Rozë

“S’kemi folur…”, Efi tregon marrëdhënien me Kiarën pas daljes nga Big Brother Vip

Efi Dhedhes ka disa muaj që është larguar nga Big Brother.

Ajo gjatë kohës sa ishte brenda ishte një nga banorët më të forta, ndërsa doli pas përballjës që kishte me Luizin dhe Kiarën.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi u pyet nga vëllezërit Vishaj, foli për marrdhënien me Kiarën, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother.

Dy ish-konkurrentet, të cilat e konsideronin veten mike të ngushta së bashku me Luizin dhe i kishin vendosur emër grupit të tyre “LEK”, zbuloi se nuk kishte folur me Kiarën, pas daljes së saj.

“Nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar miqtë e mi”, tha Efi.

/Shqip.com