Sport Shqiptar

Skitarët kosovarë nisen për Festivalin Olimpik Evropian

Ekipi i Kosovës është nisur drejt Triestes, ku sonte nga ora 18:00 zhvillohet ceremonia hapëse e Festivalit Olimpik Evropian për të rinj apo (EYOF) 2023.

Në këtë garë Kosova do të përfaqësohet me tre skitarët: Lirika Deva, Engji Sefaj dhe Klos Vokshi, ndërsa për trajner do t’i kenë, Kushtrim Devën e Ernest Sefajn.

Skitarët kosovarë, paraprakisht ishin në përgatitje për disa ditë në Kronplatz të Italisë para pjesëmarrjes në këtë ngjarje. Festivali Olimpik Evropian për të rinj nis me 21 dhe përfundon me 28 janar.

/Shqip.com