Rozë

Sonte finalja “Ferma VIP”, kush do marr trofeun?

Pas tre muajsh magji dhe spektakël, Ferma “VIP” kurorëzon edicionin e parë të saj, në një natë finale të ethshme që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit, por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality shou.

Kush do të fitojë 100 mijë euro mes Çiljeta Xhilagës, Dijonis Bibës, Baby G, Ditea Berishës, Florjan Agalliut dhe Renis Gjokës, të cilët gjatë kësaj kohe na kanë treguar jo vetëm vlerat njerëzore dhe mirësi, por na kanë dhuruar edhe shumë emocione të forta, duke mbajtur mbërthyer para ekranit miliona teleshikues nga e gjithë bota.

Edhe në këtë finale të madhe, moderatorja Fjoralba Ponari dhe kryeplaku Bes Kallaku, sëbashku me opinionistët Sonila Meço, Armina Mevlani dhe Enkel Demi do të zhvendosen nga studiot qendrore në arenën e “Ferma VIP”, aty ku skena është bërë gati për natën e madhe.

Nën drejtimin e producentes Holta Dulaku, “Ferma VIP” solli risi në televizionet shqiptare, duke e bërë këtë reality shou-n më edukativ dhe të ndjekur.

/Shqip.com