Sport Ndërkombëtar

Skitari Alban Elezi Cannaferina shpallet kampion bote me Francën

Sportistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin në arenën ndërkombëtare në sporte të ndryshme, shkuran Shqip.com.

Skitari me nënshtetësi franceze Alban Elezi Cannaferina, është shpallur kampion i botës për të rinj, për disiplinën në sllallom të madh, e vlefshme në Kampionatin Botëror 2023, që po mbahet në Sankt Moritz.

Ai në pistën austriake dominoi në dy hedhjet me kohë 1:43.61 (50.45 dhe 53.16), pa iu dhënë hapësirë kundërshtarëve të tij.

Medalja e argjendtë i takoi finlandezit Eduard Hallberg.

E bronzta norvegjezit Oscar Andreas Sandvik.

/Shqip.com