë datë -Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli në skenë.

Po ashtu shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Kjo datë festohet në të gjitha vatrat shqiptare, por edhe në diasporë.

Në nder të 28 nëntorit, sipas agjendës shtetërore do të bëhen edhe homazhe te Kompleksi Memorial Adem Jashari.

Kullat e Jasharajve, janë ndër destinacionet historike e kulturore më të vizituara në Kosovë.

Ndërkaq, ato në pranverën e vitit të ardhshëm pritet t’i nënshtrohen renovimit.

Lexo edhe:
Restaurimi i Kullave të Jasharajve pritet të zgjasë disa vjet

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorial, Bislim Zogaj, për Shqip.com kishte deklaruar se renovimi mund të marrë kohë deri në realizimin final.

Ndërsa, buxheti për këtë projekti pritet të jetë dhjetëra milionëshe.

Lexo edhe:
Dixhitalizohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

/Shqip.com