LIVE: Situatë e tensionuar në veri të vendit

Protestuesit serbë edhe të enjten do të vazhdojnë të tubohen afër ndërtesave komunale në veri të vendit.

Protestat do të vazhdojnë në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ditën e djeshme, janë raportuar sulme ndaj mediave që po raportonin nga vendi, ndërsa u raportua se cak i sulmeve ishte edhe një veturë e policisë dhe u lëndua një zyrtar policorë.

Protestuesit serbë, kanë filluar protestën më 26 maj, kjo erdhi pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj komunal.

Përmbledhje

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme
Situata në veri përkeqëson marrëdhëniet mes qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë
Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti
Molliqaj për draftin e Ramës: Argat për Kurtin, në dëm të Kosovës
Meta: Shqipëria nuk duhet të propozojë politika që duhen zbatuar në Kosovë
​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve
Shqiptarët e Amerikës i shkruajn Blinkenit: SHBA të mos i bëj presion Kosovës
Balliu i reagon Ramës për Asociacionin, haptas kundër Kosovës
Reagimet e para nga Kosova, pas draft statutit të propozuar nga Rama
A ka draft statut për Asociacionin?
Murati: Emisarët përfaqësojnë qëndrimet zyrtare të Uashingtonit
Basha i reagon Ramës për Asociacionin: A keni dërguar ndonjë statut edhe për shqiptarët e Luginës?
Rama i propozon draft statut të Asociacionit për Kosovën Macronit e Scholzit
Mehaj flet me gjeneralin Clark për uljen e tensioneve në Veri
Davenport: S’ka kthim në normalitet në Veri pa serbët në institucione
Ambasadori i BE-së në Kosovë, ripërsërit thirrjen për dialog
Vazhdojnë protestat në Veri, por me numër më të vogël
Analiza e REL: Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga SHBA dhe BE?
Pluralizmi i “ngufatur” politik brenda komunitetit serb në Kosovë
Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës
Kryetari i Vatrës: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë cenuar
Senatorët amerikanë iu bëjnë thirrje për qetësi Kosovës dhe Serbisë
Kusari-Lila: Kosova nuk do të sanksionohet nga ShBA dhe BE
Kurti në France24: Zgjedhje të parakohshme në Veri mund të ketë pas disa muajve
Durmishi: Ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse nga aleatët tanë
Kurti viziton policët në Belvedere të Mitrovicës
Grenell: Nëse Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore, pasojat nuk janë të bukura
Begaj për tensionet në Veri: Autoritetet kosovare të tregojnë maturi
Kurti: Kemi sfida me emisarët, por raportet me SHBA dhe BE janë të shkëlqyeshme
Pas zhvillimeve të fundit në Veri, reagon edhe Arifi përmes një video-mesazhi
Haziri: Anulimi i Defender-it, shuplakë për Kurtin e Osmanin
Masat e SHBA-së dhe BE-së, shqetësuese bllokimi i mundshëm i liberalizimit
Kurti: Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi
Shefi i NATO-s: Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin
Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri
Escobar: Vuçiq siguroi se do të ndikojë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje
Lajçak pas takimit me Vuçiq: Nevojitet urgjentisht një zgjidhje për krizën në veri
Lajçak flet pas takimit me Osmanin
Kurti ka afat dy ditë për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së
Escobar: Vështirësitë me Kurtin s’i prekin raportet mes dy vendeve
KFOR-i amerikan dhe serbët i masin forcat në tërheqjen e litarit
Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në Veri
Qalaj tregon çka iu tha drejtori i Policisë për gjendjen në Veri
Sveçla: Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit
Krasniqi: ShBA dhe BE të zhgënjyer me Qeverinë
Osmani: Zgjedhjet në Veri mund të organizohen në përputhje me Kushtetutën
Lista Serbe takohet me Lajçakun dhe Escobarin
Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak nisen për takim me opozitën
Në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar diskutohet për tensionet në Kosovë
OSBE e gatshme t’i ndihmojë KQZ-së për zgjedhjet në Veri
Nis takimi i Osmanit me emisarët e BE-së
Escobar: Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje
Emisarët e BE-së takojnë Presidenten dhe opozitën
Për të 9 ditë me radhë vazhdojnë protestat në Veri
Kurti pas takimit me emisarët: Shpreha përkushtimin tim të pa rezervë për de-eskalim
Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të Veriut
Escobar: Respektojmë Kushtetutën e Kosovës, nuk ka votim të detyrueshëm
Përfundon takimi, Emisarët e BE-së kanë tri kërkesa për Kurtin
Vazhdon ende takimi Kurti-Escobar-Lajçak
Nis takimi i Kurtit me emisarët e BE-së
The Times: Trazirat në Veri të Kosovës, konflikti tjetër i Evropës
Ushtarët e lënduar të KFOR-it në Veri, kthehen në Itali
Rohde: Kurti të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së
Me kërkesë të deputetes Kearns, në parlamentin britanik do të diskutohet për situatën në Kosovë
Çfarë thanë emisarët pas tensioneve në Veri?
Pas tensioneve në Veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë
Krasniqi: Dy kryetarët në Veri po kontribuojnë në shtensionimin e situatës
Sulmohet vetura e policisë në Zveçan
KFOR-i largon disa tela gjemborë në Zveçan
Sarrazin: Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit
Komandanti i KFOR-it për situatën në veri: Kurti bëri veprime të njëanshme
Arifi: Presioni nga ShBA dhe BE ka ndikuar në ç’tensionimin e situatës në Veri
Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in
Shea: Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës
Feith: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun
Situatë e qetë në Veri të Kosovës
Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, të fillojë puna për Asociacionin
Kurti: Nuk mund të lejojmë që Kosova të bie në duart e milicisë fashiste
Sulmohet në lëvizje vetura e Policisë në Leposaviq
Opozita: Kurti po kërkon që t’i prish raportet e krijuara ndër vite me ShBA-të
Kush përfiton nga trazirat në Veri të Kosovës?
Kusari-Lila: Formimi i Asociacionit, veç sipas Kushtetutës
Tensionet në Veri, Lajçak dhe Escobar më 5 qershor në Kosovë
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Kurti nuk zbrapset: Policia s’lëvizë derisa jashtë komunave ka grupe kriminale
Rakiq: Të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar
Sveçla viziton Veriun
Kurti përmend emrat e organizatorëve të trazirave në Veri
Sot debat parlamentar për situatën në Veri
Borrelli me tri kërkesa për Osmanin
Kurti zhvillon telefonatë me zyrtarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së
Ministria e Mbrojtjes: Serbia është destabilizuesi i vetëm në rajon
Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri
Osmani e Vuçiq përplasen në samitin e Moldavisë
Nesër debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës
Kurti takohet me Hovenier
Dy kosovarë sulmohen nga një grup kriminelësh në Mitrovicë të Veriut
Blinken: Kosova dhe Serbia të ndëmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet
Vuçiq takon Macronin: E falënderova për mbështetjen rreth zhvillimeve në Kosovë
Kancelari austriak për situatën në veri: Është e rëndësishme që dhuna të ndalet
Sveçla: Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protesta
Kurti: Policia largohet kur bandat kriminale shkojnë në Serbi ose në burg
Rama: Konflikti në veri zgjidhet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë
Hoti kritikon Qeverinë: Nuk dinë se çfarë bëjnë
Pavarësisht thirrjes së policisë, qytetarët tubohen në jug të Mitrovicës
Tensionet në Veri, Rama takohet me Vuçiq
Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin
Vuçiq: I kërkova serbëve në veri të “luftojnë” në mënyrë paqësore
Osmani: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për bandat kriminale
Borrell: Pres takim me Vuçiqin, dhuna nuk është rruga e duhur
Sveçla: Thirrjet për protestë nuk i ndihmojnë Kosovës
Shefi i NATO-s: Dërgimi i trupave në Kosovë, nuk do të thotë dorëheqje nga zgjidhja politike
U paralajmërua protestë në jug të Mitrovicës, policia del me njoftim për qytetarët
Në Mal të Zi mbështetje për serbët në Kosovë
Fillon tubimi i protestuesve në Zveçan e Zubin Potok
Sveçla: Arrestohet veterani që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare
Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin
Vazhdojnë edhe sot protestat në veri
Zbutet Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
Pas 60 orësh në komunë, lajmërohet kryetari i Leposaviqit
Reagon Kirby pas protestave në Veri: Situata të depërshkallëzohet
Osmani nga Moldavia shqetësohet për zhvillimet e fundit në Veri
Schmidt e konsideron konfliktin në Kosovë të “kufizueshëm”
Bugajski kritikon administratën e SHBA-ve: Më shumë i shërben jostabilitetit
Ristuccia: Po të mos kishim ndërhyrë tani do të mbanim zi për të vdekurit
Muja: Në disa raste kishte reagime të pamatura në Kosovë
Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe
Pas sulmeve nga protestuesit serbë, lëndohet një polic në Veri
Hoti: Kosova, fituese duke bërë politikë të mençur, jo politikë të forcës
Volker: Kosova gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me ShBA-të dhe BE-në
The Guardian: Nëse dhuna përfundon, Kurti ofron zgjedhje të parakohshme në Veri
Bieber: Vuçiqi ka kontroll të plotë ndaj serbëve në Veri
Merret vendimi për dy të arrestuarit në përleshjet në Veri
New York Times për tensionet në Veri: Amerika e dënoi sjelljen e Prishtinës zyrtare
Kurti për Politico: Reagimi i SHBA-ve, befasues dhe i tepruar
Kurti flet pas ndëshkimeve nga SHBA
Ministria e Mbrojtjes tregon për Shqip.com, pasojat e përjashtimit të FSK-së nga “Defender ‘23”
Protestuesit serbë në Leposaviq dëmtojnë veturën e Syri.net 
Pas tensioneve në Veri, admirali i NATO-s zbarkon në Kosovë
Lajçak: Dhuna nuk është e pranueshme
Sulmohet fizikisht gazetari i “RTV 21” në Zveçan
Kurti bisedon me Peach: I gatshëm për bisedime
Hill: Kosova do të përballet me pasoja
Sulmohet vetura e Policisë në veri
Borrell pas takimit me Kurtin: Urgjent të depërshkallëzohet situata në Veri
Abdixhiku: LDK-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët për ndaljen e aventurave të Kurtit
Petritsch: Dialogu ka dështuar, nevojitet një strategji e re
PDK: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Tahiri: Një mocion mosbesimi është përgjigja për Qeverinë Kurti
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në Rashkë
Peskov: Rusia mbështet Serbinë, të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të respektohen
Rritet numri i protestuesve në Zubin Potok, provokojnë me këngë nacionaliste
Pas situatës në veri, reagon Komuniteti Shqiptaro-Amerikan
Rama nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi
Vuçeviq: Situata në Kosovë me rrezik të lartë, Serbia ka përcaktuar vija të kuqe
Lajçak: Absolutisht e panevojshme dhe e palogjikshme
BBC shkruan për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës
Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe
Nis protesta në Zveçan
Blinken: Palët të marrin veprime të mënjëhershme për t’i ulur tensionet
Mehaj: Partneriteti me ShBA është i përjetshëm
Serwer: SHBA po mbështetë 100 për qind Beogradin
Bislimi: Grafitet nacionaliste duhet të dënohen ashpër nga të gjithë
Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 trupave të NATO-s në Kosovë
Kryetari i Zubin Potokut sot e ka ushtruar detyrën në Çabër
Tahiri: Hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan
Shchneeberger nisë peticion për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë
Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive
Milanoviq: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur
Lista Serbe: Qytetarët të mos rrezikojnë ushtarët e KFOR-it
Ali Ahmeti: Autoritetet e Kosovës të koordinohen me ndërkombëtarët
Policia thotë se do të hetohen sulmet ndaj mediave në veri
Zakharova: Situata në Veri, përshkallëzim i dhunës anti-serbe
Kurti: Kosovën nuk do t’ia dorëzoj milicisë fashiste
Pas protestave të dhunshme, mbyllen shkollat në Veri
PDK: Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të
Reagon Kurti, nuk përmend askund sanksionet e SHBA-ve
Pas protestave të dhunshme në Veri, KFOR-i përforcohet me 700 trupa
Ish-komandanti i FSK-së: SHBA gaboi që e përjashtoi Kosovën nga ‘Defender Europe’
Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje qysh sot
Peci: Punën nga objekti komunal do ta kryejë kurdo që sigurohen kushtet
Mehaj: Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e KFOR-it të lënduar në Veri
Reagon LDK pas sanksioneve amerikane: Në një pozicion të tillë, Kosova nuk është gjendur asnjëherë
Serbët paralajmërojnë protestë masive për ditën e nesërme
Vjen dënimi i parë nga SHBA-të, Kosova përjashtohet nga Defender 2023
Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në Veri
NATO angazhon Forcën Operacionale Rezervë
Raportuesi i Bundestagut për Ballkan: Të shtohen trupat e KFOR-it në Veri
Vuçiq anulon shkuarjen në Bratisllavë
Tensionet në Veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në takimin e Bratisllavës
Ushtarët e lënduar hungarezë kthehen në Hungari
Protestuesit e maskuar në Leposaviq thyejnë kamerën e Tëvë1
Borrell: Kosova t’i pezullojë operacionet e policisë rreth komunave në veri
AGK: Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq
Stano: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën
Eurodeputeti Waitz: BE-ja po diskuton ngrirjen e bisedimeve për pranimin e Serbisë
Lajçak në përpjekje për të organizuar një takim Kurti – Vuçiq
Policia jep detaje për veturat e djegura dje në veri
Nagavci: S’kemi raport zyrtar, nga informatat procesi mësimor nuk po zhvillohet në veri
Kompania izraelite: Grupi terrorist rus është nisur në Kosovë
MPB-ja mohon se ka marrëveshje mes protestuesve dhe KFOR-it
Policia arreston dy persona që u përfshinë dje në protestë në veri
Osmani takon Fries, thekson nevojën e koordinimit me ndërkombëtarët
Vuçiq pas takimit me QUINT-in: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri, kusht për ruajtjen e paqes
Sekretari i përgjithshëm i EEAS në Kosovë, bisedon me liderët për çështjen e sigurisë
Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Policia për situatën në veri sot: E brishtë, por e qetë
Ngjarjet në Kosovë sipas skenarit të propagandës serbo-ruse
EULEX: Urgjente vendosja e paqes në veri
Torres pyet sekretarin Blinken: Pse hesht për provokimet e Serbisë?
Szijjarto: Trupat tona në Kosovë shërbejnë nën komandën e KFOR-it italian
Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it
Fillon tubimi i protestuesve serbë në veri
Veturat e ekipit të gazetarëve demolohen gjatë natës në Zveçan
Ristuccia: Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësi për situatën në veri
Kurti: Në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste
Bildt: Sulmet e militantëve serbë ndaj KFOR-it, më të rënda ndër vite
Protestuesit serbë paralajmërojnë edhe sot protesta në veri
BE-ja kërkon që “menjëherë” të stabilizohet situata në veri
Situatë e qetë në veri të vendit
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës
BBC raporton për gjendjen në Veri të Kosovës
Wigemark: Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit
Ushtarët e lënduar të KFOR-it trajtohen në Spitalin Amerikan
Zeqiri: Nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës
Ministria e Jashtme gjermane: Ndalojeni urgjentisht dhunën në Veri
Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt, aq më shumë lëndohet Kosova
Haradinaj: Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike
Konjufca: Synimi është mbajtja e veriut jashtë rendit dhe ligjit
Sulmohet me plumba një medium në veri
LDK bën thirrje për koordinim me ndërkombëtarët
Kurti reagon sërish për tensionet në veri
Kryeministrja italiane reagon ashpër pas sulmeve ndaj KFOR-it
Vuçiq: Kurti ka organizuar gjithçka, do të na fus në konflikt me NATO-n
Gjatë protestave lëndohen 25 ushtarë të KFOR-it (VIDEO)
Ndërkombëtarët reagojnë ashpër pas sulmeve në Veri
PDK kërkon të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë
Policia: Në Veri po qarkullojnë grupe kriminale të armatosura
Vela: Dhuna në Veri duhet të dënohet nga të gjithë
Bislimi: Kryetarët e rinj mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës
Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit, duhet të përballen me drejtësinë
Vijojnë telashet për gazetarët, shumë të tillë bllokohen në veri
Abdixhiku pas takimit me Von Cramon: Qeveria të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore
QUINT i propozon Kurtit që kryetarët në Veri të punojnë jashtë objekteve komunare
Ambasadori amerikan: Thellësisht të shqetësuar për situatën në Veri
Zeqiri dhe Peci pas takimit me Hovenier: Kërkojnë të kthehet normaliteti në Veri
Pas paralajmërimit, KFOR-i shpërndan protestuesit në Zveçan
Përplasen KFOR-i dhe protestuesit në Zveçan
Rashiq: Situata në Veri është delikate
Persona të maskuar i bashkohen protestave në Veri të Kosovës
Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë
Nuk ndalojnë sulmet ndaj mediave, digjet vetura e “TëVë1” në Zubin Potok
Ministri serb i Mbrojtjes: Forcat serbe në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake
KFOR në kontakt me të gjitha palët për zbutjen e situatës në veri
Szunyog: I kërkuam kryetarëve në veri të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën
Kurti kërkon zbatimin e marrëveshjes dhe qetësimin e situatës ne veri
Persona të maskuar tentojnë të sulmojnë ekipin e gazetarëve në Zveçan
Protestues të maskuar në Zveçan
Dëmtohet vetura e “Top Channel” në Zveçan
Në Zveçan tensione, kurse në Zubin Potok e Leposaviq më qetë
Lavrov: Situata në Kosovë e papranueshme, një shpërthim i madh po afron në qendër të Evropës
Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë
AGK dënon aktin e protestuesve, dëmtuan veturat e mediave në Leposaviq
Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit
Dëmtohen veturat e ekipit të gazetarëve në veri 
Von Cramon flet për qasjen ndaj policëve në veri, ku i pyeti “Çka dreqin ju solli këtu?”
Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë, dialogu është zgjidhja e vetme
Hovenier flet pas takimit me Osmanin dhe dy kryetarët e komunave në veri
KFOR-i: Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të nevojshme për një mjedis të sigurt
Rakiq goditet me shishe boshe
Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve
Dëgjohet alarmi në Zubin Potok
Përfundon takimi i Hovenier me kryetarët e komunave veriore
Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin
Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit arrijnë në takim
Daçiq: Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur
Kurti bisedon me Borrell: Tema kryesore ishte situata në veri
Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, u detyruam të përdorim sprej
Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri
Rakiq kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga Zveçani
Forca të shtuara të KFOR-it në veri – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan
Situatë e tensionuar në veri të vendit
Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të enjten.

Ata kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti i ka thënë se situata këto ditë është përgjithësisht e qetë “sepse nuk ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi ndaj forcave të rendit dhe sigurisë”.

“Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë. Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, ka thënë Kurti.

Ata gjithashtu kanë biseduar edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër si dhe rëndësinë e zbatimit të shpejtë, të plotë dhe të pakushtëzuar.

“Gjithashtu e njoftoi për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi”.

Situata në veri përkeqëson marrëdhëniet mes qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë

Jovana Radosavljevic thotë se ajo mund të “ndiejë” përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe serbëve, pas krizës së fundit në Kosovë.

“Ju mund të shihni ndryshimin në sjelljen e njerëzve. Kjo është diçka që më shqetëson mua”, tha ajo për Al Jazeera nga Leposaviqi.

Ajo drejton Iniciativën e Re Sociale, një OJQ në Mitrovicë me një ekip të ndryshëm që punon në pajtimin dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve etnike, qytetarëve dhe qeverisë.

Gjysma e stafit të saj kalon rregullisht urën e lumit Ibër për të arritur në zyrë.

Por ndërsa tensionet janë rritur kohët e fundit në Kosovë, punonjësit kanë punuar nga shtëpia për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Ata janë vëzhguar me kujdes për punën e tyre dhe kanë qenë subjekt i kërcënimeve dhe sulmeve nga vendasit.

Serbët vendas e kanë kritikuar Radosavljevic për punën me shqiptarët në organizatën e saj, dhe po ashtu, kolegët e saj shqiptarë etnikë përballen me të njëjtat kritika nga vendasit në jug të Mitrovicës për punën me serbët.

“Ka qenë vërtet zhgënjyese për gati një vit që nga vera e kaluar,” tha ajo.

Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti
Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha sot se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës ai tha se zoti Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.

Zëri i Amerikës: Situata në Kosovë ende nuk është zgjidhur. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i paraqitën propozimet Beogradit dhe Prishtinës – për shtensionimin e gjendjes, zgjedhje të reja në të cilat do të marrin pjesë edhe serbët dhe një kthim në dialogu për normalizimin. Çfarë përgjigje keni marrë nga kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, a është gati ta pranojë?

Christopher Hill: Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.

Zëri i Amerikës: Ai e tha se nuk është gati për shtensionim dhe organizim të zgjedhjeve të reja?

Christopher Hill: Shtensionimi është thelbësor dhe mendoj se kemi pasur sukses në këtë drejtim në ditët e fundit. Siç e dini, disa ditë më parë, ne patëm një bllokim të vërtetë atje. Trupat e NATO-s atje. Dhe së fundmi, ata po luanin lojëra sportive me serbët e Kosovës. Kështu që unë mendoj se ka pasur një shtensionim. Ka ulje tensionesh sigurisht nga pala serbe, dhe pritshmëria nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara është që Kosova të bëjë një hap në atë drejtim. Një nga ta është që policia e posaçme të tërhiqet nga veriu. Gjithashtu, kryetarët e komunave duhet të largohen nga ndërtesat komunale dhe kjo duhet të ndodhë në një moment. Dhe çështja e tretë pak më e vështirë, është nëse mund të keni zgjedhje të reja. Nga pala serbe u tha qartë se me rëndësi është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, i cili ende është problem për zotin Kurti. Sepse të gjithë të tjerët e kuptojnë se është e nevojshme.

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar tha se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale pa parakushte. Ju e përmendët Asociacionin e komunave me shumicë serbe. A besoni se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje nëse ai nuk themelohet?

Christopher Hill: Nuk do të doja të hyja në hollësi të negociatave, por mendoj se serbët janë të shqetësuar për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që do të zhvilloheshin në rrethana të njëjta si ato të mëparshme – të cilat i bojkotuan. Mendoj se duhen disa ndryshime, nuk dua të flas se deri ku duhet të shkojnë dhe si do të arrihen. E di që do të ketë shumë diskutime me komunitetin serb në Kosovë se si të ecim përpara. Duhet të kemi parasysh se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është që ata që janë zgjedhur t’i shërbejnë komunitetit në veri të Kosovës, i cili është kryesisht serb.

Zëri i Amerikës: A mund ta përfytyroni pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje pa Asociacionin?

Christopher Hill: Mendoj se Asociacioni është thelbësor për veriun e Kosovës. Dhe shumica e njerëzve duket se e kuptojnë këtë. Asociacioni është diçka që e kemi premtuar. Është diçka që kemi vendosur ta kemi. Por ndoshta do të jetë e nevojshme t’i shpjegojmë disi komunitetit serb se çfarë do të thotë? Do të thotë aftësi për të pasur shkolla, për të kontrolluar shkollat, për të pasur tekste me të cilat njerëzit janë të kënaqur në ato shkolla, mjete spitalesh, mjekë, kujdes mjekësor. Mendoj se të gjithë këta elementë janë kuptuar dhe duhet bërë shumë punë për t’i zbatuar ato. Dhe mendoj se ne kemi nevojë për vullnet të mirë nga të gjitha palët. dhe sigurisht, shpresojmë që ta marrim këtë nga autoritetet në Prishtinë.

Zëri i Amerikës: Cilat do të ishin pasojat për të dyja palët nëse nuk i plotësojnë kërkesat?

Christopher Hill: Për shembull, kur një gjeneral i lartë amerikan vizitoi Serbinë, ne i thamë Kosovës se nuk do ta bënim stërvitjen ushtarake që kishim planifikuar.

Zëri i Amerikës: Por zoti Kurti as atëherë nuk bëri asnjë hap përpara?

Christopher Hill: Më duhet të them dhe kërkoj ndjesë për shprehjen, se është një proces. Dhe kjo nuk do të ndodhë në një moment, por në një periudhë kohore. Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit.

LEXONI EDHE KËTË
Hovenier: Anulohet pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen “Defender Europe 2023”
Zëri i Amerikës: Çfarë prisni nga zoti (Aleksandar) Vuçiq në këtë proces? Dhe cilat do të ishin pasojat nëse pritjet nuk përmbushen?

Christopher Hill: Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç’është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t’ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t’i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit Hawkinson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë – të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne.

Zëri i Amerikës: A ka unitet brenda ‘Quintit’ sa i përket qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës? Ne pamë që SHBA ishte shumë specifike për sa i përket pasojave, por të tjerët nuk e ndoqën.

Christopher Hill: Ajo që kemi thënë për Kosovën është se do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ishte një deklaratë shumë e fortë ajo çfarë tha sekretari (Antony) Blinken duke dënuar veprimet e zoti Kurti për dërgimin policisë së posaçme në veri dhe për dështimin që të punojë dhe komunikojë si duhet me partnerët. Këto janë akuza të rënda ndaj zotit Kurti dhe shpresoj që zoti Kurti mund ta kuptojë se duhet të veprojë në një mënyrë që është ndryshe nga ajo që ka vepruar. Dhe kështu nuk do të flas më me të.

Zëri i Amerikës: Një nga shkëndijat e krizës në Kosovë ishin zgjedhjet lokale. Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e ulët, rreth 3.5 për qind. Por perëndimi nuk i kundërshtoi rezultatet e atyre zgjedhjeve. A duket si vendim i gabuar?

Christopher Hill: E dini, do t’ju duhet të pyesni njerëzit e tjerë nëse ishte vendim i gabuar. Unë sigurisht kam mendimin tim për zgjedhjet dhe më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetjeje më shumë si analist sesa si ambasador. Mendoj se disa njerëz prisnin që pjesëmarrja të ishte e ulët, por nuk prisnin që të ishte vetëm 3.75 për qind. Dhe mendoj se u bë e qartë shumë shpejt, do të thosha për të gjithë, se me një pjesëmarrje të tillë nuk keni pse të ecni përpara. Është e qartë se këto të dhëna shqetësonin shumë njerëz, sigurisht një prej tyre jam edhe unë.

Zëri i Amerikës: Duket se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve, nuk solli shumë përparim, tensionet në terren janë të njëjta, nëse jo më të mëdha. A i konsideroni marrëveshjet e dështuara? A ka ndoshta nevojë për të gjetur një qasje të re?

Christopher Hill: Mendimi im është, dhe dua ta theksoj këtë sepse nuk jam negociator, që të gjithë elementët e marrëveshjes që duhet të jenë në tryezë janë aty. Për palën serbe duhet Asociacioni dhe kjo është e rëndësishme, sepse nga fakti që nuk ka Asociacion mungon besimi në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia duhet të marrë vendimin që të njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos e pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizatat rajonale etj…Është e qartë për mua që mund të thuhet se nuk funksionon, por heqja dorë nuk është opsion. Dhe më duhet të them edhe një gjë: ajo që kam parë në negociatat e tjera, por jo këtu, është një ton i mirë bisede. Në rastin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ju po përpiqeni t’i zhvendosni gjërat në një nivel tjetër në krahasim me atë në të cilin janë tani, por mendoj se retorika e ashpër po e dëmton procesin.

Zëri i Amerikës: A prisni që zoti Vuçiç ta njohë pavarësinë e Kosovës?

Christopher Hill: Unë mendoj se ai është i gatshëm të bëjë atë që tha – të arrijë normalizimin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe kjo i paraprin të gjitha fazat e ardhshme të bashkëpunimit. Le të fillojmë me radhë, të përpiqemi të realizojmë Asociacionin, njohjen e dokumenteve të Kosovës. Kjo është e rëndësishme në këtë pikë. / VoA

Molliqaj për draftin e Ramës: Argat për Kurtin, në dëm të Kosovës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, tha se dorëzimi i një draft-statuti nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është synim për ta shpëtuar kryeministrin Kurti dhe për ta dëmtuar Kosovën.

Molliqaj e sheh si mënyrë për t’i riparuar marrëdhëniet e Kurtit me faktorin ndërkombëtarë.Molliqaj konsideron se Kosova duhet të shpëtohet nga Asociacioni edhe nga kryeministri Kurti.

Ai thotë se çdo veprim në themelimin e Asociacionit është shpëtim për Kurtin e dëm për Kosovën.“Parimisht duhet të dyja duke e ndihmuar e ndërhy për interesa të shteteve respektive sepse jemi një komb.

“Kurti sot nuk ka nevojë për me u shpëtu, sot ka nevojë Kosova me u shpëtu. Për me u shpëtu Kosova duhet të shpëtohen edhe nga Asociacioni edhe nga Kurti”, u shpreh Molliqaj.

“Këto dyja tashmë janë lidh me njëra-tjetrën dhe janë projekte të pandashme me njëra-tjetrën, prandaj veprimi i kryeministrit Rama mua më duket ndonëse mund të ketë motive të mira, si rezultat e ka me e shpëtu Kurtin. Pra kjo është argat për Kurtin, jo për Kosovën”, vazhdon ai.

“Për Kosovën do të ishte argat sikur Shqipëria do të dilte me një qëndrim që Kosovës dhe Serbisë i vyen një marrëveshje e përhershme, që ka një kompromis brenda por që marrëveshja është e përhershme. Jo tash ta bëjmë Asociacionin për me e shpëtua Kurtin nga marrëdhëniet me ShBA-të, sepse ShBA e bëri të qartë që ne kemi problem me kryeministrin e Kosovës e jo me Kosovën, prandaj Asociacioni i bën dëm Kosovës e shpëton Kurtin. Çdo veprim në themelimin e Asociacionit prej kujtdo që vjen është me shpëtu Kurtin e me dëmtu Kosovën”, u shpreh Molliqaj.

Meta: Shqipëria nuk duhet të propozojë politika që duhen zbatuar në Kosovë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Meta, përmes një postimi në Facëbook, tha se situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti.

“Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate. Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë”, u shpreh ai.

Tutje, Meta the se Asociacioni është marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Z. Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Z. Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën”, vazhdon ai.

Ndërsa, ai tha se kryeministri Edi Rama, nëse do të nëse “do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situates”.

​Abbott për situatën në veri: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e miqve
Nicolas Abbott - Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Nicolas Abbott - Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott deklaroi se nuk e ka lexuar ende draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Sipas tij, Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj në lidhje me situatën aktuale në veri.

Abbott tha se njësia speciale nuk duhet të veprojë si roje për ndërtesat, raporton KP.

Ambasadori britanik shtoi se është një kohë e vështirë dhe Kosova duhet të dëgjojë këshillat që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj.

Shqiptarët e Amerikës i shkruajn Blinkenit: SHBA të mos i bëj presion Kosovës
Flamuri amerikan dhe ai i Kosovës.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i është drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, duke kërkuar nga ky i fundit që të ofroj mbështetje ndaj Kosovës.

Komuniteti ka thënë se ata mbështesin fortë Republikën e Kosovës në zbatimin e rendit dhe ligjit, dhe kundër veprimeve të Republikës së Serbisë, ashtu siç ajo drejtpërdrejt ndërhyn në mënyrë agresive në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit dhe administratës së Bidenit me respekt të bëjnë të njëjtën gjë. Sekretar Blinken, Serbia ndërhyn në çështjet e brendshme të të gjitha vendeve në rajon që janë pjesë e “botës serbe” të saj të imagjinuar, një kopje karboni e “Botës Ruse” të përshkruar nga Rusia dhe Vladimir Putin përpara pushtimit brutal të Republikës së Ukrainës. Pra, në Ballkan, jo vetëm Kosova, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, janë në rrezik të vazhdueshëm të dhunës së frymëzuar të Serbisë dhe Presidentit Vuçiq dhe trazirave politike e qytetare, të cilat pothuajse gjithmonë mbështeten nga Rusia. Kjo letër vjen pasi aleati i vendosur ballkanik i Shteteve të Bashkuara, Republika e Kosovës, synon të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e saj, si dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbështetura nga SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj dhe anembanë vendit. gjithë territorin e Kosovës. Të premten, më 26 maj, pas betimit të tyre në detyrë nga kryetarët e komunave të sapozgjedhur demokratik të Kosovës për katër komunat më veriore të saj, institucionet e sigurisë së Kosovës ndihmuan për të siguruar qasjen e kryetarëve të komunave në ndërtesat e tyre përkatëse komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Përpjekjet e institucioneve të sigurisë u ndeshën nga grupe dhe individë që drejtonin postblloqe, sulme fizike dhe hedhjen e eksplozivëve – të frymëzuara dhe të pagabueshme nga qeveria e Serbisë – që çuan në dhunë. Presidenti Vuçiq ngriti gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura Serbe në nivelin më të lartë dhe mblodhi trupat serbe në kufirin me Kosovën siç ka bërë tani në pesë raste në vetëm dy vitet e fundit. Këto janë pesë raste të agresionit serioz ushtarak serb me, për fat të keq, një përgjigje minimale nga Shtetet e Bashkuara. Të hënën, më 29 maj, një turmë e dhunshme sulmoi paqeruajtësit, duke çuar në plagosjen e 30 trupave të NATO-s, shumë nga përdorimi i bombave shokuese dhe tre të plagosur me armë zjarri. Turmat gjithashtu kanë kryer 21 sulme kundër gazetarëve kosovarë, kanë shkatërruar dhe dëmtuar automjetet e policisë, si dhe kanë plagosur zyrtarë të tjerë dhe janë rrahur kalimtarë. Ky është një qëndrim agresiv i papranueshëm që ka marrë qeveria serbe kundër Kosovës dhe NATO-s. Gatishmëria e Serbisë për të kërcënuar me vendosjen e forcës ushtarake kundër Kosovës dhe NATO-s, si dhe për të frymëzuar bandat civile për të sulmuar të njëjtën gjë, janë një kujtesë e patundur e pabesueshmërisë së plotë të presidentit aktual serb dhe regjimit të tij si partner i Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. Vëmë re, për të shtuar fyerjen ndaj lëndimit, se presidenti Vuçiç u konsultua nga afër me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Serbi, ndërsa vinin raporte për grupe serbe që sulmonin ushtarët e NATO-s. Në një kohë kur Rusia po ndërmerr luftën e saj të agresionit në Ukrainë, ne kërkojmë me respekt që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund qasjes së saj ambivalente, qetësuese ndaj Serbisë dhe kërkojmë që Vuçiq të bëjë një zgjedhje të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë – si një partner i Perëndimit, ose si sateliti rajonal i Putinit. Vuçiq nuk mund të vazhdojë të ulet në dy ose tre karrige dhe të pretendojë se është një partner i besueshëm i SHBA-së”, thuhet në letrën e dërguar.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i kanë kërkuar Sekretarit Blinken që të kujtoj dhe të pranoj se Kosova është një aleate e fortë dhe e përkushtuar e Shteteve të Bashkuara dhe se së bashku, Shtetet e Bashkuara, Kosova dhe partnerët e tyre perëndimorë kanë krijuar jo vetëm një vend të pavarur dhe sovran, por edhe një demokraci udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Kosova ishte e para që iu përgjigj thirrjeve për të pranuar refugjatët afganë, si dhe mbështeti vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të shërbyer krah për krah me ushtrinë amerikane. Ne ju nxisim që të punoni ngushtë me lidershipin e Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për të zgjidhur këtë situatë të sigurisë duke avancuar sovranitetin, integritetin territorial, zhvillimin demokratik dhe përfshirjen e komuniteteve pakicë në demokracinë e Kosovës. Ne mbështesim fuqimisht një zgjidhje paqësore të krizës, përmes dialogut dhe proceseve demokratike, siç po ndiqet nga administrata Biden. Ne përgëzojmë përpjekjet e mëdha të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, për thellimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe menaxhimin e kësaj situate të sigurisë. Megjithatë, ne dëshirojmë të vërejmë mosmiratimin tonë për qasjen aktuale të Shteteve të Bashkuara për ushtrimin e presionit të njëanshëm ndaj Qeverisë së Kosovës për t’u angazhuar në koncesione me Serbinë, duke përfshirë tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur nga ndërtesat komunale, duke rënë dakord për themelimin e një Asociacioni të Serbisë. Komunat dhe koncesionet e tjera të njëanshme që as nuk janë reciproke nga Serbia dhe as nuk përputhen me parimet e shtetit të së drejtës, legjitimitetit demokratik dhe integritetit territorial”.

