Sport Ndërkombëtar

Sot hidhet shorti i grupeve për “Katari 2022”

Shorti i Katari 2022, nga ora 18:00

Të premten do të hidhet shorti i caktimit të grupeve për Botërorin – Katari 2022.

Ngjarja e shumëpritur do të marrë pjesë në Doha të Katarit me fillim nga ora 18:00 në orën tonë lokale, njofton FIFA.

Deri tani, nga 32 ekipe që do të marrin pjesë për trofeun e artë, vetëm 29 dihen.

Shorti i Katar 2022

Kush është kualifikuar?

Katari, që e organizon turneun.

Afrikë: Kameruni, Gana, Maroku, Senegali, Tunizia.

Azi: Irani, Japonia, Arabia Saudite, Koreja e Jugut.

Amerikë Veriore, Qendrore dhe Karaibe: Kanadaja, Meksika, ShBA.

Evropë: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Polonia, Portugalia, Serbia, Spanja, Zvicra.

Amerikë e Jugut: Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai.

Tre vendet e mbetura

Edhe një vend europian mund të shkojë tutje, në ndeshjen e muajit qershor midis Skocisë dhe Ukrainës.

Ndërsa dy vendet tjera do të mbushen me fituesit e sfidave nërkontinentale me datë 13 dhe 14 qershor.

Kosta Rika shkon për fitore kundër Zelandës së re, ndërsa Peru do të mat forcat me Emiratet e Bashkuara Arabe ose Australinë, të cilët së pari luajnë play-offin e konfederatës aziatike në Doha më 7 qershor.

Si funksionon shorti?

Ekipet janë të ndara në katër vazo bazuar në renditjen e FIFA-s të publikuar të enjten. Vazo 1 përfshin Katarin si mikpritës dhe shtatë skuadrat e kualifikuara me renditjen më të lartë. Vazo 2 ka tetë ekipet e radhës të kualifikuara me renditjen e dytë më të lartë, vazo 3 tetë më të renditurat pas kësaj, dhe vazo 4 pesë skuadrat me renditjen më të lartë dhe vendet që përfaqësojnë dy fituesit e play-off-it ndërkontinental dhe fituesin e mbetur të playoff-it evropian.

Vendet e ditura dhe ato që pritet të bashkangjiten

Vazo 1: Katari, Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja, Portugalia.

Vazo 2: Meksika, Holanda, Danimarka, Gjermania, Uruguai, Zvicra, ShBA, Kroacia.

Vazo 3: Senegali, Irani, Japonia, Maroku, Serbia, Polonia, Koreja e Jugut, Tunizia.

Vazo 4: Kameruni, Kanadaja, Ekuadori, Arabia Saudite, Gana, Uellsi / Skocia / Ukraina, Kosta Rika / Zelanda e Re, Peru / Emiratet e Bashkuara Arabe / Australia.

Çdo grup i Kupës së Botës do të përmbajë një ekip nga çdo vazo. Së pari çdo skuadre në vazon 1 do t’i ndahet një grup, pastaj çdo skuadre në vazot 2, 3 dhe 4 për të krijuar tetë grupe me nga katër.

Ekipet nga e njëjta konfederatë do të mbahen të ndara në grupe me përjashtim të skuadrave evropiane, nga të cilat do të jenë 13. Pesë nga tetë grupet do të kenë dy ekipe evropiane.

Përndryshe, turneu do të fillojë nga 21 nëntori dhe përfundon më 18 dhjetor. Ai luhet në tetë qytete të ndryshme. /Shqip.com