Lajme

Sot mblidhet Kuvendi, diskutohet për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Kuvendi i Kosoves

Sot gjatë ditës së premte do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për ta vazhduar seancën e cila ka mbetur në gjysmë dje nga dita e enjte.

Në bazë të një njoftimi nga Kryesia e Kuvendit, në seancën e sotme parashihet të mbahet edhe debat parlamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Krahas kësaj, do të bëhet votim i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Seanca do të filloj nga ora 10:00.

Nga seanca e kaluar ka pasur që të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për financimin e subjekteve politike, çështje kjo e cila ka mbetur që të shpaloset serish sot në Kuvend.

Lexo edhe:
Kuvendi ratifikon marrëveshjën për energjinë me MCC-në

Kujtojmë se të enjten në Kuvend është ratifikuar marrëveshja e cila ka ndodhur në mes të Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në sektorin e energjisë.

Lexo edhe:
Ratifikohet në Kuvend marrëveshja me Komisionin Evropian, IPA III

Të gjithë deputetet e pranishëm në sallë votuan pro ratifikimit.

Lexo edhe:
Nesër Kuvendi vazhdon me seancën e radhës, diskutohet për financimin e partive dhe rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale

Po ashtu, është ratifikuar edhe marrëveshja me Komisionin Evropian për IPA III si dhe është miratuar rregullorja e re e Kuvendit./Shqip.com