Komuniteti shqiptar ka bërë thirrje që çdo zgjidhje e kësaj krize dhe ngecjes politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën aktuale të Kosovës, Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Presidentit Ahtisaari dhe një dialog, i cili nuk e cenon, por përkundrazi e afirmon sovranitetin e Kosovës.

“Ne inkurajojmë fuqimisht SHBA-në që të mbështesë një dialog që çon në njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Balliu i reagon Ramës për Asociacionin, haptas kundër Kosovës

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me draft-propozimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin, në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Balliu shprehet se Rama është haptas kundër Kosovës. Sipas tij, kryeministri është në sytë e gjithkujt në botë si një oficer i Vuçiqit, dhe se sipas tij ai ka urrejtje raciste për Kosovën, njësoj si Serbët.

Reagimi i plotë:

Rama, haptas kundër Kosovës.

Rama është analizuar prej kohësh si një trashëgimtar i linjës vëllazërore me Serbinë në gjurmët e themeluesit të kësaj marrëdhënie, Enver Hoxhës.

Sigurisht ata që duhet ta dinë se ku dhe kur daton kjo histori për Ramën, e dinë fare mirë, por sot me deklaratat në parlament ku ai e sulmoi ashpër rezistencën e Kosovës dhe të drejtën mitologjike të saj, Pavarësinë, nuk ka më të verbër.

Ai është në sytë e gjithkujt në botë si një oficer i Vuçiqit, ai ka urrejtje raciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar.

Reagimet e para nga Kosova, pas draft statutit të propozuar nga Rama

Paraditen e sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ka dërguar një Draft për Asociacionin në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka komentuar draft-statutin për Asociacionin, ku dhe ka deklaruar se përpjekja e kryeministrit shqiptar sipas tij ka për qëllim të ndihmojë Kosovën.

“Unë mendoj që Rama me propozimin e tij po bënë përpjeke që t’i mbush interesat e shteti të Kosovës në një kohë që është kritike dhe assesi që t’i dëmtoj këto interesa. Frika ime është që mënyra se si Kurti është duke menaxhuar situatën në veri të vendit ne mund të lëvizim drejtë një protektorati të plotë i cili si produkt mund të ketë një autonomi territoriale”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, kjo deklaratë e kryeministrit Rama nuk është prtur mirë nga një pjesë tjetër e deputetëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar duke thënë kompetente për propozimin e statutit dhe menaxhimin e raporteve me ndërkomëbtarët është Qeveria e Kosovës dhe asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi.

A ka draft statut për Asociacionin?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Kuvend u pyet nga deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi nëse ka filluar puna për hartimin e draftit të Asociacionit dhe nëse e ka formuar ekipin për ta bërë këtë punë

Kurti nuk tha që ka hartuar një draft të tij siç po i kërkohet nga ndërmjetësit, por tha se ka prezantuar draft-vizionin dhe se për ta thelluar atë fillimisht duhet pajtimi në parim nga pala tjetër.

“Unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike e në lidhje edhe me nenin 10 për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër që s’e pranoi fare dokumentin e më pas edhe të Brukselit zyrtar që vazhdon ta konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel dhe i cili përfaqëson shkronjën dhe frymën e Kushtetutës sonë”.

Por, Musliu sërish e pyeti se si do të duket statuti i tij.

Në përgjigje Kurti përsëriti se qëndrimi i tij për këtë çështje është publik në dy faqet e publikuara të draft-vizionit të tij të prezantuar në Bruksel.

“Në takimin e fundit më 2 maj unë kam prezantuar draft-vizionin për atë që thuhet në nenin 7 si nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Pra, unë kam prezantuar draft-vizionin e si duket ai më së miri e shpjegon teksti dyfaqësh. Pra, porsa të lexohet teksti kuptohet si do të duket në vijim dhe konkretisht unë jam inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare për tri arsye. E para; Kroacia ka dalë nga lufta gjatë shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë sikurse Kosova. E dyta; për shkak se Kroacia është shembull suksesi i vendit anëtar në BE dhe NATO. E treta; për shkak se Serbia e ka një marrëveshje tashmë me Kroacinë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku përfshihen edhe të drejtat e pakicave kombëtare”.

“Pra, si duket e kam dhënë vizionin. Ai është dy faqe dhe është publik dhe të gjithë mund ta lexojnë atë. Unë këtë mund ta thelloj, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që i kam thënë në Ohër më 18 mars, ne lirisht mund ta thellojmë tekstin, por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilave mund të gjendet mesatarja aritmetikore pa u pajtuar njëherë në pajtim”.

Ndërkaq, Musliu-Shoshi tha se aleatët kërkojnë propozim dhe jo vizion.

“Kemi obligime ligjore sepse jemi shtet i pavarur”, tha ajo.

Murati: Emisarët përfaqësojnë qëndrimet zyrtare të Uashingtonit

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me atë që po ndodh në raportin mes Kosovës dhe SHBA-së pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Murati ka thënë se ambasadorët apo emisarët diplomatik nuk krijojnë politikë, por ata përçojnë mesazhet dhe qëndrimet zyrtare të shteteve të tyre.

Kreu i LB thotë se deklarimet se ambasadorët apo emisarët kanë qëndrimet të ndryshme nga Uashingtoni zyrtar mund të dëgjohen shpesh kohëve të fundit në Prishtinë e Tiranë.

Murati thotë se njëjtë po ndodh edhe me Gabriel Escobarin. Sipas tij është injorancë e thellë dhe një manipulim i pastër me opinionin publik që po bëhet nga politikanë, analistë e “ekspertë”.

Në fund, Murati thotë se e vërteta duhet parë në sy dhe jo t’i iket asaj duke manipuluar opinionin.

Reagimi i plotë:

Ambasadorët dhe emisarët special diplomatik përçojnë qëndrimet zyrtare të Uashingtonit, nuk i krijojnë ato!

Qëndrimet politike amerikane mund të na pëlqejnë apo jo. Për më tepër këto qëndrime nuk hartohen nga ambasadorët apo emisarët special. Ata mund të ndihmojnë në hartimin e tyre, por mbi të gjitha ata i përçojnë ato. Sigurisht ngjyra dhe toni sesi ato plasohen mund të dallojnë nga një personalitet tek tjetri. Por konstatime të tilla se ambasadorët apo emisarët diplomatik kanë qëndrime të ndryshme nga Uashingtoni zyrtar, mund ta dëgjohen këto vitet e fundit me të madhe në kuluaret politike dhe mediatike të Prishtinës dhe Tiranës. Njëjtë po ndodh këto ditë me qëndrimet e Gabriel Eskobarit. Kjo në rastin më të mirë është injorancë e thellë, e në rastin më të keq, sidomos kur vjen nga politikanë, analistë e “ekspertë” është manipulim i pastër me opinionin publik. Nga kjo e fundit mund të fitojnë në planin afatshkurtër politikan të caktuar, po nuk fiton Kosova. Të vërtetën duhet ta shohim drejt në sy dhe të ballafaqohemi me të, e jo t’i iket asaj duke manipuluar me opinionin.

Basha i reagon Ramës për Asociacionin: A keni dërguar ndonjë statut edhe për shqiptarët e Luginës?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ia ka propozuar kancelarit Scholz dhe presidentit Macron një draft statut të Asociacionit për Kosovën.

Ai e ka pyetur kryeministrin Rama se a ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtarë ndonjë statut për ndonjë asociacion për shqiptarët e luginës.

“Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, dhe vetëm mundem të falënderoj për kontributin tuaj, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”, ka shkruar ai.

Rama i propozon draft statut të Asociacionit për Kosovën Macronit e Scholzit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ua ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se dje ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po merren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se çfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët që të flasin për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama.

Mehaj flet me gjeneralin Clark për uljen e tensioneve në Veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka biseduar me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se me Clark kanë diskutuar për situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve.

“Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm. Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e konsultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.

Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.

Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes.

Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së.

Davenport: S’ka kthim në normalitet në Veri pa serbët në institucione

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se nuk mund të ketë kthim në normalitet në Veri të Kosovës derisa serbët të kthehen në institucionet e tyre.

Ai në një intervistë për Demostat ka shtuar se kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri janë zgjedhur ligjërisht, por se nuk kanë legjitimitet.

“Edhe pse janë zgjedhur ligjërisht, kryetarët e komunave nuk kanë legjitimitet, pasi që zgjedhjet u bojkotuan nga shumica dërrmuese e votuesve serbë të Kosovës”, tha Davenport, duke shtuar se anëtarët e misionit të OSBE-së janë në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarët.

Ai po ashtu theksoi se do të jetë me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve nga veriu i Kosovës.

“Nëse të gjitha palët pajtohen, OSBE-ja mund të ofrojë mbështetje për të lehtësuar procesin e riintegrimit të serbëve në veri të Kosovës, në gjyqësori në zgjedhjet komunale dhe në administratat komunale”, tha Davenport.

“Integrimi në sistemin policor dhe gjyqësor dhe mbajtja e zgjedhjeve demokratike gjithëpërfshirëse janë ndër sukseset më të rëndësishme të dialogut (Beograd dhe Prishtinë, red.), kështu që me të vërtetë pritet që të gjitha palët të punojnë drejt një kthimi të plotë në institucione dhe procesi zgjedhor”, tha Davenport.

I pyetur se si do të kthehen serbët në institucione, në radhë të parë në ekzekutiv, nëse zgjedhjet tashmë janë mbajtur, Davenport thotë se kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja.

Ai thekson se varësisht se si do të zhvillohen “planet për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës”, OSBE-ja mund të ofrojë mbështetjen e saj për lehtësimin e këtij procesi, nëse të gjitha palët pajtohen.

Davenport gjithashtu theksoi se Misioni i OSBE-së nuk është pjesë e procesit të hartimit të statutit të Asociacionit, por se, si gjithmonë, është i gatshëm të mbështesë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog me ndërmjetësimin e BE-së, nëse atyre iu kërkohet ta bëjnë këtë.

Davenport thotë se të drejtat e secilit komunitet janë prioritet kyç për punën e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe pjesë kyçe e mandatit të tij dhe se të drejtat, nevojat dhe interesat e komuniteteve joshumicë janë të integruara në aktivitetet e Misionit.

Sipas tij, Misioni është duke punuar ngushtë me institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës, për të siguruar që të bëhen të gjitha përpjekjet dhe të angazhohen më shumë zyrtarë nga komunitetet joshumicë.

“Misioni e ka ndërtuar reputacionin e tij nga përvoja e pasur që ka fituar gjatë 20 viteve të fundit në këtë fushë, përveç besimit dhe bashkëpunimit me të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha ai.

Ai shton se OSBE-ja vazhdon të monitorojë situatën me shumë kujdes dhe të avokojë para institucioneve për çështje të caktuara, kur është nevoja.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ripërsërit thirrjen për dialog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të ketë prioritet reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuan me Komisionin për Integrim në BE për progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet reformat në lidhje me BE-në”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu, diplomati i BE-së, njoftoi se kanë diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjen për kthim në dialog.

Vazhdojnë protestat në Veri, por me numër më të vogël

Serbë lokalë po vazhdojnë të protestojnë në Zveçan, ku një numër më i vogël i protestuesve janë grumbulluar sot pranë ndërtesës komunale.

REL-i raporton se automjetet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parkuar pranë ndërtesës së Komunës, në rrugën ku gjendet shkolla dhe ku është e vendosur një tendë.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Analiza e REL: Mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për të shmangur pasojat nga SHBA dhe BE?

Nuk ka pasur kërkesa eksplicite ndaj partive opozitare në Kosovës nga ana e të dërguarve të posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, dhe të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, thonë zyrtarët e këtyre partive.

Lajçak dhe Escobar, më 6 maj, u takuan me liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Siç thonë zyrtarët e këtyre partive, në takim me diplomatët perëndimorë, kanë diskutuar lidhur me krizën aktuale në veri të Kosovës dhe kërkesat e Perëndimit ndaj Qeverisë së Kosovës për të dalë nga gjendja e krijuar atje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare Lëvizja Çohu, beson se Lajçak dhe Escobar kanë diskutuar me partitë opozitare edhe për mundësitë alternative për të dalë nga situata e krijuar.

Kriza në veri, por edhe në raportet e Kosovës me partnerët perëndimorë, ka nisur si pasojë e veprimeve të autoriteteve të Kosovës, të cilët me ndihmën e policisë kanë mundësuar hyrjen në objektet komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan të kryetarëve të rinj shqiptarë, më 26 maj.

Ata janë kundërshtuar nga qytetarët serbë në komunat në veri të Kosovës, të cilët kanë bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit për kryetar të këtyre komunave. Kundërshtimet janë manifestuar me protesta, të cilat kanë rezultuar me përplasje të protestuesve më Policinë e Kosovës, por edhe më pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, më 29 maj, ku pati disa dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Lajçak dhe Escobar, gjatë vizitës së fundit në Kosovë, më 5 dhe 6 qershor, kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut, si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të dy diplomatët perëndimorë kanë thënë se lidhur me këto kërkesa, presin një përgjigje nga kryeministri Kurti, deri ditën e premte.

Të dy emisarët kanë vizituar edhe Beogradin dhe kanë kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, qetësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe që ai të ndikojë te qytetarët serbë atje për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja lokale.

Për pasojat “është biseduar sipërfaqësisht”

Vlora Çitaku, nënkryetare e partisë më të madhe opozitare, PDK, thotë për Radion Evropa e Lirë se takimi me Lajçakun dhe Ecobarin ka qenë i rregullt. Takimi, sipas saj, ka qenë në frymën e informimit rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, si dhe “për ngritjen e alarmeve të shqetësimit për raportet e rënduara ndërmjet Kosovës dhe aleatëve të saj”.

Se a është folur lidhur me masat eventuale që BE-ja dhe SHBA-ja mund të marrin ndaj Kosovës në rast se Kurti nuk i pranon kërkesat e partnerëve perëndimorë, Çitaku nuk ka specifikuar se për çfarë masash eventuale është biseduar.

“Është folur vetëm sipërfaqësisht. Sigurisht që ne kemi kërkuar që Kosova mos të pësojë për shkak të një njeriu. Kosova është më e madhe se një individ dhe nuk i takon një njeriu dhe Kosova nuk duhet ta paguajë çmimin e sjelljes amatoreske dhe aventureske të kryeministrit Kurti”, thotë Çitaku.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson se në takimin me Lajçakun dhe Escobarin është folur për shqetësimet lidhur me situatën në veri të vendit dhe për ngërçin e krijuar në raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët perëndimorë. Ai thotë se nuk është folur shumë për pasojat e mundshme për Kosovën në rast se kryeministri Kurti nuk pranon kërkesat e këtyre partnerëve.

“Ky ballafaqim i ndërmjetësit ndërkombëtar dhe të dërguarit amerikan është me këtë pjesë [Qeverinë e Kosovës], sepse ata janë bartësit kryesorë. Ata janë përgjegjësit kryesorë dhe në këtë rast ata do të bartin pasojat kryesore. Dhe neve na gëzon fakti që nuk do të ketë pasoja kolektive”, thotë ai.

As Haziri nuk saktësoi se për çfarë pasojash eventuale mund të bëhet fjalë.

AAK: Të iniciohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, më 7 qershor, ka shprehur mendimin para mediave se veprimet e Qeverisë së Kosovës, duhet të ndodhin brenda afatit të caktuar nga partnerët perëndimorë.

Në të kundërtën, ai tha se opozita e ka numrin e domosdoshëm për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte e dobishme për gjithë spektrin politik, përshirë edhe për shumicën në pushtet. Votat janë. Opozita e ka numrin e nevojshëm për të iniciuar mocionin”, tha Haradinaj.

Demhasaj: Mocioni i mosbesimit mund të jetë i koordinuar

Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk përjashtohet mundësia që në takimin e Lajçakut dhe Escobarit me përfaqësuesit e partive opozitare, të jetë biseduar edhe për mundësinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai beson se një ide e tillë është në përputhje edhe me deklaratën e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha më 6 qershor se nuk mbështet një individ që “nuk ka instinkt bashkëpunimi”, duke aluduar te kryeministri Kurti.

“Mund të jetë edhe një lloj ‘kërcënimi’ ndaj Qeverisë se ‘nëse ju nuk lëvizni, atëherë ne gjejmë partnerë të tjerë dhe ecim tutje dhe nuk mbetet situata e bllokuar’. Pra, edhe inicimi i mocionit të mosbesimit nga ana e AAK-së, nuk mendoj që është kot, por thjesht mund të jetë si diçka e koordinuar me amerikanët”, shprehet Demhasaj.

Opozita, e ndarë për mocionin

Për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nevojiten votat e 40 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për të kaluar një mocion i tillë janë të domosdoshme së paku 61 vota të deputetëve, nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetësh sa ka Kuvendi i Kosovës.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, ka 57 deputetë në Kuvend. Nga partitë opozitare, PDK-ja ka 18 deputetë, LDK-ja ka 16, ndërkaq AAK-ja ka tetë deputetë. Të tri këto parti së bashku kanë 42 deputetë, që është numër i mjaftueshëm për të iniciuar një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit.

Grupi parlamentar multietnik ka tetë deputetë, ndërkaq 13 të tjerë janë pa grup parlamentar, ku bëjnë pesë edhe nëntë deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ka edhe deputetë që janë pjesë e shumicës parlamentare dhe jashtë saj, që mund të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Por, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se realisht partitë opozitare së bashku kanë rreth 40 vota dhe ato nuk duhet të përqendrohen tash në “taktizimet e vogla politike”.

Ajo thotë se kryeministri Kurti duhet të reflektojë dhe të koordinojë hapat e mëtejmë me partnerët perëndimorë.

“PDK-ja do të përdorë të gjitha instrumentet politike dhe parlamentare për t’ia pamundësuar kryeministrit [Kurti] rrënimin e të ardhmes euroatlantike të Kosovës”, thotë ajo, pa saktësuar se a do ta mbështesë PDK-ja një mocion eventual mosbesimi ndaj Qeverisë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se situata, në rrethanat aktuale, nuk është në interes të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Pozita e opozitës është shumë e shkurtër në kërkesën që ka iniciuar ish-kryeministri Haradianj, si kryetar i AAK-së. Është një numër i caktuar i deputetëve që mund të shkaktojnë mocion, por që mocioni përfundon me debat dhe pa sukses. LDK-ja nuk është e interesuar të hyjë në një mocion pa sukses”, thekson Haziri.

A po e pret opozita momentin për mocion?

Por, Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu, thotë se nisma e AAK-së për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, megjithatë, nuk është bërë kot. Sipas tij, situata të ngjashme, kur partitë opozitare kanë deklaruar se nuk e përkrahin një mocion, kanë ndodhur edhe më parë, deri në ditën kur mocioni ka hyrë në Kuvend.

“Pra, nuk e pranojnë paraprakisht. Mbase aktualisht janë duke e shikuar situatën momentale, se deri ku mund të shkojë Qeveria dhe a po reflekton ajo ose jo ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë. Nëse ka reflektim, atëherë edhe mund të mos ketë mocion dhe të mos mblidhen nënshkrimet formale të nevojshme. Por, në rast se Qeveria nuk reflekton dhe nuk e respekton afatin që e kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë, atëherë mocioni e merr seriozitetin, mblidhen nënshkrimet dhe shpejt mund të shkojë edhe në Kuvend.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka deklaruar se afati për marrjen e një përgjigjeje nga kryeministri Kurti lidhur me kërkesat e partnerëve perëndimorë, nuk nënkupton ultimatum për Qeverinë e Kosovës, por është afati kur ai duhet të raportojë në Shtëpinë e Bardhë lidhur me rezultatet e vizitës në Kosovë dhe Serbi. Po të njëjtën ditë, edhe emisari evropian, Mirosllav Lajçak, do të raportojë te shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në Beograd, më 7 shtator, Escobar tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja.

Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës dhe se “nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin”.

“Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar.

Marrëveshjen për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia e kanë arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar atë, Kosova vazhdimisht ka refuzuar me arsyetimin se kompetencat e gjera të Asociacionit do ta kërcënonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. /REL

Pluralizmi i “ngufatur” politik brenda komunitetit serb në Kosovë

Që nga pjesëmarrja e parë në zgjedhjet lokale para një dekade, njëherë si iniciativë qytetare e më pas si parti politike, Lista Serbe ka qenë vazhdimisht në pushtet në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Me dorëheqje të kryetarëve, në Nëntor 2018 dhe Nëntor 2022, ajo shkaktoi dy herë zgjedhje të jashtëzakonshme në këto katër komuna, si dhe së fundi bojkotoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësim, për siç ka thënë, mungesë të pluralizmit politik brenda komunitetit serb – duke fajësuar Listën Serbe.

Teksa kërkon angazhim nga kryeministri Kurti për të mundësuar opsione të tjera politike për komunitetin serb, gazetari Branislav Krstiç thotë se derisa Aleksandar Vuçiq të jetë në pushtet në Serbi, zgjedhjet lokale do t’i fitojë vetëm Lista Serbe.

“Kur flasim për pluralizmin në veriun e shtetit të Kosovës ne kemi jo veç dorën e diktatorit nga Beogradi, por edhe dora nga Prishtina zyrtare. Z. Kurti nuk ka bërë asgjë për t’i mbështetur, për t’i përforcuar lëvizjet opozitare, aktivistët opozitarë, partitë opozitare, të cilat me vite janë kundër politikës tepër të gabuar të Listës Serbe dhe politikës së Beogradit”, tha Krstiç.

Për zgjedhjet e reja eventuale, Krstiç ka brengë mbikëqyrjen e rregullsisë së tyre.

“Me siguri do të kemi edhe do parti opozitare. Gjëja kryesore është kush do t’i kontrollojë vendvotimet? Çfarë do t’i kemi njerëzit nëpër komisionet e vendvotimeve? Nëse i kemi zgjedhjet e rregullta, nëse i heqim listës serbe mundësinë m’i vjedhë votat në mënyrë industriale”, tha Krstiç

Teksa mohon mungesën e opsioneve politike, Milica Andriç nga Nisma e Re Sociale pret që tensionet të zgjasin edhe disa javë – deri në tërheqjen e njësive speciale të Policisë dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

“Kjo është e ekzagjeruar në publikun kosovar dhe, gjithashtu, nuk është e vërtetë. Mund shihnim gjatë protestave të hënën dhe para incidenteve me KFOR-in, se kishte shumë opsione politike që po provonin të negocionin në emër të popullit. Po, potenciali demokratik i komuniteti serb në Kosovë ka qenë i ngufatur për vite, për një dekadë tashmë, por nuk është e vërtetë se nuk ka pluralizëm. Sa për sigurinë, pyetja primare është nëse policia speciale tërhiqet ose jo? Nëse tërhiqet, atëherë mund të flasim për ambient disi të relaksuar për zgjedhje”, tha Milica Andriç nga Nisma e Re Sociale.

Sladjana Pantoviç, e emëruar së fundmi nënkryetare për komunitete në Zveçan, ishte kandidatja e vetme serbe që garoi për kryetare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit, raporton ATV.

Ndonëse emri i tij ishte shtypur në fletëvotim, Aleksandar Jablanoviç ishte tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit dy ditë para zgjedhjeve.

Sladjana Pantoviç, Nenad Rasiç e as Rada Trajkoviç nuk treguan nëse ata ose partitë e tyre do të garojnë nëse këtë verë do të ketë sërish zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri.

Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në Veri të Kosovës po vazhdojnë.

Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq foli shkurtimisht për situatën në Kosovë, duke falënderuar serbët në veri, që sipas tij po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë”, tha Vuçiq.

Në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – situata e sigurisë është përkeqësuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë marrë zyrtarisht detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Serbët lokalë në këto tri komuna që atëherë po organizojnë protesta para ndërtesave komunale.

Zgjedhjet e 23 prillit, prej të cilave kanë dalë këta kryetarë shqiptarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, dhe ai evropian, Mirosllav Lajçak, nga e hëna kanë zhvilluarvizitat në Kosovë dhe Serbi, në tentim për të gjetur një zgjidhje për shtensionimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri, duke ia paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tri kërkesa: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë si dhe kthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më herët gjatë 7 qershorit, tha se në takimin me presidentin serb, ky i fundit e ka siguruar atë se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për ta bindur komunitetin serb në veri të Kosovës që të merrte pjesë në zgjedhjet eventuale.

“Sfida më e madhe për Serbinë tani është t’i bindë serbët që të kthehen në institucionet [e Kosovës]”, tha Escobar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i hapur që në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të mbahen zgjedhje të reja, por fillimisht ai tha se duhet të përgatitet “terreni” për mbajtjen e tyre.

Sipas tij, përgatitja e terrenit për zgjedhje të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, nënkupton që ato të jenë të lira dhe të ketë fushatë parazgjedhore po ashtu të lirë, fer dhe demokratike.

“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti për gazetarët më 7 qershor.

Ai tha se gjatë takimit në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.

Si pikë të parë ai ka përmendur sundimin e ligjit, duke argumentuar se të gjithë personat e përfshirë “në krime dhe shkelje” duhet të përballen me drejtësinë. Dhe pikë të dytë, ai ka thënë se pas largimit të grupeve të serbëve dhe përfundimit të “trazirave të dhunshme”, Kosova do të zvogëlojë praninë e policisë para ndërtesave komunale dhe më pas mund të ketë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme.

“Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha ai.

Ndërkaq, Escobar ka deklaruar një ditë më parë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se ai nuk do që të presë deri në muajin korrik për zgjedhje të reja. /REL

Kryetari i Vatrës: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë cenuar

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në nuk janë cenuar aspak dhe nuk janë në pozicione të nxehta siç po trumbetohet në opinionin kosovar. Një deklaratë të tillë e ka bërë Elmi Berisha, kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në një lidhje direkte në “RTK Prime”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse  ka shqetësim për raportet për Kosovë-SHBA.

“Kjo është një temë e nxehtë dhe shumë sensitive, prandaj mendoj se mediat në Kosovë dhe institucionet e shtetit, kryesisht parlamenti duhet të jenë të kujdesshme me këtë temë që është bërë shumë e nxehtë dhe duhet të jenë të balancuar gjatë prononcimeve. Absolutisht marrëdhëniet e Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar nuk janë cenuar dhe nuk janë në pozicione të nxehta. Po them në linja të cilat duhet të jemi të kujdesshëm”, ka theksuar Berisha.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të jenë më serioze dhe të fillojnë bisedimet rreth Asociacionit sepse një gjë e tillë po kërkohet. Berisha po ashtu ka kërkuar koordinim të plotë me Uashingtonin zyrtar. 

“Kjo nuk është asgjë e rrezikshme apo e pamundshme që Qeveria e Kosovës ta përpunojë një draft që do t’i paraqesë qëndrimet e Kosovës rreth krijimit të Asociacionit. Por sa i përket marrëdhënieve Amerikë-Kosovë, u tha shumë qartë nga Escobar dje që janë në vendin ku duhet dhe asnjëherë nuk do të çalojnë dhe nuk besoj se do të ketë tronditje të tilla. Përpos që duhet të jemi të organizuar dhe asnjëherë të mos veprojmë pa bisedime dhe pa pajtueshmërinë e plotë të Uashingtonit zyrtar. Kryesisht këtu është fjala për ambasadorin amerikan i cili është përkushtuar dhe është ndër njerëzit më të kualifikuar për punën e tij si ambasador amerikan por edhe që ia donë të mirën shqiptarëve”, është shprehur tutje kryetari i Vatrës.

Lidhur me shqetësimet e ditëve të fundit nga Uashingtoni zyrtar sa i përket qëndrimeve të institucioneve të Kosovës karshi situatës së fundit të krijuar, ai ka pranuar se ka hatërmbetje, por sipas tij kjo nuk do të thotë se interesi amerikan është zvogëluar për Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht lidhja me shtetin e Kosovës.

“Ne kemi detyra për të bërë si institucione të Kosovës, por njëkohësisht kemi edhe obligime ndaj shtetit tonë të ri, që të mos i ekzagjerojmë gjërat. Gota duhet të jetë gjysmë e mbushur. Trysnia nga mediat dhe opozita duhet të bëhet në doza të caktuara, të cilat nuk e dëmtojnë procesin, nuk e dëmtojnë Kosovën, nuk e dëmtojnë imazhin karshi ndërkombëtarëve. Kurse mediat Amerikën nuk duhet ta përmendin çdo ditë në Kosovë sepse Amerika na ka formuar, pa Amerikën nuk do të kishte shtet. Amerika nuk i ka prishur punët me Kosovën dhe Amerika nuk e merr në mënyrë personale asnjë lider në Kosovë apo diku tjetër, e sheh politikën e saj kombëtare. Politika e saj kombëtare lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës. Qeveria ka obligim enorm, duhet menjëherë ta rregullojë draftin e formimit të Asociacionit, pse jo. Ai duhet të jetë pa mundësi ekzekutive, ne të gjithë e dimë këtë. Edhe amerikanët e kërkojnë në atë mënyrë. Kjo është një gjë që unë e preferoj që të ndodhte tani për tani në këto momente tensioni në Kosovë”, ka nënvizuar Berisha.

Sa i përket pasojave që mund të vijnë si rezultat i mos dëgjimit të këshillave amerikane, ai ka thënë se pasojat janë këto që shihen, hatërmbetje, prolongim në procese, shtyrje të procesit të bashkëpunimit të ushtrisë së Kosovës me NATO-n, por edhe te pjesa diplomatike, ndihmat financiare, zhvillimi ekonomik dhe liberalizimi i vizave jo shumë i largët edhe me SHBA-në.

“Këto janë ato qëndrimet që përmenden nganjëherë nga diplomacia amerikane dhe janë shumë të natyrshme. Por cenimi serioz në pikën e rrezikshme të marrëdhënieve SHBA-Kosovë nuk është dhe nuk besoj se do të jetë kurrë në të ardhmen. A mund të kemi sanksione nëse kemi mospajtime gjatë këtij procesi? Jo. Nuk mendoj se SHBA e ka këtë pjesë të politikës që dëshiron ta implementojë ndaj shtetit të Kosovës, pavarësisht nëse nuk kanë mirëkuptim nga lidershipi aktual apo çfarëdo lidershipi tjetër. Të gjithë lidershipët në Kosovë nuk kanë qenë korrekt gjatë zhvillimit, jo që nuk kanë dashur apo kanë menduar kundër politikave amerikane, por ka munguar eksperienca, ka munguar dija ndoshta, apo mungesa e eksperiencës në shtetndërtim dhe amerikanët e kanë të qartë këtë punë. Ne vetëm duhet të jemi të qetë dhe bashkëpunojmë dhe të mos e ndërmarrim asnjë hap pa u konsultuar me Ambasadën amerikane apo të deleguarit e SHBA-së për Kosovën. Dhe besoj se pastaj jemi në rrugë të mbarë”, ka përfunduar Berisha.

Senatorët amerikanë iu bëjnë thirrje për qetësi Kosovës dhe Serbisë

Një grup senatorësh amerikanë, që përfshijnë dy forcat kryesore politike atje, demokratë dhe republikanë, kanë shtruar një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë.

Kërkesa e tyre është që të qetësohet situata në Veri të Kosovës.

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis dhe Pete Ricketts, kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq që t’i dëgjojnë thirrjet e ndërkombëtarëve për ta shtensionuar situatën në Veriun e Kosovës.

“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne përsërisim se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin e SHBA-së për përpjekjet e Bashkimit Evropian, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara. Por, që një rezolutë të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të deeskaluar situatën, për të rikthyer besimin popullor në institucionet vendore në veri dhe për t’u angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit duke krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

“Dështimi për të de-përshkallëzuar situatën do të shkaktonte pasoja nga Perëndimi, i cili ka punuar me zell për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në një rrugë përpara, dhe pa nevojë rrezikon të dobësojë marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është në interesin e askujt. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në mirëbesim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të gjetur një zgjidhje përpara pa vonesë”, thuhet në njoftim.

Senatorët Shaheen, Murphy dhe Ricketts, kanë biseduar gjatë ditës me kryeministrin Kurti, ku më pas pasoi edhe deklarata.

Kusari-Lila: Kosova nuk do të sanksionohet nga ShBA dhe BE

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka diskutuar në lidhje me “sanksionet” që mund të imponohen ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shprehur qëndrimin se Kosova nuk duhet të hyjë në sanksione as nga BE-ja e as nga ShBA-ja.

