Lajme

Slloveni: Shoferi nga Kosova drejton autobusin pa një rrotë, dënohet nga policia

Autobusi është nxjerrë nga qarkullimi. Foto: PU Novo mesto

Një 32-vjeçar nga Kosova është dënuar me 400 euro gjobë nga Policia në Slloveni pasi është hasur duke drejtuar autobusin pa njërën rrotë.

Siç shkruan SoilNet, shoferi kosovar është ndaluar nga policia derisa ishte duke vozitur në në autostradën Lubjanë-Obrezje, transmeton Shqip.com.

Policia ishte njoftuar për rastin nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.

32-vjeçari u gjobit për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njofton Komisariati Novo mesto. 

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë. Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte bosh, por shoferi nuk mund të shpjegonte se kur i ka humbur rrota.

Procedurë do të iniciohet edhe ndaj kompanisë së udhëtimit. Është paraparë gjobë prej dy mijë eurosh./SHQIP.com