Lajme

S’ka kuroum, nuk miratohet raporti vjetor i ZRRE-së për vitin 2020

Kuvendi i Kosovës

Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për vitin 2020, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Nga 88 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, shkruan Shqip.com.

Partia që është në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka mbështetur miratimin e këtij raporti, pasi sipas tyre ka pasur humbje teknike përkundër zotimeve se humbjet do të zvogëloheshin vit pas viti.

Kuvendi i Kosovës

Të njëjtin mendim nuk e ndanë edhe partitë opozitare të cilat ishin pro miratimit të raportit.

Opozita tha se ZRRE është një agjenci e pavarur e cila ka kryer disa punë të rëndësishme përkundër sfidave, ku u përmend lidhja e linjës mes Kosovës dhe Shqipërisë./Shqip.com