“Më duhet me ritheksu se Kosova nuk do të hyjë në sanksione as të Bashkimit Evropian as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga programi ushtarak “Defender 23”, Kusari-Lila ka thënë se nuk ka qenë sanksion, pasi sipas saj, ishte si një masë reagimi për shprehjen e pakënaqësisë nga SHBA-ja.

Ajo ka kujtuar si shembull taksën 100% të vendosur në vitin 2018 nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për produkte serbe, e cila sipas saj, kishte pasur pasoja më dramatike.

Megjithëse vizitat e gjeneralëve ishin anuluar dhe aktivitetet të pezulluara, Kusari-Lila ka vlerësuar se kjo nuk duhet të konsiderohet si një shembull i keq.

“Sanksion nuk ka qenë, ka qenë masë, reagim, për të cilin është parë në Kosovë dhe është një formë e komunikimit të pakënaqësisë, këtë rast nga SHBA-ja. Por situatë më dramatike e kemi pasur në vitin 2018 kur, atëherë ish-kryeministri Haradinaj ka vendosur taksën 100 për din të produkteve serbe. Përveç se është anuluar vizita e gjeneralit të parë, janë pezulluar ose anuluar të gjitha aktivitet tjera”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qëndruar prapa kryeministrit në atë kohë dhe se edhe ai kishte theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë ndaj Serbisë.

Kurti në France24: Zgjedhje të parakohshme në Veri mund të ketë pas disa muajve

Për situatën e krijuar në Veri të vendit dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionimin e shpejtë të situatës, në televizionin France24, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se zgjedhje të parakohshme në Veri mund të ketë pas disa muajve. Kurti ka thënë se zgjedhjet mund të ketë vetëm pas heqjes së grupeve të dhunshme nga veriu.

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet të kemi së pari që të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje të hershme.

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri nuk duhet ta presin fundin e korrikut.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se zgjedhjeve duhet t’i paraprijë edhe një kampanjë e lirë dhe fer. Ai ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të merret pushteti pa pjesëmarrje në zgjedhje.

“Së pari na duhet një kampanjë e lirë dhe fer, e pastaj zgjedhje të parakohshme. E di që di këta katër kryetarë nuk do të rizgjedhen. Por në Kosovë s’mund ta marrësh pushtetin pa pjesëmarrje në zgjedhje”, ka deklaruar kryeministri.

Për katër kryetrarët shqiptarë në komunat veriore, Kurti ka thënë se legjitimiteti i tyre është i ulët, por ka deklaruar se nuk është faji i tyre për bojkotin e zgjedhjeve në këto komuna.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhjet e hershme. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero”, ka thënë tutje ai.

Sipas kryeministrit, për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.

“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik në vend”, ka thënë në fund Kurti.

Durmishi: Ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse nga aleatët tanë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka folur për situatën e tensionuar në Veri, që ka çuar në një përplasje të ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe faktorit ndërkombëtarë.

Durmishi ka thënë se Qeveria çdo këshillë dashamirëse dhe racionale nga aleatët. Ai, sikurse Kurti, ka thënë se nuk do të ketë dorëzim përballë grupeve kriminale në jug e veri.

“Natyrisht që ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse e çdo kërkesë racionale nga aleatët tanë. Për më shumë se dy vite kemi luftuar krimin e korrupsionin në gjithë territorin e Kosovës e posaçërisht në komunat në veri dhe për këtë jemi vlerësuar. Natyrisht se ne nuk do të dorëzohemi përballë grupeve kriminale qofshin ato në jug apo në veri. Në veri sot veprojnë grupe kriminale të organizuara e të nxitura nga politika fashiste e Serbisë. Natyrisht që nuk dorëzohemi përballë tyre sepse është detyrë shtetërore e patriotike që t’i luftojmë këta kriminel”, ka shkruar mes tjerash Durmishi në Facebook.

Postimi i plotë:

Natyrisht që ne e dëgjojmë çdo këshillë dashamirëse e çdo kërkesë racionale nga aleatët tanë.

Për më shumë se dy vite kemi luftuar krimin e korrupcion në gjithë territorin e Kosovës e posaqërisht në komunat në veri dhe për këtë jemi vlerësuar. Natyrisht se ne nuk do të dorëzohemi përballë grupeve kriminale qofshin ato në jug apo në veri.

Në veri sot veprojnë grupe kriminale të organizuara e të nxitura nga politka fashiste e Serbisë. Natyrisht që nuk dorëzohemi përballë tyre sepse është detyrë shtetërore e patriotike që t’i luftojmë këta kriminel.

Luftimi i këtyre kriminelëve nënkupton normalizim dhe siguri edhe për banorët serb atje. Ne duhet të krijojmë ambient të sigurtë ku qytetarët jetojnë dhe veprojnë pa presione e shantazhe.

Ne nuk dëshirojmë të qeverisim në komunat ku nuk jemi shumicë por nuk mund ta lëmë vendin pa institucione. Kur të heqen grupet kriminale largohen edhe policia sepse nuk do të ketë nevojë për një numër të madh atje. Kur të krijohet ambient për zgjedhje të lira e demokratike e pluralizëm politik atje do të mbahen zgjedhjet dhe do të qeverisë shumica. Për këtë po punojmë e angazhohemi pa u ndal që nga fillimi i qeverisjes tonë.

Ne jemi qeverisja më demokratike në rajon e autokratët janë në Serbi. Serbia është ajo që nuk realizon asnjë marrëveshje dhe është destruktive në çdo hap ndërsa kryeministri Kurti dhe qeveria e tij do të vlerësohet për konstruktivitet e kreativitet në çdo veprim.

Qytetarët na kanë votuar për luftimin e krimit e korrupcionit dhe për sovranitet e integritet territorial. Me këto pika ne nuk bëjmë kompromis asnjëherë.

Kurti viziton policët në Belvedere të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion. Kurti ka thënë se paraprakisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi.

Në Belvedere, Kurti ka thënë se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në atë pjesë.

Postimi i plotë:

Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere.

U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse.

Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar.

Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit.

Grenell: Nëse Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore, pasojat nuk janë të bukura

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës Trump, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se i ka parë pasojat dhe nuk janë aspak të bukura.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.

Begaj për tensionet në Veri: Autoritetet kosovare të tregojnë maturi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, këtë të mërkurë ka pritur në një vizitë zyrtare homologun e tij estonez, Alar Karis.

Gjatë takimit Begaj u shpreh mbi konfliktin në Kosovë, duke thënë që nuk i shërben stabilitetit të rajonit në procesin e integrimit në BE.

Çfarë e ka sjellë tensionin në veri të Kosovës, Begaj ka thënë se ka qenë një rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe dhe ushtrimi i dhunës nga grupet kriminale.

Begaj: Askush nuk është i kënaqur me situata apo sjellje që nuk i shërbejnë stabilitetit të rajonit aq më tepër kur është në proces të integrimit. Ndërsa, të gjithë ne prisnim të zhvilloheshin negociata mes Kosovës e Serbisë, kemi pasur një tensionim të situatës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe në veri të Kosovës dhe ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale. Kjo sjell pasoja për rajonin por edhe për komunitetin ndërkombëtar siç është sforcimi i panevojshëm i partneriteteve. Mendoj që situate kërkon një zgjidhje e cila besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit dhe 2 faktorët kryesorë.

Mbi nismën “Ballkani i Hapur”, Presidenti Begaj është shprehur që është një domosdoshmëri për integrimin.

Begaj: Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive dhe e domosdoshme dhe e rëndësishme. Për Ballkanin e Hapur, kjo është iniciativë e konceptuar vetëm si ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe burokracive. Nëse sjell iniciativë ekonomike, është e mirë se ardhur si nismë. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik që është integrimi në BE. Nëse nuk bashkëpunojmë me njëri tjetrin si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me komitetin e BE. Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe disa president të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te marrëveshja në Bruksel dhe anekset e dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi te prioritetet.

Begaj shprehet që u ka bërë thirrje autoritete të Kosovës për të treguar maturi dhe se dhuna nuk duhet të jetë një opsion.

Begaj: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i domosdoshëm. Kam bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, mature dhe duhet të dëgjojnë e të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm s’duhet të jetë opsion.

Kurti: Kemi sfida me emisarët, por raportet me SHBA dhe BE janë të shkëlqyeshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se ka dallim kur SHBA-ja i kërkon diçka Kosovës në aspektin e raporteve bilaterale, këtu ka marrë shembullin e refugjatëve afganë. Kurti thotë se pranimin e afro 2 mijë refugjatëve Kosova e ka bërë pa kurrfarë hezitimi.

Megjithatë, sipas kreut të ekzekutivit kosovar duhet dalluar kur një emisar amerikan kërkon diçka që ka të bëjë më raportet e Kosovës me Serbinë.

Kurti thotë se për diçka të tillë duhet të mendohet mirë dhe që Kosova të jetë e vëmendshme.

Unë jam i bindur se do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët edhe evropian edhe amerikan, por raportet tona bilaterale me SHBA dhe BE janë të shkëlqyeshme. Kur vjen emisari evropian apo amerikan si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është ne pyetje Evropa apo Amerika, por është në pyetje raporti ynë me Serbinë. Dhe kjo natyrisht që s’është e njëjta gjë. Duhet ta dalloni kërkesën që na bënë Amerika psh për t’i pranuar refugjatët nga Afganistani, 1893 i kemi pranuar. Këtu s’kemi kurrfarë dilema. Kur SHBA në kuadër të raporteve bilaterale kërkojnë diçka prej neve ne s’kemi kurrfarë dilemash. Por kur emisari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë në raportin tonë me Serbinë, ne duhet të mendojmë mirë, te jemi të vëmendshëm të kujdesshëm, por natyrisht gjithnjë te jemi bashkëbisedues e të përkushtuar”, ka thënë Kurti.

Pas zhvillimeve të fundit në Veri, reagon edhe Arifi përmes një video-mesazhi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një video-mesazhi ka folur për zhvillimin e fundit dhe acarimin e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së për shkak të refuzimit të kryeministrit Kurti për të dëgjuar këshillën amerikane rreth veprimeve në veri të vendit.

Arifi thotë se është shumë i shqetësuar me deklarimet e fundit të Escobar lidhur me raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës. Ai thotë se askush s’ka legjitimitet moral e politik për të acaruar dhe dëmtuar miqësinë historike me Amerikën.

“Jam shumë i shqetësuar me deklaratat e fundit të Escobar në lidhje me partneritetin dhe bashkëpunimin e SHBA-së me Kosovën.

Askush s’ka legjitimitet moral dhe e aq më pak moral të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historikë me SHBA-në”, ka thënë Arifi.

Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit, por është Republika e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që u flijua, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luan Haradinajt dhe e plotë heronjve të tjerë.

“Kosova nuk është republika e Albin Kurtit por e komandantit Adem Jashari dhe flijimit të familjes së tij, të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, luftëtarëve të UÇK-së, republikë e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, IDriz Seferit, Luan Haradinajt, Xhevë Lladrovcit dhe Fehmi Lladrvocit, Ismet Jasharit, Agim Ramadanit e shokëve të tyre”, ka shtuar tutje ai.

Kreu i Preshevës thotë se Kosova është Republikë me angazhimin e palodhshëm të Ibrahim Rugovës e Ukshin Hotit, dhe se është Republikë e Drenicës, Dukagjinit dhe e çdo katrori nga Lindja në Perëndim dhe nga Jugu në Veri.

“Është Republikë me angazhimin e palodhshëm të presidentit Rugova dhe rezistencës paqësore krah Amerikës. Atdhetarit Ukshin Hoti, Republikë e Drenicës dhe Duakgjinit”, thotë Arifi.

Ai thotë se Kosova është edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e Amerikës, NATO-s dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan dhe kanë luftuar për të ndalur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovës.

Në fund ai thotë se i bëj thirrje “shokut Albin” që të ndaloj së dëmtuar raportet me Amerikën.

“Është Republikë gjithashtu edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kosova është gjithashtu Republikë e Amerikës dhe NATO-së dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan për ta ndaluar gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj i bëj thirrje shokut Albin që të ndaloj së shkaktuar dëme të thella Kosovës tonë për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar. Pra askush para Republikës së Kosovës”, përfundon Arifi.

Haziri: Anulimi i Defender-it, shuplakë për Kurtin e Osmanin

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se anulimi i “Defender 23” për Kosovën, është “shuplakë” për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurtin.

“Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin”, ka shkruar Haziri në rrjetin social “Facebook”.

Tutje, ai  ka thënë se, “anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin”.

“Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proevropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike”, shtoi ai.

Në fund, Haziri theksoi se “vazhdojmë ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.

Masat e SHBA-së dhe BE-së, shqetësuese bllokimi i mundshëm i liberalizimit

Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëse nuk angazhohet në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatës në Veri të vendit, paralajmërojnë ish-diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Të shpresojmë që [nuk preket] liberalizimi i vizave” me vendet evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Për tensionet në Veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.

Protestat atje, që vazhdojnë ende, kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Zgjedhjet e 23 prillit prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë kryetarët dhe policinë nga veriu dhe të organizojë zgjedhje të reja lokale.

Kërkesa të ngjashme ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Derisa nuk ka ndonjë përgjigje nga Kurti në lidhje me to, Escobar ka thënë se “mungesa e bashkëpunimit” prej tij do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin euroatlantik. Paralajmërim të ngjashëm ka bërë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Çfarë pasojash mund të ketë?

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë në një zë, lidhur me këtë çështje. Si rëndom, pas masave që paralajmëron Uashingtoni, pasojnë masat që vijnë nga Bashkimi Evropian. Se cilat do të jenë ato, nuk mund ta them në këtë moment, shpresoj të mos jenë diçka që do ta dëmtojnë popullin e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

“Të shpresohet që jo liberalizimi i vizave”, shton ai teksa flet për vendimin që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar, 2024.

Spahiu thotë se pasojat mund të reflektohen edhe në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Një hap më pranë këtij anëtarësimi, Kosova e ka bërë në prill.

Spahiu tërheq vërejtjen se pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, sidomos të SHBA-së, Kosova nuk do të mund të ecë përpara.

“Ne nuk jemi ende një shtet krejtësisht i konsoliduar, kemi probleme të sovranitetit, siç është veriu, dhe shumë aspekte të tjera të pranisë sonë ndërkombëtare nëpër institucione tjera… Na duhet ndihma e miqve tanë, sidomos e SHBA-së. Nëse kjo miqësi luhatet, do të dëmtohen interesat e Kosovës”, thotë ish-diplomati kosovar.

Cilat mund të jenë pasojat nga BE-ja?

Ish-ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha se së paku tri shtete anëtare të BE-së janë duke shqyrtuar pezullimin e fondeve të IPA-s dhe të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Fondet IPA kanë për qëllim t’i ndihmojë vendet që janë në proces të anëtarësimit në BE. Në kuadër të këtij programi, Qeveria e Kosovës dhe BE-ja kanë nënshkruar në muajin shkurt një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh, që do të shfrytëzohen në sektorin e energjisë.

Selimi tha se këto janë informacione të tij:

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së: Së paku 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmend këtu) po e shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkroi ai në Twitter më 31 maj.

Burime të REL-it në Bruksel thonë se mospërmbushja e obligimeve në procesin e normalizimit të situatës në veri “do të ketë pasoja për Kosovën në procesin e integrimeve në BE dhe në aspektin financiar”, por nuk specifikojnë më shumë.

Nëse vjen deri te marrja e masave kundër Kosovës, BE-ja do të shkojë duke i përshkallëzuar ato, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

“Fillimisht do të fillohet me masa më të buta, siç është ndërprerja e shkëmbimeve të rregullta politike në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe BE-së. Më pastaj, këto masa mund të përshkallëzohen me pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e BE-së, pezullimin e qasjes në fondet e BE-së, pezullimin e kërkesës së Kosovës për status të vendit kandidat [në BE], e deri te pezullimi i liberalizimit të vizave”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të bëjë fillimisht përpjekje “për të kuptuar brengat e Kosovës dhe për të dakorduar një rrugë përpara” mes Prishtinës dhe Beogradit.

A mund të ketë pasoja në ekonomi?

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se nuk presin pasoja ekonomike nga SHBA-ja, por, sipas tyre, ekonominë tashmë është duke e dëmtuar situata në veri.

“Kosova e gjeti veten në ballinat e gazetave botërore si një vend krizash dhe ky është alarm i madh për çdo biznes”, thotë Ilir Ibrahimi, drejtor në Klubin e Bizneseve të Kosovës.

“Ata që kanë investuar, kanë frikë për fatin e investimit të tyre, e ata që janë duke menduar të investojnë, heqin dorë menjëherë”, shton ai.

Se si do të zhvillohen gjërat ditëve në vazhdim, nuk është e qartë.

Kurti pranoi se ka sfida në raportet me emisarët ndërkombëtarë, por nuk foli për kërkesat e tyre. Ai tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij, përfshin sundimin e ligjit në këtë zonë dhe largimin e “grupeve kriminale serbe” prej atje.

Kurti vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk mund të bëjë kompromise me “republikën demokratike”.

Kurti: Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i vendit Albin Kurti, tha se nuk ka marr asnjë ultimatum nga ndërkombëtarët sa i përket situatës në veri.

Kurti, këtë koment e bëri në një deklarim për media në Mitrovicë.

Ai tha se në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka ofruar mënyrën e sigurt për të dalë nga kriza në veri.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale”, tha Kurti.

Ai theksoi sundimin e ligjit, në komunat veriore “kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”.

Shefi i NATO-s: Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për “Pobjeda” tha se dhuna e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike.

Tutje, ai tha se si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën, “të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen e BE-së, e cila është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme”.

Shefi i NATO-s, tha se dënon fuqishëm sulmet ndaj trupave të KFOR-it, në veri të Kosovës dhe se sulme te tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

“Po dërgojmë në Kosovë edhe rreth 500 ushtarë të tjerë nga rezerva operative për Ballkanin Perëndimor dhe kemi vënë në gatishmëri një batalion shtesë rezervë, që edhe ata të dislokohen sipas nevojës. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij”, tha ai.

Tutje ai tha se misioni i KFOR-it do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”.

Osmani e hapur për zgjedhje të reja në komunat në veri
Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

Gjatë një interviste për Reuters, Osmani tha se besonte se një peticion ishte mënyra më "demokratike" për të vazhduar zgjedhjet e reja.

“Në këtë mënyrë mendoj se do të garantojmë pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të vinte fillimisht nga ata, nga qytetarët”, tha ajo.

Protestat e dhunshme shpërthyen në katër komuna veriore pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj atje, zgjedhje të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Osmani tha se shkarkimi i kryetarëve të komunave përmes një peticioni do të ishte "një lloj referendumi" i cili do të hapte rrugën për një votim të dytë që do të mbahej për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Ajo tha se i gjithë procesi mund të kryhet brenda disa muajsh.

Megjithatë, ishte e paqartë nëse votuesit serbë lokalë do të merrnin pjesë në një peticion.

Escobar: Vuçiq siguroi se do të ndikojë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë dhe se nuk do që të presë për zgjedhje të reja atje deri në muajin korrik.

"Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat [komunale], Policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth [këtyre] ndërtesave dhe protestuesit duhet të largohen", tha Escobar gjatë një konference për gazetarët në Beograd.

"Shpresojmë të ketë zgjedhje të reja dhe ne duam që serbët të marrin pjesë në to pa parakushte", shtoi ai.

Escobar tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka siguruar se do ta shfrytëzonte ndikimin e tij për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet eventuale.

"Sfida më e madhe për Serbinë është t'i bindë serbët që të kthehen në institucionet [e Kosovës]. Tani kjo është ajo ku unë mendoj se ne jemi në linjë me Serebinë. Ne duhet të sigurohemi se ata që marrin pjesë në zgjedhje dhe serbët që kthehen në institucione, janë të mirëpritur", tha zyrtari i lartë amerikan.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me propozimin evropian për shtensionimin e situatës në veri, Escobar tha se diskutimet mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vazhdojnë edhe pas largimit të këtij të fundit sot nga Beogradi.

"Nuk e di nëse ka pasur ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Shpresoj se Qeveria e Kosovës e kupto se ajo që ne po përpiqemi të arrijmë, është një rezultat i qëndrueshëm dhe reciprokisht i dobishëm për të dyja vendet", tha Escobar, duke shtuar se nuk i ka dhënë ndonjë afat Kurtit.

Ai theksoi se partneriteti i SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën "është i hapur". Por, nëse Qeveria e Kosovës, shtoi ai, merr hapa të njëanshëm dhe largohet nga partneriteti me komunitetin transatlantik, "kjo vetvetiu është një pasojë".

Escobar tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, sepse “në rast se do t’ia kthenin shpinën atij, do t’ia kthenin shpinën Evropës”.

“Kjo, në vetvete, është një pasojë shumë e rëndë”, tha ai.

Escobar theksoi se SHBA-ja është e përkushtuar që ta ndihmojë edhe Kosovën, edhe Serbinë që ta zgjidhi këtë krizë në një mënyrë që përfitojnë të dyja palët.

"Ka kaq shumë potencial në këtë pjesë të botës. Nuk mund ta humbasim këtë fakt", ta ai.

Escobar përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është "kërkesë ligjore" për Qeverinë e Kosovës.

"Në një moment, nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin. Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme", tha Escobar.

Sipas tij, të dyja palët - Kosova dhe Serbia - duhet të përqendroren në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

"Unë ende mendoj se mund t'i kemi të gjitha elementët, shumicën e elementeve, të realizuara këtë vit kalendarik", tha Escobar.

Lajçak pas takimit me Vuçiq: Nevojitet urgjentisht një zgjidhje për krizën në veri

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me Gabriel Escobar, kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për “gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë”.

Ai ka theksuar se dhuna nuk është e pranueshme dhe se “nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale”.

“Në Beograd, Gabriel Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

Lajçak flet pas takimit me Osmanin

Emisari i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën ka qëndruar në Prishtinë, bashkë me Gabriel Escobar.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak sot ka takuar edhe presidenten Osmani dhe krerët e partive opozitare politike.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter tha se Osmanit i ka kërkuar asaj gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë politike për qetësimin e situatës në veri.

“Mëngjesin e sotëm diskutuam situatën në veri të Kosovës me presidenten Vjosa Osmani. Theksuam rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike që do të lejonte qetësimin e menjëhershëm dhe kthimin në normalitet”, ka shkruar ai.

Ndërsa, për takimin me opozitarët, tha se u ka kërkuar atyre të mbështesin zgjidhjet politike të cilat mund të zbusin situatën në veri të vendit.

Kurti ka afat dy ditë për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i ka dhënë dy ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të pajtohet me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për situatën në veri meqë të premten ai dhe emisari Lajçak do t’u raportojnë eprorëve të tyre nëse ka sukses ose jo.

“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajçak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, tha Escobar në një takim me gazetarë.

Escobar tha se nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara do të ketë pasoja, por se ato s’do të ndikojnë në raportet afatgjate mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Dua të bëj të qartë, që ne nuk e shohim këtë si pasojë për marrëdhëniet tona afatgjata, por veprimet e marra ose jo të marra do të kenë disa pasoja që do të ndikojnë pjesë të raporteve tona. Nuk dua të flas për këtë”.

Escobar: Vështirësitë me Kurtin s’i prekin raportet mes dy vendeve

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë bashkë me Emisarin Miroslav Lajçak, në një bisedë me gazetarë kosovarë, ka thënë se raportet që administrata amerikane i ka aktualisht me Kryeministrin Kurti nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment”, ka thënë Escobar.

“Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë. Dua t’ju rikujtoj Serbia ka qenë kundër pavarësisë tuaj më 2008 dhe ne shkuam përpara, ata ishin kundër fushatës për njohje dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër Këshillit të Evropës dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër zgjedhjeve dhe rezultateve dhe ne thamë se ato ishin të drejta dhe të lira”, ka thënë Escobar.

KFOR-i amerikan dhe serbët i masin forcat në tërheqjen e litarit

Edhe sot janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës. Për dallim nga ditët e mëparshme sot është vërejtur numër më i vogël i protestuesve.

Serbët lokalë në Leposaviq kanë vendosur që në kuadër të protestave të përfshijnë edhe disa aktivitete sportive.

Në kuadër të kësaj sot ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe qytetarë serbë kanë garuar në “tërheqje të litarit” shkruajnë mediat serbe.

Lojërat kishin nisur një ditë më parë, ndërsa të martën serbëve iu bashkuan edhe ushtarët që po kujdesen për objektin e Komunës, që kur kanë nisur protestat në fund të majit.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.

Që nga 26 maji 2023, serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po vazhdojnë protestën e tyre. Ata po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

Më 29 maj, situata u përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë u plagosën 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë protestave janë dëmtuar dhe djegur automjete të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.

Gërvalla: Jemi të hapur për zgjedhje të reja në Veri

Kosova është e hapur ndaj mundësisë së zgjedhjeve të reja në katër komuna veriore, por para kësaj duhet të ndërmerren hapa të tjerë, ka thënë të martën ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ministrja Gërvalla, duke folur pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Pragë, tha se fundi i dhunës ishte kushti i parë për të konsideruar zgjedhje të reja.

“Po, ne jemi të hapur për zgjedhje në këto katër komuna, por për të pasur zgjedhje të reja na duhen hapa në mes”, tha ajo.

Ajo tha se Kosovës i duhet gjithashtu “një angazhim nga Serbia se ata nuk do të kërcënojnë më qytetarët serbë të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje”, shkruan Reuters.

Ndryshe, ministrja Gërvalla, për takimin me homologun e saj çek ka shkruar edhe në Twitter.

“Ngrohtësia dhe mikpritja reflektojnë një marrëdhënie të veçantë mes dy vendeve tona. Thellimi i lidhjes sonë do të forcojë Perëndimin dhe Bashkimin Evropian në një kohë kritike”, ka shkruar ajo.

Qalaj tregon çka iu tha drejtori i Policisë për gjendjen në Veri

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se janë njoftuar në detaje nga drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për gjendjen e sigurisë në Veri.

Qalaj shtoi se në pjesë e mbyllur të Komisionit ku nuk ishin prezentë mediat, drejtoi prezantoi një raport korrekt e të drejtë me të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar dhe që janë duke u zhvilluar në katër komunat veriore, raporton EO.

Kur foli për konkursi për zyrtarët policor në veri ai u shpreh i bindur se do të përsëritet për shkak se nuk kanë aplikuar  numër i mjaftueshëm nga komuniteti serb.

“Në pjesë e parë ishit edhe ju ku drejtori raportoi për punën e Policisë gjatë vitit të kaluar dhe përgjatë kësaj periudhe kohore deri më sot. Në takimin e mbyllur u diskutua çështja e operacionit në veri dhe ndikimi i këtij operacioni në punët e Policisë dhe mendoj që drejtori dha një raport korrekt e të drejtë me të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar dhe që janë duke u zhvilluar në katër komunat veriore”. “Çështja e konkursit në veri është obligative për shkak të dorëheqjes së zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga komunitetit serb, është e vetmja mënyrë që të mbushen vendet vakante. Nuk i di shifrat konkrete nuk i kam, mirëpo mendojë që është  një numër i vogël i komunitetit serb. Ka interesim të madh të komuniteteve tjera që jetojnë në atë pjesë. Është sfidë se realisht se Policia, puna kryhet por jo sikurse që ishte dashur të kryhet, nuk ka mundësi tjetër. Polica nëse ka nevojë do të hap konkurs tjetër, jam i sigurt që do të ketë konkurs tjetër”.

Sveçla: Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se tashmë koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

Krasniqi: ShBA dhe BE të zhgënjyer me Qeverinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendi asnjëherë nuk ka ka qenë në një situatë që po e dëmton Kosovën, në raport me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se kurrë nuk ka parë një shqetësim kaq të madh të aleatëve ndërkombëtarë në raport me situatën në Kosovë.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit, dëgjuam qëndrimet evropiane dhe amerikane, ku tashmë janë të njohura, dhe ku po ashtu përsëritëm qëndrimet tona si PDK. Shqetësimi për situatën aktuale është i madh, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë që është duke dëmtuar Kosovës në kuptimin e raporteve ndërkombëtare në radhë të parë me partnerët strategjik. Andaj ne kërkuam dhe shprehëm gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetërorë për të ruajtur relacionet e Kosovës me ShBA-në dhe BE-në”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi është pyetur nëse partia e tij i mbështet zgjedhje të jashtëzakonshme, ai është përgjigjur se në takim me emisarët “nuk është diskutuar për tema konkrete”.

“PDK-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm, sidomos pas të premtes Qeveria pa konsultim në mënyrë të fshehur e pa koordinim kanë ndërmarrë veprime të cilat e kanë sjell këtë situatë. Por ne d të jemi në konsultim ditor edhe me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit me partnerët ndërkombëtarë për të parë se cilat duhet të jenë veprimet e duhura për të shkruar përpara”, ka thënë tutje ai, raporton Dukagjini.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për momentin ajo që është shumë e rëndësishme, është “moskrijimi i mundësive për përshkallëzim të situatës së sigurisë, ruajtja e qetësisë dhe rruga para nesh”.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se është detyrë e krerëve të shtetit që të zgjidhin këtë situatë, jo të krijojnë më shumë probleme.

Osmani: Zgjedhjet në Veri mund të organizohen në përputhje me Kushtetutën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e plotë që të punohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që në veri të vendit të sundojë rendi e ligji dhe të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani, ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Prandaj, theksoi ajo, presim që institucionet ligjzbatuese ta bëjnë punën e tyre, në përputhje me ligjin, në mënyrë që grupet kriminale përgjegjëse për dhunën të përballen me drejtësinë.

Presidentja Osmani ka potencuar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore dhe në këtë kontekst, ajo shtoi se duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Në takim me të dy emisarët, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e fuqizimit të aleancës me SHBA-të dhe BE-në, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për rrugën euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Lista Serbe takohet me Lajçakun dhe Escobarin

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, mesditën e së martës janë takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të dy emisarët kanë zhvilluar takim edhe me krerët e opozitës e presidenten e vendit Vjosa Osmanin.

Kujtojmë se të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Pas Kosovës, dy emisarët do të shkojnë në Serbi.

Përfundon takimi me Presidenten, Escobar dhe Lajçak nisen për takim me opozitën

Ka përfunduar takimi në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

Pas takimit me shefen e shtetit, të dy emisarët do të takohen me liderët e partive opozitare.

Në zyrën e BE-së në Prishtinë tashmë kanë arritur liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj.

Në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar diskutohet për tensionet në Kosovë

Në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ose në atë që njihet në gjuhën angleze si “House of Lords” do të diskutohet sot për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për hapat që duhet ndërmerren për të përkrahur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovës dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim është iniciuar nga baronesha Armika Helic nga partia konservatore.

“Pyetje gojore: Trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe hapat për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në konfirmimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

“Baronesha Helic të pyesë Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se çfarë vlerësimi kanë bërë për trazirat e fundit në veri të Kosovës; dhe çfarë hapash po ndërmarrin për të mbështetur stabilitetin, demokracinë dhe të drejtat e njeriut në (1) Kosovë dhe (2) rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në agjendën zyrtare të “House of Lords”.

Mbledhja e Dhomës së Lartë do të nis në orën 15:30 sipas orës lokale të Kosovës.

Dje ndërkohë në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë deputetja Alicia Kearns ajo që ka ngritur për diskutim çështjen e sigurisë në Kosovë pas trazirave në veri të vendit.

Kearns kishte kërkuar një qëndrim të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme lidhur me ngjarjet në Kosovë.

OSBE e gatshme t’i ndihmojë KQZ-së për zgjedhjet në Veri

Pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kreu i misionit të OSBE-së Michael Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.

“Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.

Aktualisht emisari Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar janë duke zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nis takimi i Osmanit me emisarët e BE-së

Para pak minutash ka nisur takimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Pas takimit me Osmanin, raportohet që dy emisarët do të kenë një takim me krerët e partive opzitare në Kosovës, e pas kësaj të dy do nisen drejt Beogradit për takim me krerët e shtetit atje.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka njoftuar edhe zyrtarisht për takimin që pati mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai ka treguar që pos Kurtit takim pati edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimin.

Sipas këtij njoftimi në Tëitter, Lajcak bashkë me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë pasur tri kërkesa për palën kosovare.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçak.

Escobar: Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që s’e do.

Ai tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje, por se është angazhim ndërkombëtar për Kosovën, ligjërisht i detyrueshëm.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Evropian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”.

Por duket se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do parimisht këtë Asociacion – ishte pyetje e gazetës austriake.

“Nuk varet nga ai. Kjo nuk është çështje mes Kurtit dhe Serbisë. Kjo është një çështje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe nëse nuk do Kurti, ky Asociacion do të bëhet. Pyetja është: a dëshiron Kosova të presë integrimin euroatlantik derisa kryeministri i saj të përmbushë detyrimet e tij ligjore?”, tha Escobar.

Escobar u pyet edhe për atë se çfarë duhet bërë për të ulur tensionet.

“Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës. Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i detyrojë kryetarët shqiptarë në veri të kalojnë nëpër zyra komunale, të cilat janë kaq simbolike për serbët. Megjithatë, puna administrative duhet të vazhdojë. Udhëheqësia e Serbisë, nga ana tjetër, duhet të dërgojë mesazhin e qartë: Dhuna nuk do të tolerohet – jo kundër forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe jo kundër policisë. Dhe atëherë duhet të kërkojmë një mënyrë për të krijuar besim më të madh – edhe nëse kjo do të thotë zgjedhje të reja për kryetarë komunash”.

Emisarët e BE-së takojnë Presidenten dhe opozitën

Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar edhe gjatë ditës së sotme pritet të qëndrojnë në Kosovë.

Ata fillimisht nga ora 9:45 minuta do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Osmanin, ata do të nisen edhe drejt Serbisë.

Por, Escobar dhe Lajçak para se të nisen drejt Serbisë, do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Pas takimit me Osmanin, këta dy të fundit do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Në takimin me Kryeministrin Kurti, Escobar dhe Lajçak paraqitën tri kërkesa, mirëpo siç tha ky i fundit për zgjedhjet nuk u pajtuan.

“Ne prezantuam propozimin në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri pika. I pari de-eskalimi, i dyti zgjedhjet e reja të shpejta dhe i treti kthimi te dialogu. Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të vështirë me kryeministrin për këto pika. Nëse do të kishim arritur një dakordim [për zgjedhjet], do e thoja”, tha Lajçak para gazetarëve.

Për të 9 ditë me radhë vazhdojnë protestat në Veri

Edhe të martën po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Mëngjesin e së martës është raportuar për një numër më të vogël të protestuesve të pranishëm.

Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb.

Kurti pas takimit me emisarët: Shpreha përkushtimin tim të pa rezervë për de-eskalim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka “shprehur përkushtimin e tij të pakursyer për uljen e tensioneve”.

Ai ka përmendur disa hapa thelbësorë drejt de-eskalimit të situatës në veri të vendit, duke filluar me mbarimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga grupet ekstremiste dhe kriminale.

Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e sundimit të së drejtës për të siguruar një fushatë të lirë dhe të ndershme për zgjedhjet e ardhshme.

“Në një takim me Escobar të SHBA-ve dhe Miroslav Lajçak të BE-së, shpreha përkushtimin tim të pa rezervë për de-eskalim. Hapat thelbësor përpara janë mbarimi i menjëhershëm i sulmeve ndaj forcave të sigurisë nga ekstremistët e dhunshëm dhe grupet kriminale, si dhe sundimi i së drejtës për të siguruar fushatë të lirë dhe të ndershme dhe zgjedhje”, ka shkruare Kurti në Twitter.

Delegacionet e BE-së dhe ShBA-së janë duke qëndruar në Prishtinë dhe Beograd për të gjetur një zgjidhje për qetësimin e situatës në tri komuna në veri të Kosovës – Zvecan, Leposaviq dhe Zubtin Potok.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e Lajçak dhe Escobar.

Por, nuk ka pasur një pranim të menjëhershëm të propozimeve nga Kurti dhe bisedimet do të vazhdojnë për dy ditë.

Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të Veriut

I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm.

Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut, si dhe kthim në dialogun me Serbinë.

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit. Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, u shpreh Lajçaku.

Escobar: Respektojmë Kushtetutën e Kosovës, nuk ka votim të detyrueshëm

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës.

Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai.

Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj.

“Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai.

Përfundon takimi, Emisarët e BE-së kanë tri kërkesa për Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i kishin tri kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”.

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”.

Në mesin e kërkesave të përmendura për Qeverinë e Kosovës ka qenë që kryetarët e rinj shqiptarë të mos shkojnë në ndërtesat komunale, dhe që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës nga ato ndërtesa.

Më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se si pasojë e moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, për veprimet në veri, Prishtina është përjashtuar nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të aleatëve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, Defender Europe 2023.

I pyetur se çfarë kërkon aktualisht SHBA-ja nga Kurti, Escobar ka thënë se kryeministrit të Kosovës i janë dhënë shumë porosi.

“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Vazhdon ende takimi Kurti-Escobar-Lajçak

Tashmë janë bërë rreth dy orë qëkur ka nisur takimi në mes kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç bën të ditur mediumi publik, asnjë nga palët nuk kanë dalë nga takimi, ndonëse nga Qeveria është bërë e ditur se takimi do të zgjasë dy orë.

Ky takim po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar për shkak të protestave të serbëve, që pasuan hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të shoqëruar nga forcat e policisë.

Nis takimi i Kurtit me emisarët e BE-së

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar për shkak të protestave të serbëve, që pasuan hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të shoqëruar nga forcat e policisë.

Takimi Kurti-Escobar-Lajçak ishte planifikuar të niste në ora 20:00, por ai është shtyrë për gjysmë ore pasi kryeministri Albin Kurti ndodhej në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, duke ndjekur ndeshjen për Kupën e Kosovës.

Vizita e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë po përcillet edhe nga një numër i medieve të huaja.

BE-ja përmes një deklarate ka kërkuar që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse.

Ndryshe, takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zgjasë dy orë, raporton transmetuesi publik.

The Times: Trazirat në Veri të Kosovës, konflikti tjetër i Evropës

Edhe pse lufta në Ukrainë është një shqetësim për Perëndimin, shqetësues është kthyer edhe një konflikti tjetër kronik në zemër të Evropës.

Ku konflikt rrezikon të rinisë duke sjellë dhunë dhe gjakderdhje.

Trazirat e përhapura në katër qytete me shumicë serbe të Kosovës veriore, të cilat shkaktuan dhjetëra trupa paqeruajtëse të NATO-s të plagosur, e kanë shtyrë aleancën të dërgojë rreth 700 trupa të tjera shtesë në rajon.

Kontigjenti shtesë do i shtohet 4 mijë trupave të cilët janë vendosur në Kosovë, në përpjekje për të parandaluar që shteti më i ri i Evropës të bjerë përsëri në konflikt.

NATO po përpiqet akoma më shumë që të parandalojë një krizë të mundshme, duke pasur parasysh se Beogradi i nxitur nga Moska ka ripërsëritur kërcënimet për Kosovën, të cilën ende e konsideron si pjesë të sajën historike.

Tensionet e shtuara në veri dhe sulmet ndaj trupave të KFOR, kanë ardhur si pasojë e vendimit të qeverisë së Kosovës për të mundësuar hyrjen në zyra të katër kryetarëve të komunave në veri, të zgjedhur në zgjedhje të cilat u bojkotuan nga si nga kandidatët serbë, ashtu edhe nga qytetarët e kësaj etnie.

Si rezultat, pjesëmarrja ishte 3.5 për qind. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, insistoi se ata duhet të marrin detyrën, duke argumentuar se përndryshe zgjedhjet do të bëheshin të pakuptimta.

Vendimi i tij mund të ketë qenë i saktë nga ana kushtetuese, por ishte padyshim një vendim i pamatur politikisht.

Ky është edhe përfundimi i nxjerrë nga SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s, të cilët u bënë pjesë e një lufte të shkurtër dhe të ashpër në vitin 1998 për të mbrojtur shqiptarët etnikë nga përpjekja brutale e Slobodan Millosheviçit, lideri serb që u akuzua më vonë për krime lufte, pasi u përpoq t’i dëbonte shqiptarët nga atdheu i tyre.

Forcat e NATO-s fituan, serbët u tërhoqën dhe Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë në shkurt 2008. Megjithatë, i lindur nga dhuna, shtetit të ri me vetëm 1.9 milionë banorë ende i mungon stabiliteti apo njohja e plotë ndërkombëtare. mes shteteve që nuk e njohin ende si një shtet të pavarur, është edhe Rusia, Kina, Spanja, Greqi, Rumania, Qiprio e Sllovakia.

NATO ka bërë çmos për të garantuar të drejtat e pakicave për 50.000 serbët që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë të pranojnë shkëputjen e Kosovës. Por çdo shpërthim i dhunës frenon përpjekjet diplomatike për të shtyrë Beogradin që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe forcon mospërputhjen e nacionalistëve serbë, duke përfshirë presidentin aktual, Aleksandar Vuçiç.

Kundërshtimi i tyre nxitet natyrshëm nga Rusia, e cila ka arsye të veçantë tani për dëshirën për të larguar vëmendjen e NATO-s nga mbështetja e saj për Ukrainën.

Vitin e kaluar pati trazira në veri të Kosovës lidhur me futjen e targave të reja të veturave, të lëshuara nga qeveria e Prishtinës për të zëvendësuar targat e vjetra të lëshuara në Beograd. Targat e reja janë parë nga shoferët serbë si njohje e shtetit të pavarur të Kosovës. Demonstratat u frenuan, por serbët e Kosovës ngritën ankesa të reja, duke thënë se “marrëveshja e normalizimit” e vitit 2013, e cila i lejonte ata të formonin një “bashkësi të komunave serbe” nuk ishte zbatuar. Prandaj ata bojkotuan zgjedhjet për kryetar bashkie në prill.

I tronditur nga dhuna e rizgjuar, Uashingtoni lëshoi një kritikë jashtëzakonisht të ashpër ndaj zotit Kurti për imponimin e kryetarëve shqiptarë. Kosova u hoq menjëherë nga pjesëmarrja në një stërvitje të përbashkët stërvitore ushtarake të NATO-s “Defender 2023”.

Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet me premtimet kundër korrupsionit, argumentoi, me të drejtë, se shumica e dhunës u nxit nga Beogradi dhe u krye nga banditët vendas. Por ai pranoi në një intervistë me The Times se kryebashkiakët e rinj ishin vetëm “gjysmë legjitimë”.

Ka dy mënyra se si ai tani mund të tërhiqet nga vendimi që soll tension. Ai mund të shpallë zgjedhje të parakohshme – edhe pse serbët ndoshta do t’i bojkotojnë edhe ato. Ose ai mund t’u kërkojë kryetarëve të komunave që të rikthehen dhe të emërojnë serbët si zëvendës të tyre për të kryer pjesën më të madhe të punës së përditshme. Serbia dhe Rusia do të përpiqen të pengojnë çdo zgjidhje. NATO duhet të vijojë rolin e saj vëzhgues në lidhje me një luftë të re të mundshme ballkanike. /The Times

Ushtarët e lënduar të KFOR-it në Veri, kthehen në Itali

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qershor se 15 ushtarë italianë të lënduar janë kthyer në shtëpi për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të KFOR-it, 11 prej këtyre ushtarëve të lënduar i kishin pësuar lëndimet gjatë përleshjeve më 29 maj në Zveçan, ndërsa tetë të tjerë u referuan nga kampi Villagio Italia në Pejë për trajtime mjekësore.

“Sot, 15 nga 19 trupat u kthyen në Itali dhe u transferuan në spitalin ushtarak italian ‘Celio’ për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Të tjerët do të shërohen në infermierinë mjekësore të KFOR-it në Shtabin e KFOR-it dhe janë planifikuar që së shpejti të kthehen në detyrat e tyre”, thuhen në njoftimin e KFOR-it.

Në po të njëjtën ditë, NATO bëri të ditur se kanë filluar të arrijnë në Kosovë trupat përforcues, të përbërë nga 500 ushtarë të ardhur nga Turqia.

NATO tha se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale, raporton REL.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Rohde: Kurti të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.

E ato kërkesa të BE-së janë shtensionimi i situatës në Veri, si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter, teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot, si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.

”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Me kërkesë të deputetes Kearns, në parlamentin britanik do të diskutohet për situatën në Kosovë

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka kërkuar që në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në rend dite të futet edhe diskutimi për situatën e krijuar në Kosovë.

Kearns ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik e domethënës ndaj miqve kosovarë.

“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë. Ajo do të zhvillohet në orën 15:30”, ka shkruar Kearns në Twitter.

Çfarë thanë emisarët pas tensioneve në Veri?

BE i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që “të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialog” për të gjetur zgjidhje

Ka dhjetë ditë që situata në Veri të vendit është tensionuar, për shkak se kryeministri Albin Kurti vendosi t’i fus në objektet komunale kryetarët e rinj shqiptarë.

Për ta “normalizuar” gjendjen në katër komunat, Kosova dhe Serbia me ndihmën e emisarëve Mirsloav Lajcak dhe Gabriel Escobar do të negociojnë për shpalljen e zgjedhjeve të reja atje. Kurti dhe Vuçiq kanë pozicione të ndryshme edhe për procesin elektoral.

Vuçiq do garanci për Asociacionin, Kurti vendosje të sundimit të ligjit, ndërkohë që OSBE ka shpallur 9 hapa për shtensionim të situatën dhe mbajte të zgjedhjeve këtë vit.

Kryeministri Albin Kurti ende nuk i ka plotësuar kërkesat e SHBA-së pas tensioneve në Veri, pavarësisht se nga Washingtoni ka ardhur ndëshkimi i parë, përjashtimi i FSK-së nga ushtrimi i madh ushtarak ndërkombëtar, “Defender Europe ’23” ndërkohë që janë paralajmëruar edhe masa tjera.

As Serbia nuk i ka përmbushur kërkesat e Washingtonit – uljen e gatishmërisë ushtarake për luftë dhe tërheqjen e ushtrisë nga kufiri me Kosovën.

Këto zhvillime janë arsyeja e vizitës së evropianëve dhe amerikanëve në Kosovë dhe Serbi. Kurti do t’i presë sot në një takim në Prishtinë të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Situata në veri është më e qetë tash, por ende e tensionuar kur janë bërë 10 ditë që prej kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore u futën në objektet komunale me ndihmën e Policisë.

Kurti thotë se për shtensionimin e situatës atje duhet që të ndalet dhuna dhe të bëhet “zbatimi i menjëhershëm” i marrëveshjes për normalizimin e raporteve, të arritur me Serbinë në shkurt dhe mars.

“Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme”, shkroi Kurti në Tëitter të dielën, pasi njoftoi për një telefonatë me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Duke i komentuar tensionet e fundit në veri, Kurti ka thënë se Kosova mund ta zvogëlojë numrin e zyrtarëve policorë në ndërtesat komunale, nëse paraprakisht bandat e financuara nga Beogradi do të shkojnë “ose në Serbi, ose në burgje”.

Por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e kishte paraqitur themelimin e Asociacionit si kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke paralajmëruar se pa Asociacion, serbët do t’i bojkotonin zgjedhjet, siç edhe ndodhi.

Lista Serbe po e kushtëzon sërish pjesëmarrjen në zgjedhje me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

BE do zgjedhje të reja në veri dhe jo parakushte për themelimin e Asociacionit

Bashkimi Evropian ka kërkuar të shtunën që Kosova t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri dhe që kryetarët e zgjedhur të shkojnë në objekte alternative për t’i kryer detyrat. Zgjedhjet e reja, BE ka kërkuar që “të shpallen sa më shpejt”.

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur në të katër komunat, dhe ato të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to”, thuhet në deklaratën e Unionit, të lëshuar nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell pas takimit që ai e pati në Moldavi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron ku edhe lindi zyrtarisht ideja për zgjedhje të reja.

BE i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që “të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialog” për të gjetur zgjidhje “që garanton siguri dhe pjesëmarrje për të gjithë qytetarët”.

S’është harruar të përmendet as Asociacioni. Për të nisur punën për themelimin e një bashkësie komunash me shumicë serbe, BE kërkon që të mos ketë parakushte.

“Diçka e tillë hap rrugë për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit. Kjo përfshin edhe nisjen, pa asnjë vonesë tjetër, dhe pa parakushte të punës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, është thënë mes tjerash në thirrjen e bllokut europian”, u tha në deklaratë.

Escobar: Të hiqen policët nga komunat dhe të nisin me urgjencë diskutimet për Asociacionin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të dielën për BBC-në se përshkallëzimi i tensioneve në veri ka mundur të shmanget, por që ai “ka qenë rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar”.

Escobar foli për rezistencë nga Qeveria e Kosovës në përpjekjet e tyre për t’u koordinuar, ndërsa ka treguar se cilat janë kërkesat e qarta të tyre për kryeministrin e Kosovës.

“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Propozimi i OSBE-së: 9 hapa për shtensionimin e situatës

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, shtetit që po kryeson edhe me presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) i ka paraqitur nëntë hapa si manual për rrugën drejt deeskalimit të situatës në veri.

Së pari, sipas OSBE-së, Kosova dhe Serbia duhet ta riafirmojnë përkushtimin për marrëveshjen e fundit dhe aneksin e implementimit.

Së dyti, të largohen policët specialë nga komunat veriore dhe të reduktohen forcat serbe.

Sigurinë ta marrin në dorë Policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it. Ky është propozimi tjetër i OSBE-së.

Si hap i katërt është propozuar anulimi i protestave dhe kthimi në normalitet i shërbimeve komunale. “Jeta normale fillon, garantohet akses për punëtorët e komunave”.

Si hap të pestë OSBE propozon që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Hapi tjetër, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve.

OSBE propozon gjithashtu që si organizatë të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në fund, shprehet mbështetja për implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë.

Pas tensioneve në Veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

NATO ka konfirmuar më 5 qershor se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese për misionin në Kosovë, KFOR, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zvecan më 29 maj i kishin lënë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do tA përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, falënderoi Turqinë për dërgimin e trupave përforcues për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in.

“Turqia është një aleate e rëndësishme dhe shumë e vlerësuar, duke dhënë kontribute kyçe në NATO. Këtu përfshihen trupat për misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, gjë që është edhe më e rëndësishme tani, kur tensionet janë të larta”, citohet t’i ketë thënë Stoltenberg presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoganit, më 4 qershor.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë. /REL

Krasniqi: Dy kryetarët në Veri po kontribuojnë në shtensionimin e situatës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka vizituar Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku është pritur nga dy kryetarët e komunave, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Krasniqi tha se ka parë nga afër “sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime”.

“Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.

Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.

Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.

Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sulmohet vetura e policisë në Zveçan

Është sulmuar Policia e Kosovës, në veri të vendit në Zveçan.

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta veturën e policisë, sipas Zëdhënësit të Policisë, Baki Kelanit.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion”, tha ai.

Kelani bëri të ditur se nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

KFOR-i largon disa tela gjemborë në Zveçan
Foto marrë nga REL

Pjesëtarët e KFOR-it, i kanë larguar disa tela gjemborë që ishin vendosur ditë më parë për shkaqe sigurie në Zveçan.

Situata atje duket se është më e qetë dhe numri i protestuesve është i vogël.

Telat gjemborë u vendosën pas përleshjes që ka ndodhur mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Nga protestat në veri, u lënduan pjesëtarë të KFOR-it, Policisë së Kosovës si dhe u sulmuan mediat.

Sarrazin: Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit
Manuel Sarrazin

Për Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tashmë Kosova dhe Serbia e kanë humbur besimin e perëndimit pas incidenteve në pjesën veriore të Kosovës, derisa sipas tij, komuniteti ndërkombëtar është “shumë i zemëruar dhe zhgënjyer”.

“Palët në konflikt tashmë kanë humbur një pjesë të madhe të besimit. Pavarësisht kësaj, nuk kam asnjë dyshim se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij me mençuri dhe vendosmëri. Ka një mandat të qartë dhe nuk ka ndryshuar. Kemi bërë thirrje për maturi. Problemi është se përderisa shumica etnike serbe në këto katër komuna veriore nuk merr pjesë në zgjedhje, problemi nuk do të zgjidhet”, tha ai për mediumin gjerman Table Berlin.

“Fillimisht, më duhet të them atë që i thashë drejtpërdrejt kryeministrit Kurti: Secili është përgjegjës për veprimet e veta. Natyrisht, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbjellë mosbesim shtesë me deklaratat dhe sjelljen e tij në javët e fundit”.

Rakiq dhe Simiq edhe sot me protestuesit në Zveçan

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Protestat vijnë pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj komunal atje, zgjedhje këto që Lista Serbe i ka bojkotuar në prill.

Komandanti i KFOR-it për situatën në veri: Kurti bëri veprime të njëanshme

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, tha se veprimet e kryeministrit të Kosovës, sa i përket situatës në veri, ishin të njëanshme.

Ai, kështu tha në një intervistë për gazetën italiane Corriere Della Sera.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai.

Tutje, ai tha se pavarësisht që nuk gjykon “vendimet politike,  ka për detyrë të shqetësohet për pasojat e tyre, të cilat në një kontekst kaq delikat mund të çojnë lehtësisht në përshkallëzim, siç e kemi parë”.

Ndër të tjera, ai tha se përgjegjësia nuk është vetëm e njërës palë, por që të dyja duhet të fokusohen në dialog dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Arifi: Presioni nga ShBA dhe BE ka ndikuar në ç’tensionimin e situatës në Veri

Vizita e nesërme në Kosovë dhe pastaj në Serbi e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, sipas analistëve politikë, po konsiderohet efektive për normalizimin e situatës në veri të vendit.

Ata po ashtu po vlerësojnë se edhe propozimi evropian për organizmin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore në Kosovë, do të kontribuojnë në qetësimin e situatës.

Analisti Fidan Ukaj tha për KosovaPress, se vizita e tyre do të ketë ndikim të madh për ta qetësuar gjendjen në veri të vendit. Sipas tij, edhe në takimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një dakordim se si të dilet nga kjo gjendje.

Analisti Dritoro Arifi ka thënë se presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, ka ndikuar në ç’tensionimin e situatës në veri të vendit.

Arifi tha se ardhja e Escobar dhe Lajçak, do ta drejtojë çështjen në atë që do të mbahen zgjedhjet e reja.

Ndërsa, sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, Arifi ka thënë se mënyra se si BE po e udhëheq dialogun, po i tregon Serbisë dhe Rusisë, që çështja e Kosovës është papërfunduar politikisht.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, do ta vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin të hënën dhe të martën.

Vizita e tyre, do të ketë për qëllim të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale, e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Pra, fokusi së pari do të jetë në uljen e tensioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve në bazë të asaj që është propozuar pas takimit në Moldavi.

Në Moldavi, më 1 qershor, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës, gjatë takimit të tyre me presidentët e të dy vendeve, Vjosa Osmanin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se mund të bëhen zgjedhjet në veri, duke respektuar ligjet në fuqi.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska por edhe ata pa maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të KFOR-it, policisë dhe mediave.

Si pasojë e tensioneve atje, Bashkimi Evropian, përmes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka paraqitur tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri.

Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes disa pamjeve të publikuara në Twitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë.

Sa i përket Serbisë, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga ky shtet që të ulë gjendjen e gatishmërisë ushtarake, dhe që të ndihmojë në uljen e tensioneve në mesin e protestuesve serbë në veri.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. /REL

Shea: Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës

Ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, duke komentuar sitën e krijuar në Veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit a thënë se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shea e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, ka thënë Shea.

Feith: Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për Veriun

Pieter Feith, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në Veri.

Feith u shpreh se tërheqja e përkohshme e policisë së Kosovës nga veriu do të ndihmonte në shtensionimin e situatës.

“Kurti të dalë me një iniciativë të vetën për veriun. Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë. Por gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që Kurti të dalë përpara me një veprim të vetin politik. Nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës”, tha zyrtari i lartë në një intervistë për Euronews Albania.

Situatë e qetë në Veri të Kosovës

Në tri komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku serbët po protestojnë kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, nata kaloi e qetë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Në Zveçan, një grup i vogël protestuesish qëndruan gjatë tërë natës afër objektit komunal.

Për momentin situata e përgjithshme në këto komuna paraqitet e qetë, ndërsa, numri i protestuesve është simbolik, raporton KP.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Escobar: Të largohen kryetarët dhe policia nga objektet komunale, të fillojë puna për Asociacionin

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i largojë kryetarët e ta tërheqë policinë, dhe pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin.

Këto i tha Escobar në një intervistë për BBC Radio, ku pas tij menjëherë edhe Kurti ishte në intervistë, për të komentuar ngjarjet në Veri të vendit.

“Ky eskalim ishte rezultat pjesërisht i pagatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar(…)Përpjekjet tona për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte, nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura. Ai (Kurti) duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht, urgjentisht të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.

Kurti: Nuk mund të lejojmë që Kosova të bie në duart e milicisë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë një intervistë në BBC Radio, ku ka komentuar ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës.

Kurti ka theksuar se nuk mund të lejojmë që Kosova të bie në duart e milicisë fashite, që kryesohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ne konsiderojmë ShBA-të, BE-në, e Britania e Madhe si vende demokratike dhe botën perëndimore si partner të padiskutueshëm. Por ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Disa mund të komplikojnë, por situata është e thjeshtë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës mund të zvogëlojë numrin e trupave të policisë në objektet komunale në veri, por, së pari duhet që bandat kriminale atje të shkojnë ose në Serbi ose në burg.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ne kemi tri objekte komunale dhe nëse jo kryetarët, kush duhet të jetë aty. Dhe nëse këto komuna nuk janë për kryetarët, për kënd janë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, kështu duhet të jetë dhe të qëndrojë. Ata janë struktura ilegale të ndikuara nga Beogradi që duan ta destabilizojnë vendin tonë. Ne duam republikë demokratike, dhe në këto objektet ne mund ta zbusim numrin e policisë, por së pari bandat që kanë sulmuar gazetarët, policinë dhe KFOR-it duhet të shkojnë ose në Serbi ose në burg”, ka shtuar Kurti.

Sulmohet në lëvizje vetura e Policisë në Leposaviq

Dje është sulmuar me mjete të forta një veturë e Policisë së Kosovës në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.

Policia njofton se nuk ka identifikuar ndonjë person si të dyshuar.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Opozita: Kurti po kërkon që t’i prish raportet e krijuara ndër vite me ShBA-të

Shqetësuese dhe të dëmshme për Kosovën po e konsiderojnë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, kryeministri Kurti po kërkon që t’i prish raportet e krijuara ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga PDK-ja thonë se për 20 vite që nga pas lufta, nuk ka pasur më shumë deklarime kundër Kosovës. Ndërsa nga LDK-ja fajësojnë kryeministrin Kurti se po kërkon që t’i përmbys raportet me ShBA-në.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, thotë se situata në Kosova është shqetësuese, kur kihet parasysh gjendja në veri.

Ai ka kërkuar unifikim të spektrit politik, e sidomos me ata të Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Është shqetësuese situata kur i sheh kaq shumë prononcime kundër si asnjëherë më parë në 20 vjet e fundit, dhe e them se vërtetë duhet të jetë shqetësuese për gjithë nivelet politike e ekonomike dhe intelektuale të vendit. Ne kemi edhe zëra tjerë duhet unifikim i spektrit politik të brendshëm dhe njëkohësisht unifikim i spektrit politik në raport me partnerët ndërkombëtarë. Alternativ tjetër Kosova nuk mund të ketë”, thotë Shala, teksa adreson kritika për mostransparencë në politikën e jashtme.

Teksa u pyet për gjendjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Shala e sheh si të lënduar.

Ai i numëron edhe dështimet e diplomacisë kosovare.

“Është e lënduar shumë, është e lënduar tej mase. Ne edhe ashtu e kemi pas mangësi sidomos në këto dy vitet e fundit për shkak të situatës politike të brendshme dhe skajshmërish jo profesionalizmit në menaxhimin e politikave të jashtme me lobim, me sqarim e hapat tjerë në vendosjen e diplomacisë. Ne kemi ngritur shumë herë shqetësimet tona që na duhet kapacitete shtesë në diplomaci dhe në arenën ndërkombëtare. Na duhet mobilizim shtesë, por ju e dini që ka pasur një mostransparencë qysh në fazën e gjitha këtyre rinegociatave të marrëveshjeve, qoftë në energji, apo me targa dhe largimi nga institucionet e gjithë komunitetit serb”, u shpreh Shala.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se Kosova ka shënuar regres në politikën e jashtme për këto dy vite.

“Unë prej se ka ardh kjo Qeveri, gjithmonë kam thënë se ka regres në politikën e jashtme, sepse tash e dy vite e gjysmë, ne nuk kemi parë që ka pasur progres sa i përket politikës së jashtme. Kemi parë një dialog që aspak nuk ka pasur transparencë, një kryeministër i cili ka marrë një pushtet 51 për qind me parimin tjera dhe kur ka ardh në pushtet të gjitha ato i ka shkel, ndërsa asnjëherë nuk është dakorduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, tha ajo për EO.

Ndërsa gjendjen në veri, Krasniqi e sheh shqetësuese. Thotë se shefi i Qeverisë po kërkon që t’i përmbys të gjitha raportet me ShBA-të.

“Gjendjen në veri në këtë situatë e ka sjellë vetë kryeministri Kurti, duke mos u dakorduar me ShBA-në dhe po mendoj se e gjithë marrëveshja që është bërë në Ohër, kemi prit si LDK që të ketë marrëveshje reciproke që të dyja shtetet ta njohin njëra-tjetrën, kemi parë një marrëveshje bazë ku vetë Lajçak ka thënë se për shkak të gjendjes në veri, nuk mund të ketë njohje përfundimtare po njohje bazë që të ecim tutje, ndërsa e pamë deklaratën shqetësuese të ambasadorit amerikan për sanksione tjera dhe po presim që gjatë javës kryeministri të vijë dhe të raportojë në Kuvend. Është kryeministri Kurti që po shikon t’i përmbys të gjitha raportet që i kemi krijuar e kultivuar me vite ShBA-të, sepse janë ata të cilët na kanë ndihmuar që Kosova sot të jetë shtet”, u shpreh Krasniqi.

Kush përfiton nga trazirat në Veri të Kosovës?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?

Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.

Dhuna shpërtheu pas përpjekjes për të filluar detyrën tre kryetarë shqiptarë të komunave të banuara me shumicë serbe, të zgjedhur me një numër shumë të vogël votash pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët. Një nga këta kryetarë bashkish është Izmir Zeqiri. Pas së hënës ai nuk është kthyer më në komunë. “Megjithëse kam kompetenca që m’i jep kushtetuta, nuk duam të kthehem në një faktor që prodhon dhunë, përkundrazi – qëllimi ynë është paqja, zhvillimi dhe krijimi i një hapësire në të cilën çdo qytetar është krenar.”

SHBA nuk janë entuziastë” me Kosovën

Por parimisht 58 vjeçari e quan të drejtë që qeveria e Prishtinës kishte këmbëngulur që ai të fillonte punën si kryetar komune. Përgjegjësinë për këtë gjendje, Izmir Zeqiri e shkon vetëm tek Serbia. “Problemet me të cilat ne konfrontohemi tani nuk janë të reja, dhe unë besoj, se këto probleme janë ushqyer nga propaganda serbe, unë jam i sigurtë, që ato janë vërejtur edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.”

Por aleatët një pjesë të përgjegjësisë për shpërthimin e dhunës ia vunë edhe Prishtinës, pasi SHBA dhe BE kishin kërkuar më parë nga Prishtina të mos e bënte me detyrim futjen e kryetarëve të komunave në zyrat e tyre. Si reagim, SHBA e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje ushtarake. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në Prishtinë u shpreh se “do të thoja, se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk janë shumë entuziastë, kur bëhet fjalë të angazhohen për interesa të tjera të Kosovës, si për shembull puna me vendet e tjera që nuk kanë njohur Kosovën apo mbështetja aktive e zhvillimit europian dhe euroatlantik të Kosovës.”

Kush përfiton?

Për studiuesin e Europës Juglindore, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit nga i gjithë ky shkallëzim më shumë përfiton presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Serbia del mirë nga kjo, dhe është pozitive për Rusinë. Rusisë i pëlqejnë trazirat në Ballkan.” Jo sepse Rusisë, kjo i sjell diçka, por është një manovër për tërheqjen e vëmendjes. Rusisë i ndihmon ta paraqesë të dobët perëndimin dhe i mban marrëdhëniet me Serbinë. “Në të njëjtën kohë Vuçiqi nuk i ka prishur marrëdhëniet me perëndimin dhe kështu ai i ka mbajtur të gjitha dyert të hapura, ashtu siç e bën këtë prej një dekade.”

Sipas Bieber adresimet e drejtpërdrejta të fajit nuk janë të peshuara mirë. Dhuna nuk erdhi në fund të fundit nga autoritetet kosovare të sigurisë. “Duhet kërkuar me kujdes se kush është përgjegjës për këtë dhunë. Ka arsye të forta për të besuar, se përgjegjësia qëndron tek Beogradi.”

BE para rrënojave të politikës së saj

Si Prishtina edhe Beogradi nuk marrin as edhe një pjesë të vogël të përgjegjësisë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën. BE përpiqet tani të pastrojë rrënojat para të cilave ndodhet: Jo shumë kohë larg BE ndërmjetësoi në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo arriti të lëvizë të dyja palët në deklarata verbale që të normalizojnë marrëdhëniet. Dhuna e re që shpërtheu është një hap mbrapa për një proces, fuqia lëvizëse e të cilit nuk është e sigurtë. “Gati mund të thuash, se e vetmja gjë pozitive në këto zhvillime është që BE-së dhe SHBA-së iu demonstrua para syve, se përpjekjet e deritanishme të tyre nuk kanë aspak sukses”, thotë eksperti Florian Bieber.

Një hap pozitiv

Të paktën kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron këtë javë ia dolën të ulin në një tavolinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi. Shenjat për afrim nuk u dhanë në fund të këtij takimi, por pati kërkesa të reja të palës europiane, për kthim në ujditë e mëparshme. Sipas Scholz një propozim i gatshëm është në tryezë që tani. Ai kërkoi që “të mos lejohet të shtyhet larg kjo mundësi, pse konkretisht tani në këtë situatë mungon guximi për të kryer me përgjegjësi veprimet e duhura.”

Konkretisht Kosova duhet të fillojë me realizimin e premtimit për Asociacionin e Komunave Serbe dhe duhet të mbajë zgjedhje të reja në veri. Qeveria e Prishtinës ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të reja, megjithëse gjithçka varet, nëse to do të marrin pjesë serbët. Edhe këtë e kërkuan Macron dhe Scholz në Moldavi.

Serbisë i pëlqen statusquoja

Eksperti për Europën Juglindore, Florian Bieber thotë se duhet një ristartim i negociatave. Për një kthim në premtimet e mëparshme as Serbia dhe as Kosova nuk kanë stimuj të mëdhenj. Për presidentin serb këto probleme janë një manovër e dëshiruar për largimin e vëmendjes nga problemet e brendshme. Kryeministri Kurti nuk do të shkojë shumë larg në lëshimet për komunat serbe. “E me këtë kemi një situatë, ku në të vërtetë të dyja palët nuk janë të gatshme për kompromis”, thotë Bieber.

Serbia vetë mund të jetojë shumë mirë me gjendjen e status-quo-së, Kosova jo edhe aq. “Këtu nevojitet presion masiv dhe stimuj masiv për të arritur progres të vërtetë.” Asnjë zgjidhje e shpejtë në horizont për një konflikt që zgjat me dekada. /DW

Kusari-Lila: Formimi i Asociacionit, veç sipas Kushtetutës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të vije asgjë në konsideratë përveç ky mekanizëm duhet të bazohet në Kushtetutën e vendit.

Sipas saj, formimi i Asociacionit i bazuar në Kushtetutë është garantuar edhe me letrën e dërguar në vitin 2015, nga ish-shefja për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini si dhe nga ShBA-ja.

“Është thënë shumë herë janë parime të pa ndryshuara për pozitën, por besoj edhe për të gjithë në Kosovë, mbi se çfarë duhet që të bazohet një statut i asociacionit dhe është në të gjitha argumente të cilat lidhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me letrën e Mogherinit, me mendimin dhe rikonfirmim e kritereve nga ShBA-të. Asgjë tjetër nuk mund të vije as në konsiderim njëjtë sikur se nuk ka ardhur edhe propozimi i ekipit menaxhues, i cili u shkarkua”, tha ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se marrëveshjet e arritura më Serbinë, e që sipas saj, kanë peshë më të madhe nuk janë duke u zbatuar nga shteti serb.

Ajo përmendi marrëveshjen për energjinë, që sipas saj, Kosovës po i kushton me miliona euro, ku bëri thirrje që zbatimi të fillojë sa më shpejt në mënyrë që të ketë normalizimi me furnizim dhe me faturim në veri të vendit.

