Sport Ndërkombëtar

Sot – katër vite më parë – CR7 i theu ligjet e fizikës

Cristiano Ronaldo

Me 3 pril të viti 2018, u zhvillua çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventus dhe Real Madrid.

Po luhej minuta e 64-të, Dani Carvajal krosoi në zonën e rreptësisë.

Atë asistim, që në kushte normale – sulmuesit e godasin me kokë, Cristiano Ronaldo e goditi me këmbë.

Me 34 vite në supe, CR7 prodhoi një moment akrobatik dhe Ganiluigi Buffon mbeti i shtangur.

Goli i shënuar nga Cristiano

Pas takimit, gardiani italian kishte thënë “pas rreth 25 sekondash zhgënjimi normal për golin që pësova, mendova se çfarë kishte bërë. E pyeta: Cristiano, sa vjeç je? dhe ai më tha “Nuk është keq për një 33-vjeçar, apo jo?” Në fund qeshëm të dy”.

Teksa, regaimi i Andrea Barzglit tregonte shumë.

Heshtje ra në “Allianz Stadium”.

Real Madrid Fans Clap Ronaldinho
Reagimi i Cristianos – pasi ishte duartrokitur nga tifozët në “Allizans Stadium”.

Ani pse kundërshtar – pak sekonda më pas të gjithë e duartrokitën numrin shtatë. I cili, për ironi do i bashkohej “zonjës së vjetër” në sezonin pasardhës.

Në atë sezon, Cristiano e tundi rrjetën 15-të herë dhe madrilineët e rrëmbyen veshgjatën. Të 13-tën në histori.

Ky mbetet një nga momentet më ikonike të Cristianos – dhe një nga rastet e rralla kur futbollistët duartrokiten edhe nga tifozët kundërshtarë./Shqip.com

May be an image of 1 person and text that says "QUOTE VIA REUTERS BR FOOTBALL This was one of the nicest moments. To be applauded by the Juventus stadium, where so many great footballers have played, is a top moment for me. It's something that stays in your heart. -CRISTIANO RONALDO IN 2018"