Teknologji

Sony dhe Honda vijnë me risi, filma dhe PS5 në makina

Sony dhe Honda janë duke shtyrë përpara ndërmarrjen e tyre të përbashkët me ndërtimin e makinave unike që kur prototipi i Sonyt Vision-S 02 në CES 2022 mori një pritje shumë të ngrohtë nga publiku.

Presidneti i Sony Honda Mobility, Izumi Kawanishi tha se tashmë ka një planë për këtë dhe zgjedhja për të marrë vëmendjen e blerësve është e thjeshtë.

PS5 po tentohet të integrohet në makinat e reja të Honda-s si dhe do të ofrohet mundësia e shikimit të filmave.

Kë sheh Honda si konkurrentin e saj?

Edhe pse Kawanish tha se marka e makinave Tesla nuk ofron ndonjë përmbajtje për klientët e saj, e vërteta është se ajo ofron lojëra në makinë si dhe ka një ekip që sjellë vazhdimisht përmbajtje të reja.

Marka e makinave “Ford” ka lojëra e po ashtu edhe shumica e markave kineze të makinave elektronike ofrojnë zgjedhjet e tyre të gjëra në argëtim.

Li Auto, BMW dhe XPeng ofrojnë përvojë të ngjashme me kinematë për pasagjerët në ulëset e pasme.

A është Sony-Honda vonë me këtë?

Absolutisht jo! Argëtimi është bërë një pjesë e pandashme në makinat modern si dhe Sony-Honda mund të ofrojë koleksion të madhë të përmbajtjes së saj, raporton Arenaev.

Nuk është vetëm zbavitja për pasagjerët e pasme për të cilën po flasim këtu. Përdorimi më i zakonshëm për të do të ishte gjatë karikimit në një stacion publik – një seancë e shpejtë Gran Turismo ndërsa rimorkimi i baterisë do të ishte një pushim i mirëpritur. Mbajtja e fëmijëve të zënë është e rëndësishme gjithashtu, por efekti anësor i PS5 të integruar do të ishte cilësia e grafikëve të makinave dhe shfaqjet.

Kryetar i ndërmarrjes së përbashkët Sony-Honda, konfirmoi se të dy kompanitë janë duke punuar shumë në përshtatjen e procesit të prodhimit që ka prioritet përmbajtjen dixhitale. Makina është duke u zhvilluar pasi hardueri i fokusuar në argëtim dhe ngasje autonome do të luajë një rol të madh këtu.

/Shqip.com