“Gjithashtu është edhe një situatë në të cilën marrëveshjet të tjera kanë peshë tepër të rëndësishme edhe për ne si shtet edhe për qytetarët e Republikës të cilat nuk po zbatohen dhe për të cilat Serbia ka përgjegjësi të madhe. Shumë herë dhe në plotë raste përmend marrëveshjen me energjinë, e cila po i kushton shtetit me miliona euro dhe asgjë më pak rëndësishme nuk është fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje dhe normalizimi me furnizim natyrisht edhe me faturim në veri se sa çështjet tjera”.

“Qytetarët e Republikës duhet të trajtohen njëjtë duhet t’i mbajnë obligimet dhe përgjegjësit që i kanë ndaj shtetit por edhe ndaj shpenzimeve që i bëjnë,” tha ajo.

Tensionet në Veri, Lajçak dhe Escobar më 5 qershor në Kosovë

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar, të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KP.

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se Finer kishte biseduar të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për bisedën me kryeministrin e Kosovës.

Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes.

“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin për telefonatën e së premtes.

Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë.

Ndërkaq kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u kritikua të premten nga opozita e vendit në parlament për veprimet në veri pa bashkërendim me aleatët kryesorë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, që kundërshtuan hyrjen me forcë ne komunat veriore, por ai këmbënguli se përgjegjësia është e Serbisë.

Serbia nga ana tjetër ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për acarimin e situatës.

Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prilli në Kosovë, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta. Të hënën protestuesit u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Përplasjet shkaktuan plagosjen e 30 ushtarëve dhe nxitën shqetësimin për ripërtëritje të konfliktit në rajonin e trazuar.

Perëndimi ka ushtruar trysni për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve, përfshirë zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës, uljen e gatishmërisë së trupave serbe në kufi dhe riangazhimin për procesin e normalizimit.

“Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimet e Shtëpisë së Bardhë për telefonatat e Zëvendës Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. /VOA

Kurti nuk zbrapset: Policia s’lëvizë derisa jashtë komunave ka grupe kriminale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke vazhduar diskutimet në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Kryeministri para deputetëve tha se nuk mund të largohet Policia e Kosovës nga veriu, derisa ka banda kriminale jashtë komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

“Sa i përket komunave të veri të Kosovës, Policia e Republikës së Kosovës është në ndërtesat e komunës për shkak se jashtë ka banda kriminale, unë jam për një situatë normale, ku edhe nëpër komunat në veri nuk ka më shumë policë së komunat tjera, por ka punë që të arrihet ajo”, tha ndër tjera ai.

Kryeministri tha se ekstremistët kriminel po gjenden në veri dhe se e vetmja zgjidhje është të largohen ata ose të arrestohen.

Seanca është duke vazhduar, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka dalë nga salla pas përfundimit të fjalimit.

Rakiq: Të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka dalë me një varg kërkesash ndaj institucioneve të Kosovës.

Teksa po qëndronte në Zveçan bashkë me protestuesit, ai foli para mediave duke i renditur kërkesat e tyre në mënyrë që protestat të ndalen.

Ndër to, ai tha se të gjitha procedurat hetimore ndaj protestuesve serbë të ndërpriten dhe të gjithë ata të lirohen.

“Këto janë kërkesat e qytetarëve që po protestojnë qetë në komunat në veri. Ato janë kërkesa të njohura: largimi i njësive speciale nga ndërtesat komunale; lirimi i qytetarëve tanë të arrestuar, të rrëmbyer, atë ditë kur ishin protestat; të mos vijnë kryetarët e komunave si kaubojë, sepse kjo nuk është ‘pordha e tyre’, por shtëpi e qytetit, që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe të ofrojë shërbime për ta. Kjo do të ishte faza e parë për përmbushjen e kërkesave tona”, deklaroi Rakiq.

Ndërkaq faza e dytë, sipas tij, është tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore, si dhe të formohet Asociacioni.

Por, ajo që Rakiqi e konsideroi si më të rëndësishmen, është ndërprerja e të gjitha hetimeve penale ndaj të gjithë serbëve që morën pjesë në protestat e fundit, por edhe ata që ishin nëpër barrikada.

Sveçla viziton Veriun

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Jasenovikun, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.

Ai atje u prit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku tha se ata s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.

“Djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla.

Kurti përmend emrat e organizatorëve të trazirave në Veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë si autore për eskalimin dhe tensionimin në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e Policisë, për të ushtruar detyrat e reja.

Në debatin parlamentar për situatën e fundit, Kurti ka thënë se Beogradi zyrtar ka mobilizuar grupe kriminale për ta eskaluar gjendjen, duke publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe

Tutje ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin. Ai gjithashtu theksoi se si qeveri i kanë shumë dëshmi se si kanë vepruar bandat kriminale në veri gjatë kësaj kohe.

“Kemi datën 29 maj ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje e video, e foto që eskalimi i situatës ishte i planifikuar, mirë organizuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi zyrtarë i cili është kujdesur që shqetësimet e shprehura nga zërat e ndryshëm që paralajmëronin eskalim të situatës se nëse policia nuk tërhiqet, nëse kryetarët nuk shkojnë në punë që këto shqetësime t’i kthejnë në realitet.

Pra ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të mobilojë grupe kriminale që vërtetë ta eskalojnë situatën. E kundërta duhet të ndodhte, që të mbështeteshin kryetarët e rinj në vendin e tyre të punës”, ka deklaruar kryeministri Kurti në fjalën e tij para deputetëve.

Sot debat parlamentar për situatën në Veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot (e premte), do të mbajë debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës.

Ky debat vjen pas zhvillimeve të fundit në veri, ku serbët lokal po protestojnë ndaj vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në komunat në veri.

Kujtojmë se protestat në tri komuna në veri të vendit filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.

Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë perëndimor thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe bënë thirrje për qetësim të situatës

Kryeministri Kurti, i ka mbrojtur veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Borrelli me tri kërkesa për Osmanin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot presidentes Vjosa Osmani.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda.

– Zgjedhjet e reja lokale tani

– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës

– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja

“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”, ka shkruar në fund përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell.

Kurti zhvillon telefonatë me zyrtarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.

Në këtë telefonatë, Kurti ka paralajmëruar se është pajtuar për zgjedhje të reja në komunat veriore të vendit.

“E falënderova për telefonatën e tij dhe shpreha përkushtimin tim për të punuar me ShBA-në për të ulur tensionet. Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes: Serbia është destabilizuesi i vetëm në rajon

Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar një grafikon ku e bën një krahasim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë grafikon, Kosova paraqitet si vend demokratik me aspirate euro-atlantike, ndërsa Serbia si vend destabilizues në rajon.

“Këto janë vetëm disa nga dallimet e thella mes Republikës së Kosovës si shtet demokratik dhe paqësor dhe, në anën tjetër Serbisë si destabilizuesi kryesor në rajon”, ka thënë ministri Armend Mehaj.

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe Scholz kërkuan që Kosova të gjejë mënyra për të mbajtur zgjedhje të reja në veri dhe që serbët të marrin pjesë në to.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha ajo, në një konferenë për media, pas takimit me liderët evropianë gjatë pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Osmani tha po ashtu se u tha liderëve evropianë se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kjo nuk bëhet menjëherë, por këto janë procedura ligjore që u mundësojnë qytetarëve të vendosin nëse duan të mbajnë zgjedhje”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Macron gjithashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

Osmani e Vuçiq përplasen në samitin e Moldavisë

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë këmbëngulën të enjten se duan të zbutin krizën në veri të Kosovës, por treguan pak shenja të tërheqjes nga pozicionet e tyre kundërshtare.

Me të arritur në një samit në Moldavi, me më shumë se 40 liderë evropianë, Vjosa Osmani e Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë nuk e përshëndetën njëri-tjetrin edhe pse qëndronin vetëm disa metra larg.

Të dyja palët janë nën presionin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje pas një linje të gjatë krizash mes qeverisë etnike të Kosovës të dominuar nga shqiptarët dhe minoritetit serbë që janë shumicë në veri.

Dhuna u ndez të hënën pasi autoritetet e Kosovës, të mbështetura nga njësitë speciale të policisë, vendosën kryetarët shqiptarë etnikë në zyrat në komunat veriore. Kryetarët e komunave ishin zgjedhur me pjesëmarrje prej vetëm 3.5 për qind të votuesve pasi serbët bojkotuan zgjedhjet lokale.

Osmani tha se Beogradi po përpiqej të destabilizonte Kosovën pasi nuk kishte arritur të pajtohej me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia.

“Të gjithë e kuptojmë se kërcënimi i vërtetë në fakt vjen nga mohimi i Serbisë për ekzistencën e një shteti sovran të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo akuzoi Vuçiqin për mbështetjen e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas saj ishin përgjegjëse për përleshjet që plagosën 30 trupa paqeruajtëse të NATO-s dhe 52 protestues serbë.

“Presidenti Vuçiq duhet të ndalojë së mbështeturi bandat kriminale në Kosovë. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë nëse dëshiron vërtet paqe. Ai ende nuk e ka treguar këtë”, tha ajo.

Serbia e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Pas arritjes në samitin që po mbahet në Moldavi, Vuçiq ishte më pak i ashpër në retorikën e tij krahasuar me të parën e shtetit të Kosovës, raporton Reuters.

Ndryshe, Osmani dhe Vuçiq janë takuar veçmas me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, një organ prej më shumë se 40 vendeve.

Nesër debat parlamentar për situatën në veri të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë parlamentare duke filluar nga ora 10:00.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në këtë seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

Ajo pikë është debati parlamentar për situatën në veri të Kosovës.

Kujtojmë se, nesër bëhen një javë prej kur ka filluar të tensionohet situata në pjesën veriore të Kosovës, që nisi me protesta nga serbët lokal, për të kundërshtuar kryetarët e komunave veriore që të futen në objektet e tyre të punës.

Kurti takohet me Hovenier

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier.

Raportohet se temë kyçe e takimit do të jetë situata në veri.

Ky takim vjen pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.

Sanksionet erdhën pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Dy kosovarë sulmohen nga një grup kriminelësh në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy kosovarë, janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka bërë të ditur se viktimat janë sulmuar "nga një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer".

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, përderisa personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit të Mitrovicës Veri”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Blinken: Kosova dhe Serbia të ndëmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet në veri të vendit, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, u tha Blinken gazetarëve në Oslo të Norvegjisë.

“Shumë aleatë shprehin shqetësimin për rritjen e tensioneve në veriun e Kosovës dhe i dënon fuqishëm sulmet e fundit ndaj KFOR-it, kolegëve tanë italianë dhe hungarezë që u lënduan në atë sulm. Ftojmë Qeverinë e Kosovës dhe të Serbisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën dhe të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Blinken.

Blinken ka thënë se përkrahin procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por këto tensionime, sipas tij, nuk e ndihmojnë procesin.

Vuçiq takon Macronin: E falënderova për mbështetjen rreth zhvillimeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar sot presidentin francez Emmanuel Macron.

Vuçiq, e ka falënderuar Macron për mbështetjen që i ka dhënë Serbisë, në lidhje me situatën e fundit në veri të Kosovës.

“E falënderova presidentin Emmanuel Macron për qëndrimin dhe mbështetjen e prerë që i dha Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Macron, tha të mërkurën se Kosova është përgjegjëse për dhunën e shkaktuar në protesta në veri.

Kancelari austriak për situatën në veri: Është e rëndësishme që dhuna të ndalet
Kancelari austriak Karl Nehammer

Kancelari austriak Karl Nehammer, ka reaguar në lidhje me situatën ën veri të Kosovës.

Kancelari Karl Nehammer (ÖVP) takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në samitin e Komunitetit Politik Evropian për të diskutuar situatën e tensionuar në Kosovë.

“Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, tha ai në prag të nisjes së Samitit.

Tutje, ai tha se Serbia ka një ndikim të madh dhe po luan një rol të madh në de-përshkallëzimin e situatës.

“Është e rëndësishme që dhuna të ndalet menjëherë”, tha kancelari.

Sveçla: Serbët e Kosovës po detyrohen të marrin pjesë në protesta

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se serbët e Kosovës, po detyrohen nga Lista Serbe për të marrë pjesë në protesta.

Sveçla, tha ata në vazhdimësi nën trysni dhe kërcënime kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

“Pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë. Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje, ai tha se kjo mund të nënkuptojë “kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve, largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave”.

Sveçla tha se “dënojmë ashpër veprimet e vazhdueshme të Listës Serbe dhe bandave kriminale të drejtuara nga ta, me porosi të Beogradit. Këto taktika duhet të ndalen që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime”.

Kurti: Policia largohet kur bandat kriminale shkojnë në Serbi ose në burg
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kryetarët e komunave të veriut duhet të vijojnë punën në ndërtesat komunale.

Kurti, tha se zyrtarët policorë do të largohen nga aty, kur bandat kriminale të tërhiqen, e që sipas tij, duhet “ose të shkojnë në Serbi, ose në burg”.

“Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilët shtiren si protestues e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës, prej të cilëve duhet të çlirohet edhe Republika jonë demokratike dhe njëkohësisht edhe komuniteti serb dhe për këtë po ashtu e kemi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti për gazetarët të enjten.

“Mund ta paramendojë zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave, kur të largohen këto banda kriminale, ata ose të shkojnë në Serbi ose në burg”, vazhdoi ai.

Kurti tha se kryetarët e rinj të komunave veriore, janë legalë dhe kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur janë kryetarë legalë të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë për shkak të trysnisë së Serbisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet, trysni kjo e cila ka qenë me frikësime, kërcënime e shantazhe”, tha ai.

“Tani ata kandidatë që kanë garuar dhe kanë fituar, duhet ta bëjnë punën sepse për këtë paguhen dhe unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës, duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesa e Republikës”, vazhdoi ndër të tjera kryeministri.

Rama: Konflikti në veri zgjidhet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ndërkombëtarë të tjerë, në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, në Moldavi.

Rama, përmes një postimi në Facebook tha se rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në.

“Ndërkohë, konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë” ka shkruar Rama.

Rama ka publikuar një video ku shihet të bisedojë me liderë evropianë.

Hoti kritikon Qeverinë: Nuk dinë se çfarë bëjnë
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, në lidhje me qëndrimin e Antony Blinken, për situatën në veri.

Blinken, tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Ndërsa, këtë deklaratë Kurti e ka quajtuar “të padrejtë, të gabuar, lënduese dhe shumë naive”.

Lidhur me këtë, Hoti ka thënë se “pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri”.

“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet”, ka shkruar Hoti.

“Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, vazhdon ai.

Pavarësisht thirrjes së policisë, qytetarët tubohen në jug të Mitrovicës
Foto marrë nga REL

Pavarësisht thirrjeve të Policë së Kosovës, që qytetarët t’i shpërfillin thirrjet për protestë në jug të Mitrovicës, atje janë mbledhur një numër i tyre.

Protestuesit janë parë me flamuj shqiptarë, duke ju përgjigjur thirrjes “Marshim drejt veriut”.

Në vendin e ngjarjes janë parë zyrtarë policorë.

Policia, më herët ka njoftuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.

Tensionet në Veri, Rama takohet me Vuçiq

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Kishnjev të Moldavisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të diskutuar mbi situatën në veri.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

E pranishme në samit ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Vuçiq po mbështet bandat kriminale në veri dhe kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë.

Osmani, tha se nuk ka plan të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo u shpreh se i takon shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që t’i caktojë takimet për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin
Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se nuk ka plan të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo u shpreh se i takon shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që t’i caktojë takimet për dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani tha se Kosova është në favor të dialogut, “mirëpo insistojmë që ato për të cilat dakordohemi, pastaj edhe të zbatohen”.

Ajo po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

Osmani, më herët tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për "bandat kriminale" nëse vërtet do paqe.

Vuçiq: I kërkova serbëve në veri të “luftojnë” në mënyrë paqësore
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se të enjten ka folur me serbët në veri të Kosovës.

Ai për Tanjug tha se ka kërkuar nga ata që të “këmbëngulin në luftën për ligj dhe drejtësi dhe mbi të gjitha ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore në lidhje me KFOR-in”

“Siç bënë dje dhe pardje, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të përpiqemi t’i bëjmë disa njerëz të kuptojnë se 3.4 për qind nuk janë zgjedhje legjitime dhe se ata nuk e imponojnë vullnetin e tyre me forcë dhe nuk futin forca speciale policore dhe të mos e ngacmojnë dhe persekutojnë popullin serb”, tha Vuçiq.

Ai tha se sot do të ketë takime edhe me Scholz dhe Macron, si dhe me shumë kryeministra dhe presidentë të tjerë.

Osmani: Vuçiq duhet ta ndalojë mbështetjen për bandat kriminale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet ta ndalojë mbështetjen për "bandat kriminale" nëse vërtet do paqe.

"Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet ta pranojë të kaluarën e tij", tha Osmani për Reuters.

Osmani po merr pjesë në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

"Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran", tha Osmani.

Borrell: Pres takim me Vuçiqin, dhuna nuk është rruga e duhur
Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell
Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.

Gajtë hyrjes në Samitin e liderëve Evropian, Borrell tha se është në pritje të një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

”Jam në pritje të një takimi me Vuçiqin. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rrugë, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”, tha Borrell.

Sveçla: Thirrjet për protestë nuk i ndihmojnë Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas thirrjeve për protestë në jug të Mitrovicës, ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sveçla tha se thirrjet për protestë dhe me synim marshimin drejt veriut të vendit, janë të panevojshme dhe nuk i ndihmojnë Republikës së Kosovës.

“Përmes këtij organizimi në rrjetet sociale po tentohet të nxiten tubime të panevojshme. Sipas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, kjo thirrje po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta nëpër rrjetet sociale”, tha tutje Sveçla.

Më herët edhe policia e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërfillin thirrjet për protestë, pasi janë të dyshimta dhe “qëllimkëqija”.

Policia ka ftuar qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e organizimit nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Shefi i NATO-s: Dërgimi i trupave në Kosovë, nuk do të thotë dorëheqje nga zgjidhja politike
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jenes Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë se aleanca heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike”.

Vërejtjet Stoltenberg erdhën përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë Oslo.

Stoltenberg tha se NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet, raporton Anadolu.

Kujtojmë që të hënën protestuesit serbë në veri, u përplasen me ushtarët e KFOR-it, ku mbetën të lënduar 30 ushtarë.

U paralajmërua protestë në jug të Mitrovicës, policia del me njoftim për qytetarët
Ilustrim
Ilustrim

Të mërkurën në rrjete sociale, janë shpërndarë disa thirrje për protestë ndaj qytetarëve shqiptarë, në jug të Mitrovicës.

Mirëpo, pas kësaj Policia e Kosovës, ka bërë thirrje që qytetarët ta shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në këto protesta.

Sipas policisë, është vërtetuar se shumë nga këto profile të rrjeteve sociale, janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë “qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”.

Përmes një njoftimi, policia ka ftuar qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e organizimit nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

Në Mal të Zi mbështetje për serbët në Kosovë

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë të Malit të Zi.

Në tubim nuk pati fjalime, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin "Kosova është zemra e Serbisë" dhe mesazhe të tjera.

Siç raporton REL, ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi - Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh.

Pjesëmarrës ishin edhe disa deputetë të partive më të vogla pro-serbe, si Bogdan Bozhoviq nga Partia Popullore Socialiste dhe Marko Millaçiq nga Mali i Zi i Vërtetë, si dhe bartësi i listës zgjedhore të Koalicionit Popullor, Dejan Vukshiq.

Fillon tubimi i protestuesve në Zveçan e Zubin Potok
Protestuesit serbë në Zubin Potok/ Foto marrë nga REL

Protestuesit serbë kanë filluar të tubohen në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në orët e hershme të mëngjesit, është një numër më i vogël i protestuesve.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, janë duke u regjistruar në listën e të punësuarve që është vendosur në një tavolinë, si dëshmi “që vijnë në punë”, raporton REL.

Për situatën në veri, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Sveçla: Arrestohet veterani që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq.

Sveçla, përmes një postimi në Twitter, tha se Jevtiq, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, për t’u bashkuar protestave në veri është arrestuar.

“Menjëherë pas hyrjes në Kosovë për t’iu bashkuar trazirave të dhunshme, veterani i ushtrisë serbe Sinisha Jevtic u arrestua. Ai ishte shoqëruar në kufirin e Kosovës nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, nga një parti pro-ruse e ekstremit të djathtë”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla njoftoi se Jevtiq, kishte luftuar në Koshare me ushtrinë serbe.

“Në luftën e Kosovës, ai po ashtu kishte luftuar në Koshare. Ai me krenari mban medaljet e Kasapit të Ballkanit, Millosheviqit. Para se të vinte në Kosovë, ai shpërndante broshura te veteranët për t’i mobilizuar për ‘çlirimin final të tokës së shenjtë’”, tha Sveçla.

“Jevtiq identifikohet si serb dhe si rus, dhe hapur mbështetë agresionin rus në Ukrainë me simbolin Z”, vazhdon ai.

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës
Vjosa Osmani - Presidente e Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Takimi do të zhvillohen ndaras, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Kujtojmë që, të mërkurën Macron tha se Kosova është përgjegjëse për tensionimin e situatës në veri.

“Ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare në situatën aktuale dhe mungesë respekti për një marrëveshje që është e rëndësishme dhe është mbyllur disa javë më parë”, ka thënë ai.

Vazhdojnë edhe sot protestat në veri

Protestuesit serbë edhe të enjten do të vazhdojnë të tubohen afër ndërtesave komunale në veri të vendit.

Protestat do të vazhdojnë në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Ditën e djeshme, janë raportuar sulme ndaj mediave që po raportonin nga vendi, ndërsa u raportua se cak i sulmeve ishte edhe një veturë e policisë dhe u lëndua një zyrtar policorë.

Protestuesit serbë, kanë filluar protestën më 26 maj, kjo erdhi pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj komunal.

Kujtojmë që, të hënën protestuesit u përballën me ushtarët e KFOR-it, ku mbetën të lënduar 30 ushtarë.

Ndërtesat komunale po mbrohen nga policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Zbutet Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shpërndarë në Twitter një intervistë që e ka dhënë për gazetën “Financial Times” që është publikuar sot në media.

Bashkë me linkun e intervistës, kreu i Qeverisë ka ndarë edhe komentin “SHBA-në e kemi partner kyç që do ta konsultojmë gjithmonë”.

Pas 60 orësh në komunë, lajmërohet kryetari i Leposaviqit

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka folur për Albanian Post duke treguar se akoma nuk e ka ndarë mendjen se edhe sa gjatë do të qëndrojë brenda hapësirave të ndërtesës së Komunës.

Janë bërë më shumë se 60 orë qëndrimi brenda, por zhvillimet jashtë zyrave ku po protestohet nga serbët, dhe ato në Prishtinë, do të bëjnë që Hetemi të vendosë kur të dal nga komuna.

“Kurr më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë”, ka treguar Hetemi për Albanian Post.

“Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë”, ka treguar kryetari Hetemi.

Çështjen e ushqimit dhe higjienës nuk e ka problem thotë, ani pse aty brenda ka tre ditë që po qëndron.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.

“Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë”, tregoi më tej ai.

Hetemi ka treguar se brenda është i shoqëruar nga policë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

“Unë jam në vendin tim”, përfundoi Hetemi.

Reagon Kirby pas protestave në Veri: Situata të depërshkallëzohet

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) në ShBA, John Kirby, sot ka folur për situatën në veri të Kosovës në një konferencë për media. Ai tha se ShBA-ja dëshiron të shohë situatë të depërshkallëzuar dhe që dhuna të ndalojë.

I pyetur për deklaratat e Kurtit lidhur me reagimin amerikan për situatën në veri, ai ka thënë se nuk i ka parë komentet e tij.

“Nuk i kam parë komentet e kryeministrit, por do t’i përsëris reagimet tona se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme për depërshkallëzim. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it”, tha ai.

Sipas tij këto sulme, që lënduan disa paqeruajtës, janë absolutisht të papranueshme.

“Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të sigurohen që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe t’i largojnë forcat policore nga afërsia”, tha Kirby.

Ai tha se Serbia duhet të ulë nivelin e statusin e forcave të armatosura.

“Ky është reagimi ynë. Mendoj se është e vështirë të mendohet se kjo është hiperbolike në çfarëdo mënyre”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby.

Osmani nga Moldavia shqetësohet për zhvillimet e fundit në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Moldavi, prej ku ka publikuar pamje nga pritja e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se ka pasur edhe diskutime me miq lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Schmidt e konsideron konfliktin në Kosovë të “kufizueshëm”

Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, e konsideron të pamundur përshkallëzimin mes Serbisë dhe Kosovës pas trazirave të fundit nga militantët serbë në veri të Kosovës.

Në të kaluarën ai ka përjetuar konflikte shumë më dramatike, por konflikti aktual mund të jetë “i kufizuar”, tha Schmidt, shkruan Phoenix.

Megjithatë, një parakusht për një afrim është “që të ekzistojë një strukturë e orientuar drejt rregullave që u jep të dyjave – në këtë rast Kosovës dhe Serbisë – mundësinë e ekzistencës paralele”.

Një problem në Ballkan është se konfliktet nuk mund të kufizohen në rajone.

“Ballkani është në vetvete një rajon lehtësisht i ndezshëm në të cilin ne të gjithë duhet të bëjmë çmos për të mbështetur qetësinë, paqen dhe mungesën e dhunës”, tha Schmidt.

Për këtë arsye, përpjekjet ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian janë “të domosdoshme”. Për Schmidt, rendi i ditës është “një mënyrë bashkëpunimi reciprok” dhe “njohje e pavarësisë së vendeve përkatëse”.

Bugajski kritikon administratën e SHBA-ve: Më shumë i shërben jostabilitetit

Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski, në RTK Prime, ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

“Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke shkurtuar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve, por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto”, deklaroi Bugajski.

Më tej, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj. “Pra duket se ka një qasje dyshtresore. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion”.

“Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës”, sqaroi më tej Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

“Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi”, deklaroi Bugajski, teksa shtoi se më pak se kaq do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë, e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

“Uashingtoni duhet të marrë një hap prapa,  të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodhë. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje”, ishte përgjigja e Bugajskit lidhur me atë se në ç’pikë janë raportet me SHBA-së dhe Kosovës .

E për qasjen kritike të administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një administratë që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se  nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.

“Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, sqaroi më tej Bugajski.                     

Ndërkaq për deklaratën e kryeministrit kundrejt Sekretarit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështetë plotësisht.

“Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodhë është naiv. Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo do të vazhdojë të ndodhë, pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë një shtensionim të situatës”, deklaroi Bugajski

E për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose i përket institucioneve të saj, ose nuk i përket.

“Uashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë  me institucionet e saj në të  gjithë territorin apo t’i lëmë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla”, derisa ai vuri krahasimin me Luginën e  Preshevës, në kërkesat e ngjashme.

“Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe nëse nuk ndodhë kjo do të kemi më shumë konflikt”, deklaroi Bugjaski.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Bugajski kritikoi këtë qasje të opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet ajo. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë.

“Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë”, deklaroi Bugajski në RTK Prime.

Ai, më tej shtoi se “një front i bashkuar brenda Kosovës  i ndihmon jo vetëm opozitës si të tillë, bile edhe në Serbi, por ndihmon të gjitha forcat që dëshirojnë ta shohin Kosovën si të suksesshme”.

Shtensionimi i raporteve SHBA- Kosovë

Lidhur me raportet SHBA-Kosovë, Bugasjki shpreh  besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja.

Bugasjki kritikoi administratën e Biden-it për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi.

Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiqit për ta përdorur situatën në Kosovës për të ruajtur pushtetin vet, përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në serbi që të krijohet një pushtet tjetër.

Bugasjki në fund tha se administrata Bidenit mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që, sipas tij, është politikë e dështimit.

Ristuccia: Po të mos kishim ndërhyrë tani do të mbanim zi për të vdekurit

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR-i në veri, tani do të mbanin zi për të vdekurit.

Këtë deklaratë, Ristuccia e ka dhënë në një intervistë për gazetën italiane, La Republica.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, ka deklaruar Ristuccia.

Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Ndryshe, rreth 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, meqë qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve.

Muja: Në disa raste kishte reagime të pamatura në Kosovë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici fashiste e cila dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, po ashtu sipas tij ndikim në veri ka edhe Aleksandër Vulin, e Milan Radojçiq.

Ai, në Debat Plus, ka thënë se në veri, grupet kriminale nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve, por edhe ndaj serbëve që mendojnë ndryshe nga ta.

“S’kemi problem me popullsinë lokale, rreziku është nga ta. Këta kanë problem edhe me serbë që mendojnë ndryshe. Ia digjnin veturat serbëve që i ndërronin targat”, ka thënë ai.

Tutje, ai i ka cilësuar të pamatura disa deklarata pas aksionit të Policisë në veri. Ai e përmendi edhe Viola Van Cramon, e cila sipas tij nuk ka vepruar drejt kur i ka qortuar policët e Kosovës në veri.

“Në disa raste kishte reagime të pamatura në Kosovë, duhet të peshohen mirë deklaratat. Duhet të jenë të kujdesshme, sepse keqpërdoren nga grupe kriminale. Unë mendoj që ato deklarata krijuan pasoja, sikur duhet të krijohej një lloj proteste, nga grupet në mungesë të popullsisë lokale”, ka thënë ai.

Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdoğan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Türkiye më 28 maj.

Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdoğan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut.

Presidenti Erdogan ka deklaruar se si Turqia është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.

Pas sulmeve nga protestuesit serbë, lëndohet një polic në Veri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një pjesëtar i tyre është lënduar pas gjuajtës me gurë nga protestuesit serbë në veri, derisa ishte brenda veturës zyrtare të tij.

Përpos lëndimit të zyrtarit policor, ka pasur edhe dëme materiale nga thyerja e xhamave të veturave.

“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës.

Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

Hoti: Kosova, fituese duke bërë politikë të mençur, jo politikë të forcës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës”.

Këto komente ai bëri pas deklaratave të Kurtit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili kishte kritikuar kreun e ekzekutivit kosovar për ndërhyrjen në Veri të Kosovës.

“Kosova ka dalë fituese duke bërë politikë të mençur, e jo politikë të forcës. Kosova ka dalë fituese duke ndjekur këshillat e aleatëve, e jo duke u konfrontuar me ta. Kosova nuk ka dobi nga veprime të cilat sado të drejta që duken në shikim të parë, na dëmtojnë qëllimin tonë afatgjatë – që është integrimi në BE e NATO dhe miqësia e përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Hoti.

Volker: Kosova gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me ShBA-të dhe BE-në

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker, ka thënë se qeveria e Kosovës gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Volker, ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës. Me zotin Volker bisedoi kolegia Keida Kostreci.

Zëri i Amerikës: Ambasador Volker, cili është mendimi juaj për tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe përshkallëzimet atje?

Kurt Volker: Së pari duhet të them se është një gjendje shumë e rrezikshme. Kemi parë shumë herë në të kaluarën se si nacionalizmi etnik ka shpërthyer në konflikt të hapur në Ballkan. Një gjë e tillë duhet parandaluar me çdo kusht. Duke pasur parasysh këtë, mendoj se veprimet e policisë së Kosovës ishin të tepruara. Ata duhet të kishin vepruar me më shumë maturi. Por nga ana tjetër duhet të kuptojmë se arsyeja se pse filloi e gjitha, ishte veprimtaria disavjeçare nacionaliste e Serbisë në Kosovë, në Bosnje, në Mal të Zi dhe në vetë Serbinë dhe nuk ka patur përpjekje për ta frenuar atë. Mendoj se kjo krijoi një situatë ku Kosova pati ndjesinë se po gërryhej sovraniteti i saj. Refuzimi i komunitetit serb (në Kosovë) për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, përpjekjet për të krijuar Asociacionin e komunave me mbështetjen e Serbisë, të gjitha këto krijuan përshtypjen se Serbia po përpiqej të ndërhynte brenda Kosovës, gjë që natyrisht, ishte e papranueshme për autoritetet e Kosovës.

Në këto kushte, zgjidhja është më shumë angazhim nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian, që duhet të zmbrapsin këto prirje nacionaliste dhe duhet t’i përqendrojnë përpjekjet tek krijimi i stabilitetit dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të gjithë.

Zëri i Amerikës: Sekretari amerikan i Shtetit, fajësoi direkt qeverinë e Kosovës për “hyrjen me forcë në komuna” duke theksuar se veprimet ishin marrë pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara. A mendoni se qeveria e Kosovës duhet të kishte qenë më e matur dhe të mendonte pasojat e mundshme, para se t’i ndërmerrte ato hapa?

Kurt Volker: Së pari, lidhja e ngushtë me Shtetet e Bashkuara është jetike për Kosovën. Prandaj ishte e nxituar dhe e pamatur nga ana e tyre që t’i ndërmerrnin këto veprime pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara. Dhe mendoj se kjo reflektohet në deklaratën e sekretarit Blinken. Në të njëjtën kohë, unë mendoj se deklarata anashkalon një pjesë të përgjegjësisë së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që dështuan të mbanin nën kontroll disa nga këto veprime nacionaliste serbe me kalimin e kohës, gjë që ishte edhe arsyeja që e nervozoi Kosovën.

Pra, nga perspektiva e Kosovës ishte një kombinim faktorësh. Megjithatë është e rëndësishme që Kosova të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet, të punojë me komunitetin ndërkombëtar, sepse nuk do të jetë në një situatë më të favorshme për t’i bërë ballë nacionalizmit serb duke vepruar e vetme, sesa po të punojë me komunitetin ndërkombëtar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë nga intervistat dhe deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti, duket se ai nuk po bën një hap prapa, por po thekson se përballë një regjimi si ai i Serbisë, qeveria nuk do të zmbrapset dhe do të mbrojë demokracinë e saj. A janë konstruktive këto deklarata?

Kurt Volker: Unë e kuptoj këndvështrimin e tij, si edhe faktin që për të është politikisht e rëndësishme që të mos duket i dobët. Por në të njëjtën kohë, unë mendoj se ai dhe autoritetet e Kosovës në përgjithësi duhet të gjejnë një rrugë për të zbutur situatën, për t’u rikthyer tek bashkëpunim me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, duke këmbëngulur njëkohësisht që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë një rol më të fuqishëm se saj ka luajtur deri tani për zmbrapsjen e veprime nacionaliste.

Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që edhe Shtetet e Bashkuara të bëjnë përpjekje për uljen e shkallëzimeve, që situata të mos acarohet edhe më shumë.

Zëri i Amerikës: Amasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në përgjigje ndaj qëndrimit të Kosovës, NATO-ja anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen Defender 23. A mendoni se kjo ishte një kundërpërgjigje e përshtatshme?

Kurt Volker: Mendoj se është një çështje gjykimi. Është e qartë që qeveria e Shteteve të Bashkuara është e pakënaqur me qeverinë e Kosovës dhe ata deshën të bënin diçka për ta shprehur këtë pakënaqësi. Mendoj se për shkak të mënyrës se si veproi Kosova, pa u konsultuar drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, SHBA po përpiqet të mbajë qëndrim. Personalisht unë mendoj se ne duhet të mbështesim pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, t’i këshillojmë ata që të bëjnë një hap pas, të qetësohen, të mos shkallëzojnë situatën dhe të mbajmë një qëndrim më të balancuar lidhur me rolin që po luan nacionalizmi në rajon në këto momente.

Zëri i Amerikës: Duke pasur parasysh se sa i ashpër ishte ky qëndrim amerikan, sa mendoni se është dëmtuar marrëdhënia mes dy vendeve që të dyja palët e kanë konsideruar të veçantë?

Kurt Volker: Mendoj se do ta karakterizoja situatën aktuale si zhgënjim dhe nervozizëm. Shpresoj që situata të hyjë në rrugë të mbarë përsëri.

The Guardian: Nëse dhuna përfundon, Kurti ofron zgjedhje të parakohshme në Veri

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian shkruan se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i përgatitur të marrë në konsideratë zgjedhjet e parakohshme në Veri të Kosovës me shumicë serbe, pasi disa burime britanike shprehën shqetësimin se SHBA dhe BE po bëjnë një gabim duke kërcënuar aleatin e tyre me ndëshkim për trajtimin e dhunës së fundit nga Kurti.

Një ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar tha se i dërguari i BE-së në Kosovë duhet të qëndrojë mënjanë, ndërsa kryetarja e komisionit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, paralajmëroi SHBA-në kundër ndëshkimit joproporcional të Kurtit.

Emmanuel Macron, presidenti francez, tha se Kurti kishte bërë gabime dhe se do ta takonte bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kriza u përshkallëzua të hënën pasi qeveria e Prishtinës dërgoi kryetarë komunash, të mbështetur nga policia e Kosovës, në zyrat e komunave veriore të dominuara nga serbët pas zgjedhjeve që serbët etnikë i kishin bojkotuar.

Shumica e serbëve etnikë të zonës nuk e kanë pranuar kurrë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia dhe e konsiderojnë Beogradin kryeqytetin e tyre, më shumë se dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit represiv serb.

Shqiptarët etnikë përbëjnë më shumë se 90 % të popullsisë në Kosovë, por serbët e veriut kanë kërkuar prej kohësh zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE të vitit 2013 për krijimin e një asociacioni të komunave autonome në zonën e tyre.

Bieber: Vuçiqi ka kontroll të plotë ndaj serbëve në Veri

Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

DW: Zoti Bieber, sa jeni të shqetësuar se ky konflikt mund të përshkallëzojë edhe më shumë në Kosovë?

Florian Bieber: Mendoj se duhet të kemi parasysh se probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin në Kosovë është jashtëzakonisht i ultë, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në fuqi në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s. Mendoj se ka më shumë gjasa që ky lloj konflikti që e pamë (më 29. maj) të përsëritet, nëse nuk ka deeskalim si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo serbe. Ndaj autoritetet ndërkombëtare po veprojnë në këtë drejtim, që kjo të mos përsëritet. Por edhe kjo në vetvete është shumë destabilizuese si për Kosovën ashtu edhe për gjithë rajonin. Ndaj mendoj se nuk do të shohim ndonjë konflikt në shkallë të gjërë. Por edhe ajo që po ndodh tani ka tashmë disa pasoja për të dyja vendet.

DW: Pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur është ditur se shqiptarët mund të marrin kontrollin e komunave? A do të thotë kjo se vetë serbët e hapën gropën vetë…?

Florian Bieber: Mendoj se çështja është se këtyre institucioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive u mungon vërtet legjitimiteti demokratik. Pjesëmarrja ishte dukshëm nën 10 për qind. Në disa raste, si në qytetin e Zveçanit, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3 për qind. Pra, kryetarin e bashkisë e kanë votuar vetëm rreth 100 njerëz. Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht me urdhër të Beogradit. Ata insistuan që fillimisht të formohet asociacioni i komunave me shumisë serbe – kjo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa Kosova insistonte në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sepse që nga vjeshta, që nga largimi i serbëve nga institucionet, nuk ka pasur atje autoritete legjitime të zgjedhura. Në këtë kuptim, ne kemi një ngërç. Pak muaj më parë BE-ja vlerësonte shumë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte kjo ishte mjaft e pamend, që po shohim tani në praktikë. Pra, BE dhe SHBA humbën në një farë mënyre lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar rrugën e duhur për rregullimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

DW: A mund të shpjegoni se çfarë roli luajnë serbët e Kosovës në politikën e brendshme të Serbisë?

Florian Bieber: Ata nuk luajnë ndonjë rol të madh në politikën e brendshme të Serbisë, sepse ata janë vetëm disa dhjetëra mijëra. Përkundrazi, Serbia më konkretisht presidenti Aleksandar Vuçiq ka një kontroll të madh mbi komunitetin serb në Kosovë. Pra, derisa shumë serbë të Kosovës ishin të frustruar nga hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, bojkoti pothuajse i plotë i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të frikës, sepse Lista Serbe në veri kontrollohet nga Beogradi, ekziston një kontroll i fortë përmes një lloj nëntoke atje, përmes strukturave kriminale ilegale dhe atyre të sigurisë. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kontroll të plotë në veri të Kosovës dhe u jep shumë pak hapësirë ​​serbëve vendas për të artikuluar problemet e tyre politike. /DW

Merret vendimi për dy të arrestuarit në përleshjet në Veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur më 31 maj se është vendosur masa e paraburgimit për një muaj për dy persona të arrestuar gjatë përleshjeve në Zveçan para dy ditëve.

Ata dyshohet se ishin pjesë e përleshjes mes protestuesve dhe forcave të rendit më 29 maj në Komunën e Zveçanit. Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit.

Avokati i njërit nga të akuzuarit, R.P., Dejan Vasiq ka paralajmëruar apelim të vendimit në Gjykatën e Apelit, ndonëse ka thënë se nuk ka shumë pritje.

“Sipas mendimit tim, nuk ka asnjë shpjegim për vlefshmërinë e dyshimeve. Kjo është hera e parë që kam parë dikë që e bazon dyshimin në raportime të mediave, pa ndonjë dëshmi konkrete për atë që janë akuzuar”, tha Vasiq.

Ndër tjerash, ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”, ndër tjera, shkruan REL.

Protestat në këto komuna në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Zgjedhjet në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, që tani nuk i pranon kryetarët e rinj.

New York Times për tensionet në Veri: Amerika e dënoi sjelljen e Prishtinës zyrtare

Mediumi i madh amerikan, New York Times shkruan për tensionet në Veri të vendit, për plagosjen e ushtarëve të KFOR-it, si dhe për përshkallëzimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u plagosën këtë javë në veri të Kosovës, kur një pjesë e popullsisë serbe u përlesh me forcat paqeruajtëse të NATO-s, gjë që shkaktoi frikën e një përshkallëzimi më të madh të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shkruan gazeta amerikane “New York Times”, e cila pas lidhjeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me grupin kriminal të Veljko Belivukut, tani po merret me ngjarjet në Kosovë.

Siç konstaton artikulli i NYT, Amerika dënoi në mënyrë të papritur sjelljen e Prishtinës zyrtare dhe bëri thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm. Në ndërkohë, dy palët në konflikt e shfrytëzuan momentin kur vëmendja e aleatëve më të mëdhenj të Kosovës – SHBA-së dhe BE-së – është përqendruar në luftën në Ukrainë, për të çuar në kaos të ri, ndërsa Serbia merr mbështetjen e Rusisë zyrtare.

Dhuna erdhi pasi qeveria shqiptare e Kosovës dërgoi forca sigurie të armatosura rëndë për të marrë kontrollin e këshillit komunal të qytetit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti përplasjet “të papranueshme” dhe tha se 700 trupa rezervë janë dislokuar në Kosovë për të ndihmuar misionin paqeruajtës atje, i cili përfshin edhe 3,800 trupa para konfliktit në Zveçan. Në përgjigje të dhunës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij se ai e kishte vendosur ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Si filloi dhuna?

Përleshjet e fundit janë përqendruar në katër komunat veriore në kufi me Serbinë, ku jeton shumica e popullsisë serbe të Kosovës.

Ata që e konsiderojnë kryeqytetin serb Beogradin si kryeqytetin e tyre të vërtetë organizuan protesta për t’i rezistuar integrimit me Kosovën.

Bojkoti i zgjedhjeve lokale muajin e kaluar u realizua nga Lista Serbe në Kosovë. Në një deklaratë të publikuar në Facebook disa ditë para zgjedhjeve, lista zgjedhore e cilësoi procesin si “jodemokratik” dhe u kërkoi serbëve të qëndrojnë në shtëpi në ditën e votimit.

Për të siguruar që shqiptarët etnikë që fituan zgjedhjet e fundit për kryetar të komunave do ta merrnin detyrën, Qeveria e Kosovës dërgoi forca të armatosura të sigurisë në zonë javën e kaluar, një veprim që u dënua jashtëzakonisht ashpër nga Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor ndërkombëtar i Kosovës.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken akuzoi udhëheqjen shqiptare të Kosovës për “përshkallëzimin e tensioneve në veri dhe rritjen e destabilitetit”, shkruan NYT.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq fajësoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin për nxitje të konfliktit.

Ai kritikoi gjithashtu misionin paqeruajtës të NATO-s, duke thënë se ata kishin dështuar në mbrojtjen e popullatës serbe dhe kishin mundësuar “marrjen e paligjshme dhe të dhunshme” të komunave me shumicë serbe nga Qeveria e Kosovës.

Albin Kurti duartrokiti forcat e NATO-s, duke thënë se ata po përpiqeshin të frenonin “ekstremizmin e dhunshëm” në rrugë.

“Nuk ka vend për dhunë fashiste në demokraci”. “Qytetarët e të gjitha nacionaliteteve kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, tha ai.

Çfarë fshihet pas konfliktit?

Përshkallëzimi i fundit është pjesë e një mosmarrëveshjeje për statusin e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë 15 vjet më parë, gati një dekadë pas 78 ditësh bombardime në 1999.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane e kanë njohur Kosovën e pavarur, Serbia – si dhe aleatët e saj kryesorë, Rusia dhe Kina – ende refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Ajo e quajti aktin shkelje të rezolutës 1244 të OKB-së, e cila daton që nga viti 1999 dhe përfundimi i luftës në Kosovë.

Presidenti Vuçiq dhe udhëheqës të tjerë serbë pohojnë se Kosova është “zemra” e vendit të tyre, pjesërisht për shkak se ajo është shtëpia e shumë objekteve fetare ortodokse. Prandaj, Vuçiq refuzoi njohjen e Kosovës dhe premtoi se do t’i “mbronte” serbët etnikë.

Kurti për Politico: Reagimi i SHBA-ve, befasues dhe i tepruar

Vendimi i SHBA-së për të ndëshkuar Kosovën pas përleshjeve të dhunshme që lanë trupat e NATO-s të plagosur është edhe befasues dhe një “reagim i tepruar”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti të mërkurën për POLITICO.

SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë qortuar ashpër Prishtinën mes tensioneve në rritje në rajon lidhur me vendimin e Kosovës për të instaluar me forcë kryebashkiakët shqiptarë etnikë në ndërtesat komunale në zonat me shumicë serbe, pavarësisht një pjesëmarrjeje prej nën 4 për qind në zgjedhjet e fundit lokale.

Në përgjigje të krizës në thellim, Uashingtoni shkoi deri në anulimin e pjesëmarrjes së Kosovës në një stërvitje ushtarake të udhëhequr nga SHBA dhe deklaroi se tani ka pak entuziazëm për të ndihmuar Kosovën të ecë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.

“Ne kemi një ndryshim të vogël në qasje – dhe mendoj se të menduarit për sanksione kundër Kosovës duket jashtë proporcionit dhe i padrejtë”, tha Kurti në një intervistë në margjinat e konferencës GLOBSEC në Bratislavë. “Isha i befasuar”, shtoi ai, duke e karakterizuar përgjigjen amerikane si një “reagim të tepruar”.

Kurti flet pas ndëshkimeve nga SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Sllovaki për masat që amerikanët i kanë shpallur dje ndaj Kosovës duke thënë se sanksione të tilla janë të panevojshme dhe se Serbia është ajo që duhet të sanksionohet.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte një ton sfidues të mërkurën kur tha se masat e SHBA-së ishin të gabuara dhe se qeveria e tij qëndroi pranë kryetarëve shqiptarë të komunave të zgjedhur së fundmi në pjesën veriore të vendit të tij, të cilët kanë në qendër të shpërthimit të fundit të tensioneve me popullsi shumicë serbe në këtë zonë”, shkruan Finacial Times.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë”, ka thënë tutje Kurti.

“Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, kështu që ndoshta ata duhet të [marrin] sanksione”.

Ai e cilësoi SHBA-në si “mikun, aleatin dhe partnerin kryesor” të Kosovës, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

“Unë e pranoj dhe e di se sa i përket qasjeve të ndërmarra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk ndjej se ka ndonjë lloj sanksioni [për] Kosovën… nuk është masë e duhur”, tha ai.

Kurti tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ai do të ndërmjetësohej nga Brukseli. Ai gjithashtu përshëndeti vendosjen e më shumë trupave të NATO-s për të shuar dhunën, duke thënë: “Unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar”.

Ministria e Mbrojtjes tregon për Shqip.com, pasojat e përjashtimit të FSK-së nga “Defender ‘23”

Shteti i Kosovës ka marrë goditjen e parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas situatës së tensionuar në Veri të vendit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në Veri.

“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës”, tha Hovenier. “Për Kosovën këto stërvitje kanë përfunduar”, shtoi ai.

Lidhur me këtë anulim, për Shqip.com ka folur Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun.

“Është fatkeqësi që është anuluar vazhdimi i ushtrimit ndërkombëtar ‘’Defender ‘23’’ në Kosovë si njëri nga vendet pritëse, e sidomos për faktin që ky ushtrim si qëllim primar ka mbrojtjen e Evropës nga invazionet që do shkaktonin destabilitet”, ka thënë Shala për Shqip.com.

Tutje, ai ka thënë se, tensionet në veri, dhuna e përdorur nga grupet kriminale serbe ndaj pjesëtarëve të KFOR-it të cilët ruajnë qetësinë ka pikërisht këtë synim, destabilitetin, andaj urojmë që vendi t’i kthehet normalitetit përmes shtrirjes së rendit dhe ligjit.

“Komunikimi me partnerët tanë ndërkombëtar vazhdon, njëlloj si dhe aktivitetet dhe ushtrimet e planifikuara të FSK-së e bashkëpunimi me ushtritë e shteteve aleate, ngase misioni ynë është i përbashkët. Ruajta e paqes dhe stabilitetit, mbrojtja e qytetarëve është objektivi ynë për të cilin angazhohemi çdo ditë. Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdoj zhvillimin konform synimeve të paracaktuara në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit dhe standardeve të NATO-s”, ka përfunduar Shala për Shqip.com.

Protestuesit serbë në Leposaviq dëmtojnë veturën e Syri.net 

Disa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të Syri.net. 

Situata e cila po përshkallëzohet nga çasti në çast, po rrezikon punonjësit medialë të cilët po raportojnë nga veriu. 

Ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme, në drejtim të ekipeve të mediave, të cilët po raportojnë për situatën në veri të vendit. 

AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Pas tensioneve në Veri, admirali i NATO-s zbarkon në Kosovë

Admirali i NATO-s, Stuart B. Munsch i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka takuar komandantin e KFOR-it për të diskutuar rreth planeve dhe operacioneve të ardhshme për të ruajtur me paanshmëri ndaj të gjitha palëve një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

Në këtë takim është diskutuar edhe ardhja shtesës e 700 trupave në Kosovë nga batalioni rezervë për të3 normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, ndërkohë është folur edhe dislokimin e një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë, në rast se do të jetë e nevojshme.

Munsch ka vlerësuar veprimet e KFOR-it në parandalimin e lëndimeve dhe humbjes së jetëve në Kosovë gjatë incidenteve të 29 majit.

Munsch ka taktuar edhe ushtarët e KFOR-it, italian e hungarez që u plagosën gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre nga protestuesit serbë më 29 maj në Zveçan.

“Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës. Ai falënderoi gjithashtu kombet e Hungarisë dhe Italisë për ofrimin e ushtarëve të tillë të trajnuar mirë”, thuhet në njoftim.

Munsch ka takuar edhe ambasadorët e QUINT-it për t’u konsultuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në negociata dhe për t’i dhënë fund dhunës.

Siç thuhet në njoftim, Admirali i NATO-s  ka bërë thirrje që të gjitha palët, përfshirë edhe “palët që krijuan  kushtet për dhunën e 29 majit”, të përmbahen nga vendime dhe veprime te mëtejshme të papërgjegjshme dhe në vend të kësaj të angazhohen në negociata diplomatike në mirëbesim për të përmirësuar raportet brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Lajçak: Dhuna nuk është e pranueshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar nevojën urgjente për një zgjidhje politike.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit, ndoqa Forumin GLOBSEC. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme”, ka shkruar Lajçak.

Sulmohet fizikisht gazetari i “RTV 21” në Zveçan

Protestuesit serbë kanë sulmuar fizikisht gazetarin e “RTV 21”, në Zveçan.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ekipi është sulmuar pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

“Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje, AGK u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga veriu që të kenë kujdes të shtuar.

Kurti bisedon me Peach: I gatshëm për bisedime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se tha se në takim u diskutua për situatën e fundit në veri.

“Patëm një takim natën vonë me Stuart Peach për të diskutuar mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit”, tha Kurti.

Tutje ai tha se ka theksuar gatishmërinë për bisedime “të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së”.

Hill: Kosova do të përballet me pasoja
Christopher Hill - Ambasador i SHBA-ve në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Kosova do të përballet me pasoja, për shkak të veprimeve të Qeverisë.

“Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony] Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill në Beograd, raporton REL.

Ambasadori amerikan ka paralajmëruar se nuk duhet humbur fokusin, duke pasur referencë dialogun e Brukselit, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe synimet e rajonit për integrime evropiane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai e ka përsëritur se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

Sulmohet vetura e Policisë në veri
Policia e Kosovës/ Ilustrim

Protestuesit në veri, kanë goditur me gurë veturën e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, gjatë ditës në protestat në veri, u dëmtuan edhe dy vetura të mediave “RTV Dukagjini” dhe “KALLXO.com”.

Mediat vazhdojnë të sulmohen nga protestuesit.

Kujtojmë që, të hënën protestuesit u përballën edhe me pjesëtarë të KFOR-it ku u lënduan dhjetëra persona.

Borrell pas takimit me Kurtin: Urgjent të depërshkallëzohet situata në Veri

Përfaqësuesi Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se urgjentisht duhet të ndodh depërshkallëzimi i saj.

Këto komente Borrell i bëri në një postim në Twitter, pas një takimi që kishte me kryeministrin Albin Kurti në Bratisllavë së bashku me emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës . Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

Abdixhiku: LDK-ja do t’i përdorë të gjitha rrugët për ndaljen e aventurave të Kurtit
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se situata e tensionuar në katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, i kontribuon interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nga sot, LDK do t’i përdorë të gjitha rrugën institucionale, politike dhe demokratike që të dalim nga kjo theqafje e Kurtit.

Kosova ka nevojë t’i kthehet dinjiteti dhe perspektiva. Nuk mund të lejojmë askënd që taktikat aventureske të Kurtit të shndërrohen në fatura për popullin tonë”, tha në një konferencë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se LDK-ja ka tri kërkesa lidhur me situatën i krijuar në veri të vendit.

LDK-ja ka ftuar Kurtin në seancë të jashtëzakonshme.

LDK-ja kërkon koordinim të ngushtë të Qeverisë së Kosovës me aleatët tanë.

LDK -ja i bën ftesë presidentes Osmani

Petritsch: Dialogu ka dështuar, nevojitet një strategji e re

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, beson se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se dialogu ka dështuar dhe se nevojitet një strategji e re.

Petritsch ka thënë për Kosova Online se është shumë i shqetësuar për situatën aktuale në veri.

“Duhet të merret parasysh nëse kjo është dëshmi se dialogu ka dështuar dhe se Brukseli duhet të zhvillojë një strategji të re që do të përfshijë kushtëzime dhe afate të qarta”, tha tutje ai.

Petritsch ka theksuar se nëse nuk fillon shpejt procesi i formimit të Asosacionit, mund të thuhet se dialogu ka dështuar dhe se strategjia do të duhet të ndryshohet.

“Në dialog, të dyja palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre. Dhe dhjetë vjet dështimi për të përmbushur detyrimin për formimin e Asosacionit është shumë e gjatë”, tha Petritsch.

Petritsch theksoi se nevojitet një strategji e re, fokusi i së cilës do të jetë zbatimi me afate të qarta, sepse kjo është ajo që aktualisht mungon në dialog.

PDK: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të gjitha grupet parlamentare kanë kërkuar të mërkurën që të raportojë kryeministri Albin Kurti për gjendjen në veri dhe për raportet me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit theksoi se si parti nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke shtuar se duhet të sanohet dëmi i shkaktuar nga Qeveria pas sanksioneve nga Amerika.

“31 maj i këtij i viti e gjen Kosovën në një pozicion shumë të dëmshëm dhe të palakueshëm. Pra, një vend që është çliruar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka shpallur pavarësinë pikërisht me mbështetjen e SHBA-ve dhe sot pra 31 maj e gjen vendin tonë në ballinat e gazetave më të mëdha botërore si: BBC, CNN e shumë media të tjera ndërkombëtare si një vend i cili tashmë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është e dëmshme, e papranueshëm dhe karshi kësaj situate, ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Prandaj, ti marrim përgjegjësitë në duart tona dhe angazhimin në mënyrë që të arrijmë të sanojmë dëmin të cilin e ka shkaktuar nga kjo qeveri dhe kryeministri Kurti”, theksoi ai.

Pas sanksioneve të para të NATO-së për anulimin e ushtrimeve “Defender Europe 2023”, Ai tha se agjenda ndërkombëtare e Kosovës është dëmtuar shumë dhe paralajmërimet e SHBA-ve për pozicionin që kanë marrë ndaj Kosovës janë shqetësuese dhe të dëmshme.

“Është e papranueshme dhe shumë e dhimbshme që vendi ynë për herë të parë nuk merr pjesë në një ushtrim të rëndësishëm të NATO, siç ishte ‘Defender Europe 2023’. Dhe tashmë përjashtohemi për shkak të veprimeve të qeverisë, nga një angazhim i madh që ka të bëjë pikërisht me angazhimin tonë në anëtarësimin në NATO.

Pra, si vend, agjenda jonë ndërkombëtare është dëmtuar shumë dhe raportimet e fundit nga mediat, dhe vetë ambasadori amerikan për pozicionin që e kanë marrë karshi Republikës së Kosovës, janë shqetësuese dhe dëmshme. Pra, me kosto shumë të madhe dhe do të na marrin me vite për të arrit të kthehemi aty ku kemi qenë”, theksoi ai.

Deputeti Tahiri ka thënë po ashtu se kryeministri Albin Kurti duhet sa më parë të raportojë në Kuvend për gjendjen në veri.

Deputeti Tahiri foli po ashtu edhe për qëndrimin e PDK-së për kryetarët e ri të zgjedhur në katër komunat veriore, i cili tha se ky subjekt nuk e konteston legjitimitetin e tyre, por shtoi se kjo parti kërkon që mos të ketë eskalim të situatës dhe përkeqësim të raporteve me SHBA-të.

Tahiri: Një mocion mosbesimi është përgjigja për Qeverinë Kurti
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë parti, është tepër me rëndësi që të niset një mocion i mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Ai tha se dje kanë kërkuar që Kurti të dorëhiqet për qasjen që e ka, ku sipas tij, Kosova po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin në veri.

“Nga vendimi për tabela, Kosova në atë pjesë vetëm po e humb sovranitetin. Kjo qasje na solli ku KFOR-i dislokon trupa shtesë në veri, bazuar në Rezolutën 1244. Në fakt, po ndodh ky dislokim 15 vjet pas shpalljes.

Qeveria Kurti na solli në një situatë ku ShBA-të na vendosin sanksione të cilat e kanë goditur në themele funksionimin e këtij shteti”, tha Tahiri.

Tutje, ai tha se për AAK-në institucionet janë të shenjta, e as kriminelët e Vuçiqit nuk do të mundin ta sfidojnë shtetin e Kosovës.

“Por, shteti e shtëpia mbahet me miq, e mik më të mirë se Amerikën ky popull s’ka. Prandaj, mendojmë që një mocion mosbesimi është përgjigja. Jo për të fituar politikisht, sepse ne e dimë ku po jetojmë. E dimë se ky komunikim, nuk është ai që ka qejf një parti politike ta bëjë, por e kemi përgjegjësi shtetërore t’i themi Qeverisë Kurti e popullit të Kosovës se kjo është rrugë qorre”, tha Tahiri.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në Rashkë
Foto marrë nga REL

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka arritur në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, raporton REL.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji.

Vuçiq e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Peskov: Rusia mbështet Serbinë, të drejtat e serbëve në Kosovë duhet të respektohen
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov. Foto: Reuters

Rusia po mbështet Serbinë në situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se beson se të drejtat dhe interesat e popullatës serbe në veri duhet të respektohen.

"Ne jemi duke monitoruar situatën dhe absolutisht pa kushte mbështesim Serbinë, ne mbështesim serbët. Ne besojmë se të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës duhet të sigurohen dhe respektohen dhe se nuk duhet të ketë vend për asnjë veprim provokues që kufizon të drejtat e tyre, po monitorojmë me shumë kujdes se si zhvillohet situata dhe jemi të shqetësuar për këtë”, tha Peskov.

Peskov tha gjithashtu se takimet mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, ende nuk janë planifikuar, por se dialogu i vazhdueshëm po zhvillohet përmes kanaleve diplomatike, raporton RIA Novosti.

Rritet numri i protestuesve në Zubin Potok, provokojnë me këngë nacionaliste
Protestues në Zubin Potok/ Foto marrë nga REL

Protestat në veri të vendit po vazhdojnë edhe në ditën e katërt.

Ndryshe nga dita e djeshme, në Komunën e Zubin Potokut ka një numër më të madh të protestueseve.

Ndërsa, nuk është parë asnjë protestues i maskuar. Pranë objektit ka zyrtarë të Policisë së Kosovës, dhe pjesëtarë të KFOR-it.

Raportohet se protestuesit, vazhdojnë të provokojnë me këngë nacionaliste serbe.

Protestat në veri të vendit, erdhën pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj komunalë atje.

Pas situatës në veri, reagon Komuniteti Shqiptaro-Amerikan

Komuniteti shqiptaro-amerikan, të mërkurën bëri thirrje për veprim të menjëhershëm kundër Serbisë për nxitje të dhunës dhe sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë.

Përmes një reagimi, komuniteti tha se aktet e dhunshme të serbëve që tentuan të hyjnë në objektet qeveritare, “orkestruar direkt nga regjimi i Beogradit, dëshmojnë kërcënimet e përsëritura ndaj paqes dhe sigurisë në një kohë tejet të tensionuar në Evropë”.

Tutje, komuniteti thanë se janë të shqetësuar se qëllimi i regjimit të Beogradit, në përputhje me lojalitetin e tyre ndaj Rusisë, “është që konflikti të shpërthejë dhe të përhapet në vendet fqinje, duke ndezur potencialisht luftëra të reja në Ballkan – për të hapur një front tjetër në Evropë”.

Tutje, thanë se SHBA-të duhet të kuptojnë peshën e rëndë të situatës së krijuar dhe të marrin një qëndrim të vendosur kundër “shantazhit nga Serbia në vend të përkëdheljes së vazhdueshme ndaj provokimeve të saj”.

Ndërkaq, inkurajon institucionet e Kosovës, të ndërtojnë një front të përbashkët kundër provokimeve dhe shantazhit serb, dhe të koordinohen me SHBA-të.

Rama nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për situatën në veri të Kosovës. Gjatë diskutimit të tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, “Open Roads: Balkans Back in Business” në Bratislavë të Sllovakisë, Rama është pyetur se çfarë mendon për vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës.

Rama është përgjigjur se ky veprim është një “show i jashtëzakonshëm emocional i politikës së brendshme”.

“Vendosja e ushtrisë serbe në kufij me Kosovën ka një fuqi të barabartë me zero. Situata është njësojë sikur ushtria meksikane të vendoset në kufij me Shtetet e Bashkuara”, tha Rama.

Rama se ushtria në kufij nuk mund të bëj asgjë dhe gjithçka bëhet për politikën e brendshme.

Kryeministri nënvizoi me herët edhe për fondet e BE-së. Ai tha se bëhet fjalë për fonde 11-fish më të ulëta nga BE-ja për 6 vendet e BP-së, ndryshe nga sa ofrohet për vendet anëtare.

Ai u shpreh se ka diçka që duhet të ndryshojë në marrëdhënien mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ky i fundit të mos kthehet pas sërish.

Vuçeviq: Situata në Kosovë me rrezik të lartë, Serbia ka përcaktuar vija të kuqe

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme për shkak të “vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime”.

Vuçeviq, tha se niveli i rrezikut është ndoshta më i madh i mundshëm.

“Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia. Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për fat të keq, ashtu ndodhi”, tha Vuçeviq, raporton Tanjug.

Ai, po ashtu, ka thënë se janë përcaktuar vijat e kuqe.

Lajçak: Absolutisht e panevojshme dhe e palogjikshme

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës është i panevojshëm dhe i palogjikshëm.

Lajçak duke folur për Deutche Welle-n në gjuhën serbe, ka thënë se dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Është e qartë se kjo mund të zgjidhet vetëm politikisht dhe kjo do të thotë përmes dialogut ekzistues”, tha Lajçak.

I pyetur se cila ishte në fakt arsyeja e këtij përshkallëzimi të situatës, Lajçak tha se ajo ka të bëjë me mosbesim të thellë mes dy komuniteteve

“Arsyeja është mosbesimi i thellë mes dy komuniteteve, shumicës shqiptare dhe pakicës serbe. Së dyti, serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Zgjedhjet u mbajtën në katër komuna dhe pjesëmarrja ishte 3.4 për qind.

Pra, këta kryetarë bashkie të sapozgjedhur i kanë përmbushur kriteret ligjore, por kur flasim për legjitimitet apo përfaqësim, atëherë sigurisht që ka një pikëpyetje të madhe.

Më pas, të premten e kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi t’i futë ata kryetarë komunash në ndërtesat komunale në zonat e banuara me serb, serbët tentuan ta bllokojnë atë. Dhe kjo është situata që kemi deri më sot”, tha Lajçak për Deutche Welle.

BBC shkruan për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Media britanike, BBC, ka shkruar për situatën në veri të vendit dhe për “sanksionet” që dje Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë Kosovës.

Sipas BBC-së, protestuesit serbë janë përpjekur që të pushtojnë ndërtesat e komunave mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë në veri.

NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë pasi tha se 30 nga paqeruajtësit e saj dhe 52 protestues u lënduan në përleshjet në Zveçan.

“Kriza daton që nga prilli, kur serbët etnikë bojkotuan zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – duke i lejuar shqiptarët etnikë të marrin kontrollin e komunave me një pjesëmarrje prej më pak se 4%”, shkruan BBC.

BBC raportoi edhe për sanksionet që SHBA i dha Kosovës, duke e përjashtuar nga stërvitja “Defender Europe 23”, që vështirë të ketë vizita bilaterale mes zyrtarëve të lartë të SHBA-së e Kosovës dhe ndaljen e lobimit të Shteteve të Bashkuara për njohje të reja.

Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe

Shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës ka tronditur qeverinë gjermane, që e ka dënduar atë “ashpërsisht”.

Por me shumë vëmendje po i ndjekin zhvillimet në Kosovë edhe mediat gjermane.

“Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe.

“Nëse do të arrihet ç’tensionimi i dëshiruar është e pasigurtë. Qeveria e Kosovës bëri përgjegjëse presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zhvillimet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në twitter të hënën në mbrëmje se ‘në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste’- Vuçiq nga ana e tij ia vuri fajin Kosovës dhe pretendoi, se policia e atjeshme ka qëlluar ndaj anëtarëve të pakicës serbe, para se të shkallëzohen protestat- Vuçiq pretendon, se Kurti dëshiron përgjakje”.

Kurse në një koment të Erich Rathfelder për “tageszeitung” me titullin “Perëndimi që harron historinë” nënvizohet se “në konfliktin aktual në Kosovë dhe po ashtu në Bosnje përjetojmë, se sa sipërfaqësor është bërë debati në lidhje me Ballkanin, se sa pak kritika marrin ata diplomatë dhe politikanë që lëvizin vidat në Ballkan, pa mësuar nga historia.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Kryetarë komunash shqiptarë për qytetarë serbë” shkruan se “shkallëzimi i fundit u kuptua që javën e kaluar, por shenjat janë dhënë që prej një muaji. Ato lidhen me zgjedhjet komunale, që u mbajtën në prill në katër komunat veriore.

Këto u shpallën, pasi popullsia serbe në veriun e Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, në nëntor 2022 në shenjë proteste kundër politikës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti u tërhoqën të bashkuar nga institucionet lokale.

Kurti organizoi zgjedhjet në komunat e prekura, që u bojkotuan gati plotësisht nga popullsia serbe…BE e kritikoi menjëherë pas numërimit të votave të pakta para një muaji, që zgjedhje të tilla nuk janë zgjidhje afatgjatë politike për konfliktin në veriun e Kosovës.

BE iu bashkua kërkesës së Serbisë, që Prishtina më të fund të lejojë themelimin e kërkuar prej kohësh të Asociacionit të Komunave.”

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Kurti dhe Vuçiq grinden në kurrizin e serbëve të Kosovës, dhe se tensionet në veriun e Kosovës vazhdojnë edhe pas përplasjes së serbëve militantë me trupat e NATO-s.

