Kulturë

Sot mbahet koncerti i Rita Orës në Tiranë

Këngëtarja shqiptare, e njohur botërisht Rita Ora, do ta mbajë sot koncert në Tiranë.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skëndërbej”, duke filluar prej orës 20:00.

Rita ka mbërritur dje në Tiranë, ku ndau me të rinjtë edhe detaje për koncertin, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.

Lexo edhe:
Rita Ora mbërriti dje në Tiranë, ajo takoi studentët e Liceut Artistik: Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja!

Tutje, Rita i këshillojë të rinjtë që t’i ndjekin ëndrrat e tyre të mos heqin dorë nga to, pavarësisht frikës dhe fjalëve përreth.

Rita Ora ka thënë se mezi pret që të ngjitet në skenë, derisa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë thirrje që të vijnë sa më shumë njerëz.

Kujtojmë që Ora, ka përformuar edhe dy herë të tjera në Shqipëri, njëherë në vitin 2012 për nder të Pavarësisë, si dhe një herë në vitin 2018.