Lajme

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Në hapësirat e Kuvendit të Kosovës sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare.

Në orën 10:00, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Tutje, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe Raportin Vjetor Financiar i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, mbledhja fillon në ora 10:00.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Projektligji për tubime publike e zhvillon mbledhjen e radhës nga ora 10:00.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, interviston ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit. Kjo mbledhje fillon në ora 10:00.

/Shqip.com