Kurti që ka qëndrim legalist vendosi që të zgjedhurit pas votimit të 23 Prillit të hynin në zyrat e tyre, në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan NZZ, por presioni ndaj Kurtit u rrit, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në twitter dënoi hapin e Kurtit dhe kërkoi ndërprerjen e tij. Kurti nuk u impresionua nga qortimi amerikan – e pazakontë kjo për politikanët kosovarë.

Në vend të kësaj ai fajësoi radikalët e komanduar nga Beogradi dhe huliganët për protestat. Këta po marrin peng popullin kosovar. Por kjo është gjysma e vërtetës. Sigurisht që ka grupime, që kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë të partisë qeverisëse në Beograd. Por është e vërtetë po ashtu, që pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë nuk e pranon shtetin e ri.

Gazeta “Die Welt” i kushton vëmendje reagimit të Rusisë pas ashpërsimit të konfliktit në veriun e Kosovës, që edhe njëherë del si fuqia mbrojtëse e serbëve.

“Rusia e sulmoi ashpër perëndimin. ‘Ne kërkojmë nga perëndimi që më në fund të ndalë propagandën mashtruese që fajin për incidentet në Kosovë ua vë serbëve të dëshpëruar që duan të mbrojnë të drejtat legjitime dhe lirinë e tyre pa armë dhe në mënyrë paqësore’, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë./DW

Nis protesta në Zveçan

Për të katërtën ditë me radhë po vazhdojnë protestat në veri të vendit.

Tashmë në Zveçan ka filluar grumbullimi i protestuesve të cilët po kundërshtojnë praninë e kryetarëve në objektet komunale, ndërkaq ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba.

Ndryshe, në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok po kundërshtohet prania e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill.

Nga protestat e dhunshme në tri ditët e kaluara janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, janë provokuar gazetarët gjersa janë dëmtuar edhe veturat e mediave.

Sot, sekretari amerikan Antony Blinken ka kërkuar nga palët që menjëherë të shtensionojnë situatën.

Nga Kosova ka kërkuar largimin e forcave policore, ndërkaq nga Serbia të ulë nivelin e gatishmërisë.

Blinken: Palët të marrin veprime të mënjëhershme për t’i ulur tensionet
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin veprime “të menjëhershme” për t’i ulur tensionet në veri.

Blinken, përmes një postimi në Twitter, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënojnë sulmet kundër KFOR-it.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e djeshme kundër paqeruajtësve të Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u kërkon të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet dhe të riangazhohen për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Blinken, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që t’u sigurojë kryetarëve veriorë lokacion për kryrjen e detyrave, jashtë objekteve komunale.

Mehaj: Partneriteti me ShBA është i përjetshëm

Në kohën kur Kosova, po përballet me një krizë të raporteve me ShBA-të, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se partneriteti me ta është i përjetshëm.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë”, ka thënë ai

Tutje Mehaj ka thënë se “ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam I bindur që zhvillimi I mëtutjeshëm I yni do të vazhdojë edhe më tutje”.

Mehaj u shpreh se Kosova dhe ShBA, ndajnë të njëjtat vlera e parime dhe se anëtarsimi në NATO mbetet prioritet.

“Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme”, ka thënë ai.

Serwer: SHBA po mbështetë 100 për qind Beogradin

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po mbështesin Serbinë.

Në një intervistë për RTK-në, profesori amerikan tha se Serbia e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it.

“Dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha Serwer.

I pyetur se si e shpjegon situatën kur mbajtja e zgjedhjeve nuk është kritikuar, por madje janë cilësuar si të ligjshme dhe të mbajtura në mënyrë të rregullt, ndërkohë që tani SHBA paralajmëron masa ndaj Kosovës, profesori Serwer tha se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100 për qind.

“Besoj që amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Nuk i kanë kritikuar sulmet e banditëve, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Amerika ka dalë në anën e këtij ekuacioni 100 për qind”, tha profesori Serwer.

Sipas tij, duhet të ketë një lloj de-eskalimi.

“Nuk jam në terren, nuk arrij të flas me njerëzit që të di më saktësi se cili do të ishte veprimi, por supozoj që nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët të qëndrojë në objekt tjetër, nuk besoj se ky është problemi më i madh në botë”, tha ai. “E shoh si problem kërkesën e tërheqjes së Policisë së Kosovës”.

Profesori Serwer tha se përshtypja e tij është se ka pasur dhunë minimale nga policia, derisa  hunë maksimale ka pasur nga serbët, e sidomos dje (e hënë).

Ai u shpreh në këtë intervistë se  më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë por që qeverisjen, ta bëjnë në mënyrë efektive.

Bislimi: Grafitet nacionaliste duhet të dënohen ashpër nga të gjithë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme zëvendëssekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries.

Në njoftim thuhet se palët diskutuan dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku Bislimi dënoi dhunën e përdorur ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, duke shtuar se protesta është keqpërdorur nga bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi për qëllimet dhe motivet e tyre kriminale.

“Grafitet nacionaliste dhe pro-Kremlinit nga ekstremistë të maskuar e grupe kriminale, janë po ashtu tregues kryesorë të motiveve prapa veprimeve të dhunshme, të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, ka thënë Bislimi.

Ai shtoi se qëndrojnë të përkushtuar në bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë. Gjithashtu, sipas tij, është e rëndësishme mundësimi i kushteve normale, përmes të cilave kryetarët e zhvillojnë punën, përgjegjësinë e detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndërsa zëvendëssekretari Fries nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Borrell: Mirëpres zbarkimin e 700 trupave të NATO-s në Kosovë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përshëndetur vendimin e NATO-s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë.

Këtë vendim NATO e mori për shkak të situatës së tensionuar në Veriune Kosovës.

”I mirëpres SG NATO jensstoltenberg Vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me NATO_KFOR duke përfshirë përmes EULEXKosovo”, ka shkruar Borell në Twitter.

Ndryshe, nga e premtja në Veriun e Kosovës situata është e tensionuar, ku kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë në objektet e komunave.

Kryetari i Zubin Potokut sot e ka ushtruar detyrën në Çabër

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyrat komunale për komunitete në fshatin Çabër.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se i ka dëgjuar rekomandimet e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Po ashtu, ai theksoi se dëshiron të jetë në harmoni edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Sot ka qenë diçka pak më e qetë se dje. Unë kam dalë në zyrën komunale për komunitete në fshatin Çabër. Marrim informacione përreth komunës, gjatë ditës kemi punuar në ato zyre. Ne do t’i dëgjojmë edhe rekomandimet e ambasadorit amerikan. I kemi disa obligime tona, unë i kam kompetencat kushtetuese, por dëshiroj të jemi në harmoni me Qeverinë dhe ndërkombëtarët”, ka thënë ai.

Zeqiri theksoi ambasadorit amerikan i ka thënë se e drejta është te ata e jo te protestuesit në veri të vendit.

“Ne kemi të drejtë kam thënë dhe se çfarë do të bëjë është se të gjitha objektet që janë të qytetarëve dhe shtetit i takojnë Kosovës, nuk i takojnë bandave, as atyre shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Serbisë, por i takojnë Kosovës. Kushdo që thotë ndryshe, për mua është diçka e papranueshme sepse institucionet, objektet janë të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se këto ditë nuk është dëgjuar me kryeministrin Albin Kurti, kurse me ministrin Elbert Krasniqi ka komunikuar dje pasdite.

Tahiri: Hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka arritur që ta dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është hera e parë që Kosova e ka një lider antiamerikan duke iu referuar Kurtit.

“Kosova u ndëshkua hapur nga Amerika me masat ndëshkuese të cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier. Që nga viti 1992 kur e krijuam aleancën me Amerikën, atëherë kur presidenti Bush kërcënoi Milosheviqin duke i thënë se nëse përshkallëzon dhunën në Kosovë do të përballet me intervenimin amerikan.

“Siç dhe ndodhi, kjo është hera e parë që Kosova ka një lider antiamerikan, ndërsa pasojat do t’i barte shteti ynë, i njohur si shteti me pro-amerikan në botë! Sot Kurti u përplasë në shkëmb!”, ka shkruar Tahiri.

Shchneeberger nisë peticion për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherësh presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger, ka nisur një peticion ku synon që nëpërmjet këtij peticioni t’i bind Bashkimin Evropian që Serbisë t’i vendos sanksione për shkak se kjo e fundit, është duke ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të pavarura siç është Mali i Zi, Kosova.

Sipas Shchneeberger-it BE-ja duhet të marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e situatës e këtë duhet ta bëjmë duke i vënë kufizime të qarta për Serbisë pasi kjo e fundit po rrezik paqen në Evropë.

“Sanksione ndaj Serbisë. Stop përkëdheljes së autokratëve”, ka kërkuar Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, dhe njëherëshit presidentja e Vjenës, Kati Shchneeberger.

“Ne nuk kemi nevojë për një luftë të re në Ballkan, nuk kemi nevojë për një luftë tjetër në Evropë. Më në fund na duhen kufizime të qarta për ata që vënë në rrezik paqen në Evropë. Serbia nën drejtimin e Aleksandër Vuçiqit po luan me zjarrin. Serbia ndërhyn në politikat e shteteve sovrane (p.sh. Kosova, Mali i Zi) dhe qëndron me Rusinë. Vendi kandidat për në BE nuk i mbështet sanksionet e përbashkëta, ministri i Jashtëm serb merr pjesë në një konferencë të vendit agresor Rusisë gjatë luftës”, ka qenë arsyetim pse duhet ta nënshkruanin Peticionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë.

Kurti për deklaratën e Blinkenit: E padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të martën të përditshmes britanike Guardian se, dita e hënë ka qenë shumë e rëndë, dhe se “jemi me fat që nuk është humbur asnjë jetë”.

Ai u është referuar përleshjeve në mes të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar në komunat e banuara me shumicë serbe – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – nëpër ndërtesat komunale.

Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri, ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.

Dhuna është dënuar nga NATO-ja dhe faktori ndërkombëtar, derisa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa në uljen e tensioneve në veri.

Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë.

“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit.

“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”.

Prej asaj deklarate, Kurti ka thënë se ka folur me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se Escobar u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i dërgojnë kryetarët në objekte tjera, apo edhe të punojnë prej shtëpisë – kërkesë që ai e ka refuzuar.

“Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka shtuar ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë se, Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund”, për të.

Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aletatët, sidomos SHBA-të. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedh të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

Komunat veriore të Kosovës u tensionuan pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe dhe u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. /REL

Milanoviq: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur.

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq, raporton “Index.hr”.

Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi, pas pushtimit rus të Ukrainës, që i ftoi shtetet tjera evropiane ta njohin Kosovën.

“Por, është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur, sepse i frikësohen precedentëve që përfundimisht, në ndonjë moment krize, në një rënie imuniteti, mund të zbatohen në vendet tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

E Milanoviq tha se duhet të ndalohet së përsëritur se “Kosova është Serbi”.

“Nuk është vëlla, është punë e mbyllur”.

Kosova ende nuk është njohur nga pesë shtete të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiq, ka folur edhe për raportimet për tërheqje të kontingjentit kroat nga KFOR-i.

Banozhiq ka thënë se “nuk bëhet fjalë për tërheqje”.

“Si anëtare përgjegjëse e NATO-s, Kroacia i ka detyrimet e saja, të cilat do t’i përmbush në mënyrën më të mirë”, tha Banozhiq.

Ndërkohë Milanoviq tha se vendimin për këtë e merr ai, si president i Kroacisë.

“Vetëm apo në marrëveshje me ministrin, por së pari vetë. Nuk do të sjelli atë vendim pa u konsultuar me atë njeriun që nuk do të flasë me mua, pasi e kam lënduar, sepse egoja e tij është me e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Të gjithë kemi ego, e kam fjalën për Plenkoviqin, jo për Banozhiqin”, tha Milanoviq, duke aloduar në kryeministrin Andrija Plenkoviq.

Milanoviq ka thënë se në Kosovë nuk ka “dërguar njerëz për t’i vënë në rrezik apo për t’iu kthyer të gjymtuar”.

Lista Serbe: Qytetarët të mos rrezikojnë ushtarët e KFOR-it

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it.

Kjo thirrje vjen pas dhunës së ushtruar nga persona të shumtë kundër forcave të KFOR-it në komunat e veriut të Kosovës, sidomos në Zveçan.

“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të popullit serb”, ka thënë Lista Serbe.

Tutje në komunikatën e LS-së thuhet se pasi mësuan nga mediat se sonte është hedhur një mjet shpërthyes ndaj ushtarëve të KFOR-it në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zveçanit, përfaqësuesit e Listës Serbe janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren kanë marrë vesh se “me shumë mundësi ishte një fishekzjarr”.

Sipas raportimeve në mbrëmje një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të trupave të KFOR-it, të cilët janë duke qëndruar në Zveçan.

Ali Ahmeti: Autoritetet e Kosovës të koordinohen me ndërkombëtarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Ali Ahmeti, ka dënuar sulmet e protestuesve serbë në Veri të Kosovës kundrejt trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ketë koordinim me bashkësinë ndërkombëtare për veprimet në atë pjesë të Kosovës.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se me shqetësim është duke e përcjellë situatën në Veri të Kosovës “dhe dënoj ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e protestuesve të dhunshëm”.

“Apeloj për deeskalim të situatës, rikthim të dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq, kreu i BDI-së theksoi se “integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm dhe realitet i pakthyeshëm”.

Policia thotë se do të hetohen sulmet ndaj mediave në veri

Policia e Kosovës vlerësoi se sot (e martë), situata e sigurisë në veri të vendit ka qenë e brishtë, por kryesisht e qetë, përjashtuar në komunën e Leposaviqit ku kohë pas kohe është tensionuar, pasi protestuesit/grupet kriminale, kanë penguar dhe sulmuar me gjësende të ndryshme, të forta gazetarë të mediave të ndryshme.

Po ashtu policia konfirmoi se disa vetura të mediave, të cilat kanë qenë të parkuara në lokacione të ndryshme, janë sulmuar dhe dëmtuar nga mjetet e forta të hedhura brenda dhe jashtë veturave.

Megjithatë, policia ka premtuar se do të hetojë të gjitha sulmet ndaj mediave.

“Pengimi i gazetarëve në kryerje të detyrës, cenimi i shprehjes së lirë, pengimi i pasqyrimit të situatës reale, si dhe dëmtimi i automjeteve janë veprime kriminale, të cilat do të hetohen nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Në orët e pasdites, policia tha se protestat pranë objekteve të tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan kanë përfunduar, përjashtuar një numër i vogël i protestuesve po vazhdojnë të qëndrojnë pranë komunës së Leposaviqit.

“Monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucionet relevante të sigurisë kanë vazhduar në të gjitha lokacionet”, përfundoi komunikata e policisë.

Zakharova: Situata në Veri, përshkallëzim i dhunës anti-serbe

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, situatën e fundit në Veri të Kosovës e quan “përshkallëzim të dhunës anti-serbe”.

Në një deklaratë të saj, ajo shprehet se trupat e NATO-s në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq jo vetëm që demonstruan mungesën e tyre të profesionalizmit, por u bënë edhe burim dhune të panevojshme dhe faktor për rritjen e tensioneve.

Zakharova tutje vlerëson se ende nuk është vonë për të ndryshuar historinë e zgjedhjeve komunale, që ajo i quajti të rreme, të mbajtura më 23 prill, nëse sipas saj, perëndimorët interesohen vërtet për paqen dhe stabilitetin.

“Themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe në formën e saj origjinale, siç parashihej në marrëveshjet me shkrim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën garancitë e Brukselit dhjetë vjet më parë, është ende detyra numër një. Ky është një kusht kyç për një dialog, i cili është mundësia e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri në rajon”, shprehet zëdhënësja Zakharova.

Kurti: Kosovën nuk do t’ia dorëzoj milicisë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur lidhur me ngjarjet në veri të vendit ka thënë se po punon me faktorin ndërkombëtar, “veçanërisht me SHBA dhe BE, të cilët i konsiderojmë miqtë më të rëndësishëm”.

Kurti, në një intervistë për CNN International, ka thënë se Republikën e Kosovës nuk do t’ua dorëzojë “milicive fashiste”, duke iu referuar turmave të serbëve që po protestojnë dhunshëm tash e dy ditë në tri komunat e veriut të vendit.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët.

Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzojë Republikën demokratike te milicia fashiste”, tha Kurti.

Kurti, ka folur për vendosjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në objektet e komunave të veriut, të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Ai  ka thënë se numri i pjesëtarëve të policisë duhet të rritet përderisa jashtë objekteve të komunave ka shumë pjesëtarë të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele të Serbisë.

“Policia duhet të jetë si në çdo komunë tjerë e pranishme edhe në komunat veriore. Nuk mund të kem vetëm një numër të policëve jashtë (ndërtesave të komunave) të cilët duhet të zbatojnë ligjin dhe të krijojnë siguri, kur ka numër të madh të shtuar të grupeve kriminale dhe strukturave paralele të Serbisë në atë zonë”, ka thënë Kurti.

Tutje ai gjatë intervistës tha se në veri në mesin e protestuesve ka pasur ultranacionalistë që paguhen nga Serbia “të cilët e admirojnë Putinin”.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “ka dhjetëra xhirime e foto, që tregojnë se milicë serbë janë në vijën e parë të frontit të atyre që po protestojnë”.

Pas protestave të dhunshme, mbyllen shkollat në Veri

Ministria e Arsimit ka marrë informacionet se pas situatës së tensionuar në komunat veriore të vendit, mësimi nuk është mbajtur në disa shkolla, megjithëse për një gjë të tillë nuk kanë marrë raport zyrtar.

Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, përkundër angazhimit për përfshirjen e këtyre institucioneve arsimore në sistemin e Republikës së Kosovës, ka pas hezitime, andaj sipas saj kjo mund të jetë një prej faktorëve të rezistencës, raporton Klan Kosova.

Telashe po mund t’i nxjerrë edhe institucioni i vetëquajtur “Universiteti i Prishtinës”, këtij në kryeqytet, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Por në lidhje me këtë, në dikasterin e Arsimit nuk deklarojnë plan konkret, veçse thonë se do e mbështesin UP-në.

MAShTI, në konferencën për punët e ministrisë ka informuar edhe për një mori çështjesh tjera, përfshirë edhe mospërfilljen e Udhëzimit Administrativ për përzgjedhjen e përfaqësuesve të prindërve.

PDK: Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që urgjentisht ta ndryshojë qasjen, duke iu referuar situatën në Veriun e Kosovës.

Përmes një kumtese, partia që udhëhiqet nga Memli Krasniqi, thotë se Kurti po rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së, teksa tregohet se Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend", thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

PDK: Kryeministri Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen dhe pozicionin e tij

Prishtinë, 30 maj – Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme.

Po ashtu, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuar kundër pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe Policisë së Kosovës, dhe veçanërisht kundër përfaqësuesve të mediave, të cilët janë penguar dhe sulmuar në kryerjen e detyrës së tyre në shërbim të informimit të qytetarëve.

Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre.

Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës vlerëson se situata e krijuar kërkon qasje të përgjegjshme të institucioneve të Kosovës e jo veprime populiste të momentit që mund të sjellin pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e çfarëdo manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cenon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë dhe që rrezikon të ketë pasoja afatgjata për shtetin tonë.

Reagon Kurti, nuk përmend askund sanksionet e SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas protestave të dhunshme në Veri të vendit. Në një postim të gjatë në Facebook, nuk përmes askund sanksionet e SHBA-ve.

Ai ka thënë se kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

“Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë. Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se, Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.

Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.

E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë. 

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.  

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq. 

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.

Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen.

Pas protestave të dhunshme në Veri, KFOR-i përforcohet me 700 trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se brenda pak ditëve do të dërgojnë 700 trupa të tjera në Kosovë.

Shtimi i forcave të KFOR’it në Kosovë vjen si rezultat i tensioneve në Veriun e  Kosovës.

“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në #Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues @NATO_KFOR ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, ka thënë ai.

Të hënën në Veri të Kosovës ka pasur përleshje në mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it.

Ish-komandanti i FSK-së: SHBA gaboi që e përjashtoi Kosovën nga ‘Defender Europe’

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se stërvitje në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nuk do të ketë për Kosovën.

Krejt kjo pasi Qeveria nuk përfilli kërkesat e amerikanëve sa i përket situatës në veri, e që kishin të bënin me tërheqjen e njësiteve policore nga tri ndërtesat komunale në veri dhe të kryetarëve të komunave nga ato objekte.

“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ambasadori.

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se përjashtimi nga kjo stërvitje është hendikep i madh për FSK-në por që nuk i rrezikon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Ky përjashtim nuk i rrezikon aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, mirëpo është shumë një hendikep i madh për Ushtrinë e Kosovës sepse ka qenë një mundësi e madhe sepse që një vit e gjysmë që ushtria e Kosovës ka marrë pjesë në planifikimin, përgatitjen e ushtarëve, oficerëve e nënoficerëve për me e zbatu këtë ushtrim, me marrë një eksperiencë shumë të madhe në planifikim dhe ekzekutim të ushtrimeve, me ndërtu ura në mes oficerëve, nënoficerëve e ushtarëve të NATO-s me ushtrinë e Kosovës, me marrë përvoja në përdorimin e pajisjeve dhe armatimeve moderne që i ka NATO-ja”, tha ai për Tëvë1.

Sipas tij amerikanët bën gabim me përjashtimin e Kosovës nga ky ushtrim, pasi sipas tij, nëse do të duhej të kishte sanksionim, kjo do të duhej të bëhej për politikanët.

E ambasadori amerikan Hovenier, ka thënë që po mendohet edhe të mirren masa të tjera ndaj Kosovës, pas mosbindjes ndaj kërkesave amerikane.

Haradinaj: Kurti të japë dorëheqje qysh sot

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale.

Haradinaj, thotë se populli i Kosovës që është më properëndimor i kontinentit, sipas tij, duhet të dijë t’i ruajë miqtë dhe orientimin e vet.

Ai e ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani për më pak se tre vjet në pushtet, nuk kanë lënë sukses pa e kthyer përmbys. Ata për kaq pak kohë e kanë kthyer Kosovën dhjetë vjet mbrapa”, shkroi Haradinaj.

“Përjashtimi i Kosovës nga ushtrimi i NATO-s “Defender Europe 2023” është alarm për sigurinë tonë nacionale. Duhet të jesh shumë dritëshkurtër që në këtë kohë kaq delikate, të armiqësohesh me krejt botën demokratike”.

“Ai e ka vetëm një shans, që njëherë në jetën e tij t’ia bëjë një të mirë Kosovës! Të japë dorëheqje qysh sot!”, ka shkruar Haradinaj.

Peci: Punën nga objekti komunal do ta kryejë kurdo që sigurohen kushtet

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për vazhdimin e punës në objektin e komunës për të cilën është zgjedhur që ta drejtojë.

Ai ka deklaruar se sot ka punuar nga Zyra e Komuniteteve në fshatin Lipë për shkak të tensioneve që ndodhën si pasojë e përshkallëzimit të protestave atje dje dhe sot.

Pos kësaj, Peci ka pohuar se do ta vazhdojë punën në objektin e Komunës së Zveçanit kurdo që nuk ka rrezik.

“Do të shkoj në momentin që sigurohen kushtet për punë, qysh nga nesër do të shkoj nëse e shohim që i kemi kushtet për punë”, ka thënë Peci, raporton Klankosova.tv.

Ndryshe, dje nga protestat në Zveçan janë lënduar 25 ushtarë të misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe pesë persona.

Mehaj: Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e KFOR-it të lënduar në Veri

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, shprehet se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të  Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ai shton se veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe.

“KFOR-i dhe Policia Kosovës janë të përkushtuara për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, shkroi Mehaj.

Reagon LDK pas sanksioneve amerikane: Në një pozicion të tillë, Kosova nuk është gjendur asnjëherë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe” që ka ardhur si rezultat i padëgjueshmërisë së Qeverisë Kurit ndaj kërkesave të SHBA-së për ngjarjet në veri të vendit.

LDK thotë se Qeveria e Kosovës nga përplasja me grupet kriminale në veri po përfundon në përplasje me Perëndimin dhe kështu po bie në grackën e Serbisë.

Sipas partisë që drejton Abdixhiku, Kosova s’është gjendur në një pozicion të tillë asnjëherë.

“Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, thuhet mes tjerash në reagimin e LDK-së.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim gjithë ngjarjet e ditëve të fundit në veri të vendit.

Sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e vet trupave të NATO-s me mision në Kosovë.

Këto tendenca e këto veprime kanë qenë gjithmonë të njohura për Republikën e Kosovës.

Por e panjohur, zhgënjyese dhe së këndejmi e rrezikshme e me pasoja afatgjata për vet shtetin tonë, mbetet qasja e Kryeministrit, Qeverisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera drejtuese në raport me aleatët historikë të Republikës së Kosovës në trajtimin e këtij provokimi në Veri. Mungesa e koordinimit të ngushtë për ndërmarrjen e hapave politik në bashkërendim me shtetet mike, në veçanti në fushën e sigurisë, e ka vënë shtetin tonë, si rrallëherë më parë, në përplasje të hapur me aleatët më të mëdhenj.

Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike, kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vet NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë.

LDK-ja i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që në këto momente kritike për vendin dhe të ardhmen euroatlantike të zgjedhë maturinë politike para popullizmit afatshkurtër. Në vend të euforisë së grupeve partiake të zgjedhë rrugëtimin e vendosur euroatlantik të shtetit bashkë me aleatët. Arritjet historike të Kosovës, nga angazhimi ynë për liri, pavarësi e demokraci e deri tek përpjekjet e deritanishme për forcimin e shtetit, kanë shenjën e koordinimit dhe ecjes së përbashkët me aleatët tanë. Devijimi nga një ecje e tillë është devijim nga vet rrugëtimi euroatlantik, siç dhe është shërbim ndaj vetë kundërshtarit të shtetit tonë.

Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender 2023’ është hap në këtë drejtim.

LDK-ja nuk do të lejojë, për asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, të rrezikojë themelet e shtetësisë.

Serbët paralajmërojnë protestë masive për ditën e nesërme

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit Sërgjan Millosavleviq, ka paralajmëruar se nesër protesta do të jetë edhe më masive.

Millosavleviq para gazetarëve iu bëri thirrje serbëve që të jenë të qetë.

“Nuk duhet të lejojmë që fati ynë të varet nga interesa të individëve. Ka kush të mendojë për të gjitha ato, ne shpresojmë që do të jemi si gjithmonë të denjë dhe të tregojmë dhe jemi të drejtë dhe dëshirojmë të jetojmë këtu”, tha ai.

Ai theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar.

“Të jemi të qetë, të bashkuar dhe në një këtë mënyrë ta tregojmë pakënaqësinë tonë me vendimet për uzurpimin e territorit tonë dhe e vënë në pikëpyetje mbijetesën tonë”, tha ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit.

Ish-kryesuesi i Kuvendit të Zveçanit shtoi se ata do të protestojnë deri në lirimin dy të arrestuarve Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të cilët u arrestuan pas përleshjes me KFOR-in.

Sërgjan Millosavleviq, theksoi se do të protestojnë po ashtu edhe deri në largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

SHQIP Artan Kajtazi
Sulmohet ekipi i REL në Zubin Potok

Ekipi i Radios Evropa e Lirë është sulmuar në Zubin Potok, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Pas përfundimit të protestës së serbëve në këtë komunë pak pas orës 15:00, REL raporton se vetura me të cilën po udhëtonte ekipi është sulmuar me një mjet shpërthyes nga banorët lokalë.

Pavarësisht se nuk dihet se me çfarë mjeti është sulmuar vetura, gazetarët thanë se shpërthimi ishte i fuqishëm.

Nga ky sulm, që ndodhi teksa vetura ishte në lëvizje, asnjëri nga pjesëtarët e ekipit të REL-it nuk ka pësuar lëndime.

Ekipet e gazetarëve të mediumeve të ndryshme, që kanë raportuar nga veriu i Kosovës lidhur me protestat e banorëve lokalë, kanë qenë cak i disa sulmeve më 30 maj, ka raportuar gjatë ditës Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Vjen dënimi i parë nga SHBA-të, Kosova përjashtohet nga Defender 2023

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra të premten.

Atë ditë, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, kanë hyrë, me ndihmën e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Komunat, Zubin Potok, Leposaviq, dhe Zveçan, janë të banuara me shumicë serbe, dhe banorët lokalë atje kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj nëpër ndërtesa, të cilat funksionojnë sipas sistemit serb.

“Kur kemi marrë vesh, kemi reaguar ashpër kundër. Vendimi ka pasur ndikim negativ në reputacionin e Kosovës, dhe i ka kthyer mbrapsht përpjekjet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Hovenier e ka cituar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kur ka thënë se vendimet e fundit të Qeverisë, janë duke ndikuar në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Ambasadori amerikan ka thënë se stërvitje në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nuk do të ketë për Kosovën.

“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”./REL

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në Veri

Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it për zhvillimet e ndodhura së fundmi në veri të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Begaj të hënën ka dënuar sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ai ka thënë se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

NATO angazhon Forcën Operacionale Rezervë

Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë, Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.

Këtë vendim NATO-ja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se kjo po bëhet si përgjigje ndaj trazirave të ndodhura së fundmi në veri të vendit.

Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-i të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.

“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.

Raportuesi i Bundestagut për Ballkan: Të shtohen trupat e KFOR-it në Veri

Deputeti gjerman, Adis Ahmetovic, i cili është raportues i grupit parlamentar të SPD-së për Ballkanin Perëndimor, i ka quajtur të papërgjegjshme ngjarjet dhe sulmet e ndodhura së fundmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate publike të martën, Ahetovic ka thënë se duhet të shqyrtohet mundësia që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë në hijen e situatës aktuale.

“Sulmet e djeshme gjithashtu bëjnë të qartë se KFOR-i është ende i nevojshëm pas 24 vitesh për të ofruar stabilitet dhe siguri. Një rritje në kontingjentin ekzistues të trupave duhet gjithashtu të shqyrtohet në dritën e situatës aktuale, në mënyrë që të jetë në gjendje të ndërhyjë më me vendosmëri në rast emergjence”, thuhet në deklaratën e deputetit gjerman.

Duke vepruar kështu, sipas tij misioni i KFOR-it është dhe mbetet i paanshëm në misionin e tij për demokraci dhe siguri si dhe “nuk njeh ngjyrën e lëkurës, fenë apo përkatësinë etnike”.

Ai po ashtu ka thënë se tensionet e ndodhura ditëve të fundit janë dëshmi e mëtejshme se të gjitha palët e përfshira më në fund duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Vuçiq anulon shkuarjen në Bratisllavë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Foto: AP
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Foto: AP

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën dyditore në Bratisllavë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tha se do të qëndrojë afër “popullit te tij dhe “se do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë që janë të dislokuar në vendet më të rëndësishme”.

Gjithashtu, edhe Kurti e ka shtyrë takimin në Bratisllavë, për shkak të situatës në veri të vendit.

Po vijon dita e tretë që protestuesit serbë tubohen afër ndërtesave komunale në veri të vendit.

Gjendja në komunat Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, është më e tensionuar.

Tensionet në Veri, Kurti shtyn pjesëmarrjen në takimin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk dihet nëse do të shkojë në Forumin Global të Sigurisë GLOBSEK 2023. Ai e ka shtyrë vizitën e tij për shkak të zhvillimeve në vend.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, u shpreh Kryeziu.

Gjatë së hënës situata ishte tejet e tensionuar në tri komunat veriore, në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Një numër i protestuesve serbë ishin ofruar tek objektet komunale për të penguar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre.

Kujtojmë se, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan gjatë përleshjes me protestuesit, tre nga ta me armë zjarri.

Ushtarët e lënduar hungarezë kthehen në Hungari

Të hënën, një aeroplan nga Hungaria ka udhëtuar në Kosovë, për të ofruar kujdes mjekësor dhe për t’i rikthyer në shtëpi ushtarët hungarez të KFOR-it, të cilët u plagosën gjatë përleshjeve në Zveçan.

Këtë e ka bërë të ditur Forca e Mbrotjes Hungareze, përmes një deklarate.

“Në mbrëmjen e 29 majit, avioni Air Honveg i Forcave të Armatosura hungareze u nis për në vendngjarje nga Kecskemet për t’u kujdesur dhe sjellë në shtëpi ushtarët hungarezë të plagosur në detyrën e shpërndarjes masive të urdhëruar në vendbanimin Zveçan në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të hënën, protestuesit serbë dhe ushtarët e KFOR-it, u përplasen ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Vuçiq i raporton ambasadorit rus për ngjarjet e fundit në Veri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot është me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexandar Botsan-Kharchenko, të cilit i ka raportuar për përshkallëzimin e dhunës dhe, siç ka pretenduar ai, “diskriminimin e serbëve në veri të Kosovës”.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram se Serbia, “përkundër shkeljes më brutale të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, do të punojë “për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Serbia do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit duke kërkuar miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave që do të garantonin sigurinë e serbëve të Kosovës, gjë që është parakusht për çdo bisedë të mëtejshme me përfaqësuesit e “institucioneve të përkohshme në Prishtinë”, ka shkruar Vuçiq.

Protestuesit e maskuar në Leposaviq thyejnë kamerën e Tëvë1

Në komunën e Leposaviqit, në veri të vendit, po vazhdojnë sulmet ndaj gazetarëve.

AGK, ka njoftuar se disa persona ua kanë thyer kamerën televizionit “Tëvë1” me arsyetimin që të mos i xhirojnë, pasi janë me maska.

”Këto sjellje nga protestuesit maskuar janë totalisht të papranueshme, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që janë prezent në këtë komunë, t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u sulmuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjatë ditës, janë sulmuar mediat edhe me mjete të forta.

Borrell: Kosova t’i pezullojë operacionet e policisë rreth komunave në veri

Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, tha se Kosova duhet t’i pezullojë operacionet e policisë rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë për uljen e tensioneve.

“Dua të them se BE-ja e dënon fuqishëm dhunën në veri të Kosovës, që e kemi parë ditëve të fundit. Aktet e dhunës ndaj qytetarëve, mediave, forcave të rendit dhe KFOR-it janë të papranueshme”, tha Borrell për gazetarët në Bruksel.

“Ne, si BE qëndrojmë prapa NATO-s dhe KFOR-it në përmbushjen e mandatit, në interes të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shtoi ai, raporton REL.

Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se i ka ftuar “ta qetësojnë situatën menjëherë dhe pa kushte”.

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normnalizimit të marrëdhënieve.

AGK: Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq

Situata në komunën e Leposaviqit, është tensionuar.

