Lajme

“S’ka cep në Prishtinë ku nuk kemi lanë shenjë”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

“S’ka cep në Prishtinë ku nuk kemi lanë shenjë”.

Kështu ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin “Ju flet Prishtina”.

Ai ka folur për punët e tij gjatë dy mandateve në krye të kryeqytetit.

Ahmeti tregoi edhe për projektet e radhës që kanë mbetur për t’u përmbushur, ndër to salla koncertuale e cila sipas tij i është besuar një kompanie japoneze, salla e sporteve ku ka fituar një kompani sllovene.

Po po ashtu përmendi ndërtimin e tregut i cili do të kushtojë mbi tre milionë euro, matësit e termokosit, që sipas Ahmetit qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë aq sa shpenzojnë dhe një milion euro për zgjerimin e termokosit.

“75 milion euro për panele solare, krejt ideja është që brenda pesë viteve problemi me ndotje të përfundojë”, theksoi ai.

Albin Kurti, Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti i kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013 si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Atë kohë në balotazh e mposhti Isa Mustafën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, pasi e fitoi mandatin e dytë, po ashtu si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, Ahmeti u nda nga partia e themeluar nga Albin Kurti.

Më pastaj, pjesën më të madhe Ahmeti ishte kryetar i pavarur.

Në zgjedhjet e vitit 2021 nuk ka garuar sërish për kryetar.

Më 14 nëntor – qytetarët e Prishtinës vendosin për kryetarin e tyre i cili do të jetë Arben Vitia apo Përparim Rama. /Shqip.com