Skandali në aeroport, MPB e Maqedonisë ia hedh fajin sigurimit të presidentes

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka dalë me versionin e saj për skandalin në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Përmes një njoftimi, MPB e Maqedonisë së Veriut, ka thënë se sigurimi i Presidentes Osmani ka qenë iniciator i konfliktit mes sigurimit të aeroportit, policisë dhe sigurimit të presidencës së Kosovës.
“Sot (01.08.2024) rreth orës 10 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit përderisa presidentja e Kosovës ka kaluar kontrollin kufitar, në momentin kur i është kërkuar që të lëshojë telefonin për të kaluar nëpër skaner, një person nga sigurimi i saj ka shtyrë personin e punësuar nga TAV, për të shmangur kalimin e telefonit nëpër skaner që ishte në çantën e dorës. Më vonë, çanta ka kaluar nëpër skaner. Pas gjys ore, në vendin e ngjarjes ka mbërritur sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi (zyrtar policor) me dy persona tjerë zyrtar të cilët kanë kërcënuar dhe kanë kërkuar llogari nga personat e punësuar në TAV se kush e ka shqetësuar presidenten. Menjëherë është njoftuar Kontrolli i Brendshëm në MPB, hetuesit e kriminalistikës për standarde profesionale në MPB, Prokuroria publike dhe po merren masat e duhura për të zbardhur rastin” thonë nga MPB.
/Shqip.com