Protestuesit serbë, kanë penguar gazetarët gjatë kohës që ata po raportonin në lidhje me ngjarjen.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën me dije se në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e RTV Dukagjinit, KOHËS dhe medieve të tjera të raportonin live nga kjo komunë.

Përveç shtyrjes, u raportua se gazetarët janë gjuajtur me vezë dhe gjësende të tjera nga protestuesit.

AGK-ja njëherit iu bën thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Stano: Të dyja palët përgjegjëse për dhunën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, tha se dhuna në veri të Kosovës “ka ardhur nga të dyja palët”, Kosovës dhe Serbisë.

“Eskalimin e shohim që nga e premtja, prandaj edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell dhe vendet anëtare të BE-së e kanë dënuar dhunën dhe kanë ftuar për uljen e tensioneve. U kanë thënë të dyja palëve”, tha Stano për gazetarët në Bruksel.

“Kjo situatë nuk ka ardhur vetvetiu, por është pasojë e rrethanave dhe zhvillimeve, për të cilat janë përgjegjëse të dyja palët”, shtoi ai, raporton REL.

Stano tha se do të vazhdojë dialogu mes të dy vendeve.

“Dialogu vazhdon, përpjekjet madje janë shtuar dhe dialogu është më i rëndësishëm se kurrë”, tha Stano.

Eurodeputeti Waitz: BE-ja po diskuton ngrirjen e bisedimeve për pranimin e Serbisë

Deputeti i Parlamentit Evropian, Thomas Waitz, ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Ai ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit serbë, ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

Ai ka thënë se ato janë rezultat i politikës disavjeçare të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, si dhe retorikës së tij përçarëse.

Tutje, ai tha se Bashkimi Evropian është duke diskutuar ngrirjen e bisedimeve për pranim me Serbinë.

“Urgjentisht duhet zgjidhje politike për krizën në veri. Palët duhet të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, është shprehur Waitz.

Ai tha se BE, do të vazhdojë përkrahjen e dialogut mes të dy vendeve.

Lajçak në përpjekje për të organizuar një takim Kurti – Vuçiq
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bratislavë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.

Bratislava është përmendur si vend i mundshëm për takim, pasi dy udhëheqësit janë të ftuar të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë globale që po zhvillohet në këtë vend.

Shqip.com, ka adresuar pyetje edhe në Qeveri, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.

Policia jep detaje për veturat e djegura dje në veri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë protestës në vëri të hënën, grupe ekstremisht të dhunshëm, kanë eskaluar duke djegur tërësisht një automjet të PK-së,  janë dëmtuar dy automjete të njësisë speciale (shpuar gomat, u është hedhur ngjyrë dhe janë shkruar grafite nacionaliste. 

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë është konsultuar prokurori kujdestar i shtetit për krime të rënda nga i cili kemi marr udhëzimet në lidhje me rastin.

Sipas policisë, bëhet fjalë për tri raste në tri komuna veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Zveçan 29.05.2023 –Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë duke filmuar protestën në Zveçan, kur janë kthyer tek automjeti i tyre kanë vërejtur se u është hequr targa nga automjeti dhe me sprej kanë shkruar katër S, dhe në parafango është hedhur ngjyrë”, thuhet në njoftimin e policisë”.

“Leposaviq 29.05.2023 – 14:00. Ankuesit kosovarë kanë raportuar se në automjetet e mediave kanë gjetur të shkruar simbole nacionale serbe katër S, goma të dëmtuara si dhe ngjyrë të kuqe. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

“Zubin Potok 29.05.2023 – 15:30. Është raportuar se në afërsi të qytetit është djegur një automjet që dyshohet se është djegur nga protestuesit që kanë marrë pjesë në Zubin Potok. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Nagavci: S’kemi raport zyrtar, nga informatat procesi mësimor nuk po zhvillohet në veri
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur për situatën në veri të vendit.

Ajo tha se nuk kanë raport zyrtar nëse është ndërprerë mësimi, por që kanë informata se nuk po zhvillohet procesi mësimor.

Sipas Nagavcit, e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e organizmit të grupeve kriminale në atë pjesë.

“Aktualisht jemi në dijeni për situatën atje, sigurisht se jemi të informuar si kabinet qeveritar por edhe si institucione. Sa i përket asaj, nuk kemi pranuar raport zyrtar nëse është ndërprerë apo jo mësimi, por që kemi informata se atje nuk po zhvillohet procesi mësimor”.

“Unë besoj se kjo është një ndër faktorët kryesor të gjendjes aktuale atje, jo nga nxënësit por nga grupet kriminale”, tha Nagavci.

Kompania izraelite: Grupi terrorist rus është nisur në Kosovë

Kompania izraelite “Terror Alarm”, përmes një postimi në Twitter, tha se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

Kompania që lëshoi njoftimin njihet për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017.

“Grupi terrorist rus PMC Wagner në rrugën e tyre për në Kosovë”, thuhet në postim.

MPB-ja mohon se ka marrëveshje mes protestuesve dhe KFOR-it

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mohoi raportimet e disa mediave në Serbi se protestuesit serbë në veri të Kosovës dhe misioni i NATO-s, KFOR, kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani.

Sipas marrëveshjes së pretenduar, protestuesit e ndaluar një ditë më parë, do të lirohen po ashtu.

“Lajmi që ka dalë në media se ka marrëveshje mes protestuesve dhe KFOR-it, nuk qëndron”, thanë nga MPB-ja për REL-in.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, që janë parë në negociata me KFOR-in, kanë paraqitur dy kërkesa si kusht për ndalimin e protestave: tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe mos hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe në veri.

Nga KFOR-i nuk janë bërë deklarime në lidhje me këto kërkesa.

Policia arreston dy persona që u përfshinë dje në protestë në veri
Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, për shkak se dyshohet se u përfshinë në sulme të dhunshme gjatë protestës së të hënës në veri të vendit.

Sipas njoftimit të policisë, personat u përfshinë në sulme ekstreme, me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve.

“Dy meshkuj  K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, është bërë e ditur se  ​lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore.

Osmani takon Fries, thekson nevojën e koordinimit me ndërkombëtarët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të EEAS, Charles Fries.

Sipas një komunikate, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në veri, ku Osmani ka përsëritur dënimin për sulmet “e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve”.

“Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiqi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, si hap i domosdoshëm në mënyrë që të sigurohet paqe dhe stabilitet afatgjatë në vend e rajon, ndërsa ka përmendur rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përballjen me drejtësinë për bandat kriminale dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.

Gjithashtu, në takim u diskutua për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik.

Vuçiq pas takimit me QUINT-in: Tërheqja e kryetarëve dhe policisë në veri, kusht për ruajtjen e paqes
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksanadar Vuçiq ka folur me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçiq, tha se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon”.

Tutje, ai tha se tërheqja e menjëhershme e kryetarëve të komunave dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës, “është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Sekretari i përgjithshëm i EEAS në Kosovë, bisedon me liderët për çështjen e sigurisë

Sekretari i përgjithshëm i EEAS, Charles Fries, ka ardhur në Kosovë, ku pritet të takohet me liderët institucionalë të vendit për të diskutuar në lidhje me zhvillimet politike dhe çështjen e sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, në rrjetin social Twitter.

Ai tha se diskutuan për agjendën e sigurisë evropiane.

“Me kënaqësi e mirëpres zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries,  për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën evropiane të sigurisë”, ka shkruar Szunyog.

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Deputetja britanike, Alicia Kearns
Deputetja britanike, Alicia Kearns

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Kearns tha se Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri.

Ajo gjithashtu ftoi lexuesit të lexonin shkrimin e New York Times që përmend Vuçiqin si simbol i krimit dhe korrupsionit në Serbi.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

Policia për situatën në veri sot: E brishtë, por e qetë
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se situata në veri të vendit, është “e brishtë, por e qetë”.

Policia ka njoftuar se protestat po vazhdohen në tri komuna në veri.

“Protestat në tri komunat në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po vazhdojnë edhe sot pranë objekteve komunale, situata aktualisht vlerësohet të jetë e brishtë, por e qetë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia ka njoftuar se po vazhdon me angazhime në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, si dhe po bashkëpunon/koordinon aktivitetet me KFOR-in dhe institucionet relevante.

“Njëkohësisht njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastet dhe zhvillimet e djeshme”.

Ngjarjet në Kosovë sipas skenarit të propagandës serbo-ruse

Ngjarjet e djeshme në Kosovë, të cilat u paralajmëruan disa orë më parë, padyshim, si shumë herë më parë, janë plotësisht në përputhje me skenarin propagandistik ruso-serb, shkruan Geopost.

Kushdo që ka hapur paraditen e djeshme faqet e para të portaleve ruse, të cilat mediat serbe të afërta me Aleksandër Vuçiqin kanë nxituar ta raportojnë, mund t'i hamendësonte ngjarjet e pasdites.

Nga larg në Afrikë, në Kenia, ku po qëndron, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, paralajmëroi se në Evropë po përgatitet një ‘big bang’ për situatën në Kosovë.

“Situata në lidhje me përshkallëzimin e fundit të konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shqetësuese, duket se po përgatitet një ‘big bang’ në qendër të Evropës”, ​​tha Lavrov.

Perëndimi, thotë Lavrov, ka vendosur të nënshtrojë plotësisht të gjithë ata që shprehin mendimet e tyre në një mënyrë ose në një tjetër.

“Kjo nënvizon edhe një herë nevojën për një zgjidhje gjeopolitike që do të garantonte, nëse flasim për Evropën, të njëjtën siguri të pandashme për të gjitha vendet dhe kjo do të thoshte se asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të kërkojë dominim në këtë pjesë të planetit”, tha Lavrov.

Agjencia ruse e lajmeve kujtoi se ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, raportoi të dielën se tensionet në Kosovë kishin arritur kulmin dhe mund të çonin në një konflikt të armatosur.

Agjencia pranë Kremlinit përsëriti se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë kishte raportuar të shtunën se “kontingjenti i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit” dhe se të premten Presidenti serb kishte vendosur ushtri në gatishmëri maksimale luftarake për shkak të situatës në Kosovë dhe për shkak të 'hapave të njëanshëm të ndërmarrë nga Prishtina'.

Mediat ruse pretendojnë se pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë pushtuar me forcë ndërtesat në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në veri të Kosovës të premten, duke përdorur gaz lotsjellës dhe granata shoku.

Në fakt, ky nuk ishte një pushtim i 'forcuar' i  ndërtesave në këto komuna, por marrja e detyrës së kryetarit të bashkisë së kombësisë shqiptare, në përputhje me zgjedhjet legjitime në zgjedhjet e prillit në këto komuna.

Pas “rekomandimit” të vitit të kaluar nga autokrati serb Vuçiq dhe strukturat e tij kriminale në Kosovë, komuniteti serb bojkotoi zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit.

Sipas mediave pranë Kremlinit, kreu i shtetit serb, në përputhje me politikën e tij të nxituar, i ka bërë thirrje NATO-s që “të ndalojë menjëherë dhunën ndaj serbëve” në Kosovë.

Presidenti i Serbisë në fjalimin e tij mbrëmë kërcënoi se “nëse pushtuesi shqiptar qëllon mbi serbët, situata do të jetë ndryshe”.

Ashtu si vitin e kaluar, ai paralajmëroi se do të shkojë në kufirin me Kosovën për të kaluar natën dhe për të “monitoruar situatën”.

Vuçiq, siç kishte raportuar më herët se situata në Kosovë do të përshkallëzohej. Mund të ketë konflikt, tha ai, sepse kryeministri Kurti “dëshiron të jetë Volodymyr Zelensky” dhe “serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë”.

Ai parashikoi “situatën më të vështirë në Kosovë që kemi parë ndonjëherë, e gjitha për shkak të deklaratave provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit… Kam frikë nga një konfrontim i madh…”.

Media ruse Argumenti i fakti shkruan se Serbia është sërish në trazira dhe se situata në Kosovë është eskaluar. “Atje, forcat speciale të Kosovës përdorën forcë kundër demonstruesve serbë…” Kjo histori, kujtojnë mediat ruse, filloi dhjetorin e kaluar kur serbët u tërhoqën nga pushteti lokal në shenjë proteste kundër veprimeve të autoriteteve të Kosovës. ”

Ndonëse, thonë ata, duket se nuk ka asgjë të përbashkët mes protestave për të shtënat masive në Beograd dhe situatës në Kosovë, këto dy ngjarje janë të lidhura.

“Vuçiq është në konflikt me Perëndimin, veprimet ushtarake kundër komunitetit serb në Kosovë sugjerojnë se ka një histori që mund të luhet në mënyrë të keqe për Serbinë. Nuk ka gjasa që protestat në Serbi kundër Vuçiqit të çojnë në dorëheqjen e tij. Por ka mundësi që lideri serb të jetë shtyrë të largohet nga posti i kryetarit të partisë SNS në pushtet”, shkruan kjo media ruse.

EULEX: Urgjente vendosja e paqes në veri
EULEX-i

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar të hënën se përshkallëzimi i fundit i dhunës në veri të Kosovës është shqetësues dhe i papranueshëm.

"Situata e sigurisë atje është ende e tensionuar dhe kjo është një shkak për shqetësim të madh. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë me maturi, të shmangin dhunën dhe të marrin masa për të de-përshkallëzuar këtë situatë të tensionuar”, thuhet në përgjigjen e EULEX për mediat serbe.

Tutje, EULEX, ka thënë se “paqja duhet të rivendoset urgjentisht në interes të të gjithëve komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës”.

Siç u tha, EULEX-i, në kuadër të mandatit të tij, do të vazhdojë të punojë "me vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës", si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes patrullave të shtuara të zbulimit dhe në "bashkëpunim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe KFOR-i”.

Torres pyet sekretarin Blinken: Pse hesht për provokimet e Serbisë?

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Torres, për ushtarët e lënduar të KFOR-it, tha se u plagosën nga përfaqësuesit e qeverisë serbe teksa ka pyetur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken “pse po dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën dhe po hesht ndaj provokimeve të Serbisë?”.

“25 pjesëtarë të NATO-s janë plagosur nga përfaqësuesit e qeverisë serbe. Pse Sekretari Blinken po e dënon në mënyrë të njëanshme Kosovën, aleate të ngushtë të SHBA-së, ndërkohë që hesht për provokimet e Serbisë, aleate e ngushtë e Rusisë? SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën”- ka shkruar Torres në Twtter.

Të hënën, protestuesit serbë u përplasën me pjesëtarë të KFO-it, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.

Szijjarto: Trupat tona në Kosovë shërbejnë nën komandën e KFOR-it italian

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se Hyngaria është e interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkanin Perëndimor.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se ushtarët hungarezë që shërbejnë në Kosovë, veprojnë nën komandën e KFOR-it italian dhe kështu edhe janë dërguar në Zveçan të hënën.

“Ushtarët hungarezë i kanë kryer detyrat në përputhje me urdhrat e marrë. Shumë prej tyre janë lënduar”, ka shkruar Szijjarto.

Tutje, ai ka njoftuar se Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, i ka vizituar ushtarët e lënduar, ku ndër ta ka pasur edhe me fraktura dhe njëri nga ta është operuar – por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it- Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Në takim do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, raporton Tanjug.

Ky takim erdhi pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Kujtojmë që të hënën, QUINT i propozoi kryeministrit Albin Kurtit që kryetarët e zgjedhur në veri, t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale.

Fillon tubimi i protestuesve serbë në veri
Foto marrë nga EO

Ka filluar tubimi i protestuesve serbë, përballë ndërtesave komunale në veri të vendit.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i, janë pozicionuar afër ndërtesave.

Kjo është dita e tretë që serbët po protestojnë, kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur atje.

Gjatë ditës së hënë, situata ishte më e tensionuar në Leposaviq e Zveçan.

Ndërkaq, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të merren masa për të qetësuar situatën në veri të vendit.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar Josep Borrell.

Veturat e ekipit të gazetarëve demolohen gjatë natës në Zveçan

Është demoluar vetura e mediumit “KOHA”, gjatë mbrëmjes së të hënës, nga protestuesit serbë në Zveçan.

Në të njëjtën gjendje, është gjetur edhe vetura e mediumit “T7”, e mbuluar me simbole nacionaliste serbe, xhama të thyer, e goma të shpërthyera.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehur i shqetësuar dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë nga këto komuna, “si dhe t’i hetojnë me prioritet të gjitha sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme”.

Të hënën janë raportuar sulme ndaj ekipeve të gazetarëve në veri.

Ristuccia: Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësi për situatën në veri

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës në veri të vendit.

Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, ka thënë Ristuccia.

Të hënën protestuesit serbë u përplasen me pjesëtarët e KFOR-it, ku mbetën të lënduar ushtarë e protestues.

Kurti: Në demokraci s’ka vend për dhunë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, rreth situatës në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se “në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”.

“Diskutova me Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste”, ka shkruar Kurti.

“Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur”, ka shkruar ai në Twitter.

Bildt: Sulmet e militantëve serbë ndaj KFOR-it, më të rënda ndër vite

Ish-kryeministri i Suedisë Carl Bildt, ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Bildt, përmes një postimi në Twitter, tha se situata e krijuar është më e rënda që është parë në Kosovë, viteve të fundit.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka shkruar Bildt.

Tutje, ai ka thënë se dialogu mes dy palëve është thelbësor për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Protestuesit serbë gjatë së hënës, janë përplasur me forcat e KFOR-it, ku mbetën të lënduar ushtarë dhe protestues.

Protestuesit serbë paralajmërojnë edhe sot protesta në veri

Protestuesit serbë, kanë paralajmëruar që protesta e tyre kundër kryetarëve të rinjë të komunave të veriut, të vazhdojë edhe sot.

Protestat pritet të vazhdojnë edhe sot në Zveçan, Zubin Poton e Leposaviq.

Gjatë protestës së djeshme, situata ishte më e tensionuar në Leposaviq e Zveçan.

Të hënën, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona në Zveçan.

Ndërsa, gjithashtu u raportua për sulme ndaj mediave e gazetarëve të cilët po raportonin nga vendi i ngjarjes.

BE, ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit, ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe mediave.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha Josep Borrell.

BE-ja kërkon që “menjëherë” të stabilizohet situata në veri

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që të de-përshkallëzojnë situatën në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Josep Borrell, tha se “presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”.

“BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, ka shkruar ai.

Tutje, BE, ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave të hënën në veri të vendit.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme”, tha Josep Borrell.

Situatë e qetë në veri të vendit

Në orët e para të mëngjesit situata në veri të vendit është e qetë.

Ndërsa, zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë pranë ndërtesave komunale atje.

Të hënën, situata ishte mjaft e tensionuar, nga protestuesit serbë.

Protestuesit, u përplasen me KFOR-in, në Zveçan, ku mbetën edhe të lënduar dhjetëra persona.

KFOR, të hënën ka bërë me dije se bëhet fjalë për mbi 20 ushtarë të lënduar, kryesisht italianë e hungarezë.

Siç merret vesh, shumë ushtarë të lënduar janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku janë parë ambulanca ushtarake përfshirë edhe helikopterë.

Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar brenda objektit të komunës

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës.

Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur nga Policia e Kosovës brenda në objekt dhe është në gjendje të mirë emocionale.

Ai ka mbetur i bllokuar që nga ora 6:30 e mëngjesit, kur edhe ka filluar punën.

Hetemi pritet që ta kaloj natën brenda në objekt, teksa jashtë janë trupat e KFOR-it që janë duke e mbikëqyrur situatën me kthjelltësi.

BBC raporton për gjendjen në Veri të Kosovës

BBC ka raportuar për situatën në Veri të Kosovës dhe sulmet ndaj misionit të NATO-s në vend, KFOR-it.

Media britanike raporton se policia dhe trupat e NATO-s u përleshën me protestuesit serbë në veri, ku ka pasur trazira për vendosjen e kryetarëve shqiptarë nëpër objekte komunale.

Gaz lotsjellës dhe granata trullosëse u përdorën për të penguar protestuesit në Zveçan, pasi ata u përpoqën të pushtonin një ndërtesë qeveritare.

Si BE ashtu edhe SHBA kanë kritikuar autoritetet kosovare për destabilizimin e situatës në veri dhe kanë paralajmëruar kundër çdo veprimi që mund të nxisë tensionet etnike atje.

Ushtria në gatishmërinë më të lartë

Trupat paqeruajtës nga Italia dhe Hungaria ishin në mesin e atyre që u lënduan në sulmet e dhunshme të fundit të hënën, ku tre prej tyre raportohet se kanë mbetur në gjendje të rëndë, thotë NATO, transmeton BBC.

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka deklaruar se më shumë se 50 serbë kishin nevojë për trajtim spitalor dhe se edhe më shumë u plagosën.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbënguli se forcat e sigurisë thjesht po siguronin që kryetarët e komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike të mund të përfaqësonin votuesit e tyre.

Trupat e udhëhequra nga NATO në Zveçan fillimisht u përpoqën të ndanin protestuesit nga policia, por më vonë shpërndanë turmën duke përdorur mburoja dhe shkopinj, thekson BBC, teksa shtojnë se disa protestues hodhën gurë dhe kokteje molotovi mbi ushtarët.

NATO e quajti sulmet “krejtësisht të papranueshme”, duke qenë në një veprim që u tha të gjitha palëve “të përmbahen nga veprimet që nxisin më tepër tensionet dhe angazhohen në dialog”.

Vuçiq e vendosi ushtrinë në nivele më të larta të gatishmërisë luftarake në përgjigje të protestave të reja.

Ai i zhvendosi njësitë e ushtrisë afër kufirit të Kosovës të premten, pas përleshjeve të ngjashme.

Wigemark: Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dënon sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe iu ka uruar ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë.

Ai, përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit.

“Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë. @NATO_KFOR është partneri kryesor i sigurisë së #EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot në Kosovë është shkelur sundimi i ligjit”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Ushtarët e lënduar të KFOR-it trajtohen në Spitalin Amerikan

Sot gjatë orëve të pasdites, pas përplasjeve të KFOR-it me protestues të dhunshëm serbë në Zveçan, janë lënduar dhjetëra persona.

KFOR ka bërë me dije se bëhet fjalë për mbi 20 ushtarë të lënduar, kryesisht italianë e hungarezë.

Siç merret vesh, shumë ushtarë të lënduar janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku janë parë ambulanca ushtarake përfshirë edhe helikopterë.

Qytetarët gjatë orëve të pasdites kanë filmuar një helikopter me shenjë të KFOR-it që ka ateruar në oborrin e spitalit për të çuar me gjasë ushtarë të plagosur.

Pamjet janë komentuar shumë në mediat sociale.

Zeqiri: Nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës, pas protestave të dhunshme nga serbët.

“Sot ishim të ftuar nga ambasadori amerikan dhe përfaqësuesja e parlamentit evropian dhe ishim në një takim në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Zeqiri, raporton mediumi publik.

Tutje, sipas tij, “ata i shprehen shqetësimet e tyre për situatën në komunat ku neve tani po punojmë dhe veprojmë dhe gjithashtu edhe ne jemi nder më të shqetësuarit. Patëm të themi qortim nga ambasadori amerikan duke menduar se mos kemi marrë ndonjë hap të ngutshëm në këtë drejtim. Mirëpo, ishim të dakordit për gjendjen se çfarë është. Ne do të thotë u përpoqëm të argumentojmë për funksionimin e qendrave komunale”.

Në vazhdim, ai ka thënë se, ne do të jemi në harmoni me dakrodimet e ambasadorit amerikan po edhe të tjerëve, natyrisht.

“Nesër nuk do të shkoj në zyrë të komunës, por do të shohim me pastaj se si është gjendja. Kështu që nuk e shohim edhe shumë të nevojshme me prezencën tonë nëpër objekte”, ka thënë ai.

Ministria e Jashtme gjermane: Ndalojeni urgjentisht dhunën në Veri

Në njoftimin e vendosur në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane shkruhej se ata dënojnë sulmet e papranueshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndërsa theksojnë se nevojitet urgjentisht de-përshkallëzimi i situatës.

Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR/ NATO-s dhe disa civilë. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ne mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet”, thuhet në deklaratë.

Rama: Sa më shumë zgjatet ky konflikt, aq më shumë lëndohet Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR-it, Rama ka thënë se përgjegjësi direkte mbajnë dhunuesit e tyre të verbër.

Më tutje, Rama ka thënë se ky është një konflikt i nevojshëm, duke shtuar cilësuar si të panevojshëm përmes secilës lëndohet Kosova.

”Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e  aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova” ka shkruar Rama në Twitter.

Haradinaj: Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet ndaj KFOR-it dhe forcave vendore.

Ai ka thënë se me vëmendje dhe me shqetësim po i përcjell zhvillimet në veri të vendit.

“Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë! U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situatës! Po ashtu, i kërkoj kryeministrit që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO!”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike.

Konjufca: Synimi është mbajtja e veriut jashtë rendit dhe ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar ashpër dhunën e bandave të organizuara kriminale serbe ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në terren.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë 25 ushtarëve të KFOR-it të lënduar gjatë përleshjes me serbët e mbledhur.

“Pjesëmarrja e njerëzve të maskuar në atë që u prezantua si protestë, shpërfaqja e simbole të luftërave gjenocidale serbe dhe pushtimit rus në Ukrainë, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, përdorimi i mjeteve dhe dhunës së rëndë ndaj trupave të ruajtjes së rendit, tregojnë atë që tashmë dihej: synimin për ta mbajtur të shkëputur pjesën veriore të vendit tonë nga çdo prekje e ligjit dhe rendit që disponon Republika e Kosovës”, ka thënë Konjufca.   

Ndërkohë u ka bërë thirrje ambasadave të vendeve mike, ta dënojnë ashpër dhunën e strukturave kriminale, të cilat haptazi janë të mbështetura nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe që synojnë destabilizimin e vendit tonë.

Gjithashtu, u ka bërë thirrje organeve kompetente të drejtësisë që të nisin hetimet ndaj atyre që i bënë këto akte të dhunshme ndaj trupave të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve të terrenit,

“Është koha që dhunës t’i përgjigjemi me një zë të përbashkët. Ajo nuk mund të tolerohet!”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Sulmohet me plumba një medium në veri

Ekipi i televizionit Syri Tv nga Gjakova, është sulmuar me armë zjarri në veri të Kosovës.

Mediumi në fjalë ka publikuar fotografitë dhe videon nga vetura e dëmtuar nga plumbat.

Ndërkohë, ka njoftuar se askush nga ekipi nuk ka pësuar lëndime.

Gjatë ditë së sotme shumë media e gazetarë kanë qenë pre e sulmeve nga serbët në veri të vendit.

LDK bën thirrje për koordinim me ndërkombëtarët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e protestuesve ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve të Republikës së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një reagimi për media, LDK ka thënë se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara, nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë dhe duhet koordinim me ndërkombëtarët që është jetike.

“Veprimet e matura politike janë të domosdoshme për të evituar çfarëdo përshkallëzimi të mëtutjeshëm të situatës e deri në shtensionimin e plotë të gjendjes, teksa institucionet e rendit dhe ligjit të sjellin të gjithë kryerësit e sulmeve të tilla para drejtësisë. Koordinimi me miqtë tonë ndërkombëtarë është jetik. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të sigurohen që asnjë veprim i mëtutjeshëm të mos bëhet pa koordinim të ngushtë me ta. Çdo moskoordinim mund t’i kushtoj pozicionit tonë politik dhe demokratik për paqe dhe stabilitet brenda dhe jashtë vendit”.

LDK u ka bërë thirrje të gjithë gazetarëve për vigjilencë të plotë dhe bashkëveprim në përputhje me të gjitha udhëzimet e forcave të rendit.

Kurti reagon sërish për tensionet në veri

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin BE-së, derisa ka thënë se ndjehet i shqetësuar me sulmet ndaj forcave të rendit.

“Ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s, janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar kryeministri.

Ndërkohë Qeveria ka njoftuar se në takimin me ambasadorët e QUINT-it, kryeministri Kurti ka deklaruar se grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë.

Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-it drejt këtij qëllimi.

Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim.

Kryeministrja italiane reagon ashpër pas sulmeve ndaj KFOR-it
FILE PHOTO: Italian Prime Minister Giorgia Meloni speaks during a news conference to present her government's first budget in Rome, Italy, November 22, 2022. REUTERS/Remo Casilli/File Photo

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar për sulmet e protestuesve serbë ndaj KFOR’it në Veriun e Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.

Meloni ka paralajmëruar veprime të ashpra nëse ndodhin sërish sulme ndaj forcës ushtarake të NATO-s.

“Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”.

Vuçiq: Kurti ka organizuar gjithçka, do të na fus në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur nga Presidenca për situatën në Kosovë.

Për të gjitha zhvillimet në veri, ai fajin e ka hedhur tek kryeministri kosovar, Albin Kurti.

“Ne kemi thënë me muaj që Kurti ka një dëshirë, të shkaktojë konflikte në Kosovë, ta çojë rajonin në gjakderdhje, pakkush ka dashur të dëgjojë të vërtetën dhe të kuptojë thelbin e gjithçkaje që po ndodh. Me dëshirën e tij që të ketë konflikt mes serbëve dhe NATO-s dhe ai që është fajtori i vetëm, ia lan duart Pilatit dhe thotë se nuk ka lidhje me të”, ka shtuar presidenti i Serbisë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se po pret të njoftohet më detajisht se çka ka ndodhur në veri të Kosovës.

“Serbët në veri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm u mblodhën para komunave për të shprehur pakënaqësinë e tyre, serbët sot në mëngjes u pritën nga ushtarët e KFOR-it dhe telat me gjemba, kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, kryetarët e komunave nën shenjat e akuzave, kryetari i Leposaviqit ka hyrë në ndërtesën e komunës. Ata i futën në ndërtesa për t’i mbrojtur nga serbët në vend që të bënin të kundërtën. Kryetari i rrejshëm është ende në komunën e Leposaviqit”, thotë ai.

Pas tri orë ngujimi lirohet gazetarët në Veri  

Rreth 30 gazetarë shqiptarë që për tri orë mbetën të ngujuar në një lokal në Zveçan, tashmë kanë arritur të largohet nga aty.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, i cili ka qenë edhe vet i bllokuar aty.

“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajte të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë”, ka shkruar ai.

Gjatë protestave lëndohen 25 ushtarë të KFOR-it (VIDEO)

Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Prishtinë, 29 maj 2023. Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

Duke iu kundërvënë pjesëve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.

Ndërkombëtarët reagojnë ashpër pas sulmeve në Veri

Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër pas sulmeve në Veri të Kosovës. Ata i kanë dënuar këto sulme dhe kanë kërkuar që të kthehet normaliteti.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar për veprimet e dhunshme në Zveçan ndaj KFOR’it prej protestuesve serbë.

Ai ka përmendur po ashtu edhe sulmet ndaj gazetarëve.

Këto veprime ambasadori gjerman i cilësoi si të papranueshme.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj @NATO_KFOR dhe gazetarëve  është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Po ashtu, edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar për tensionet në Veriu e Kosovës.

Ai ka thënë se asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR’it.

”Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër Kfor-it dhe shtypit. Këto akte duhet të ndalen. Mendime për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për Kfor-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjithashtu, edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan, të hënën.

BE-ja ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai në Twitter.

PDK kërkon të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet e sotme në veriun e Kosovës.

Partia më e madhe opozitare ka shprehur shqetësimin e thellë për tensionet e rënda të krijuara në pjesën veriore të vendit dhe ka dënuar fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

“Në momente si këto, ku roli i gazetarëve për informimin e publikut është tejet i rëndësishëm, është tërësisht e papranueshme që puna e tyre të pengohet dhe që ata të shndërrohen në caqe të sulmeve. Kërkojmë nga institucionet kompetente të Qeverisë që të garantojnë masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët janë në detyrë dhe po raportojnë gjatë gjithë ditës nga pjesa veriore e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar të gjithë hisedarët, në të gjitha kapacitetet që kanë, që të ndikojnë në qetësimin e situatës, rikthimin e normalitetit dhe evitimin e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të gjendjes.

“Duke e kuptuar drejt seriozitetin e situatës dhe tensionin e ngritur në komunat e pjesës veriore të vendit, ftojmë Presidenten dhe Kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Rikthimi i normalitetit është parakusht i fillimit të një qeverisjeje komunale të mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit. Në këtë mision, PDK vlerëson se duhet të jenë të angazhuar të gjithë, pa përjashtim, hisedarë relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet tutje.

PDK ka inkurajuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e asnjë manipulimi apo sjelljeje të dhunshme, e cila cenon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë.

Policia: Në Veri po qarkullojnë grupe kriminale të armatosura

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me gjendjen në tri komunat në veri të Kosovës.

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës (PK).

Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan.

Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të jenë jo paqësor dhe në vazhdimësi kanë provokuar situatën, kanë shfaqur dhunë, kanë gjuajtur gjësende të ndryshme në drejtim të zyrtarëve policorë, kanë vendosur e shkruar mbishkrime provokuese me simbole serbe e ruse në automjetet policore e të KFOR-it, si dhe kanë dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të automjeteve.

Nga protestues të maskuar, janë penguar dhe rrezikuar edhe gazetarë të mediave të ndryshme të cilëve iu janë dëmtuar automjetet e tyre, prej tyre një veturë e kanë djegur, e po ashtu iu janë shkruar mbishkrime nacionaliste serbe. PK-ja sipas mundësive iu ka ofruar siguri mediave/gazetarëve duke i zhvendosur në perimetër të sigurisë.

Sirenat/alarmet janë lëshuar në vazhdimësi në komunat veriore me qëllim të ri-mobilizimit të tyre, deri më tani edhe në Leposaviq protestuesit kanë gjuajtur gjësende të ndryshme dhe fishekzjarre/mjete piroteknike ndaj zyrtarëve dhe mjeteve policore.

Policia e Kosovës është treguar profesionale dhe e vetëpërmbajtur, duke i shmangur provokimet në vazhdimësi, si dhe ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos sulmojnë dhe rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, të lirojnë rrugën dhe mjetet zyrtare për qarkullim, si dhe të mos dëmtojnë mjetet policore e të qytetarëve, me qëllim të mos tensionimit të situatës. Një kërkesë të tillë ndaj protestuesve e kanë bërë në vazhdimësi edhe zyrtarët e KFOR- it që kanë qenë prezent, por situata ka vazhduar të jetë e njëjtë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e koordinuar me KFOR-in për të menaxhuar situatën. KFOR-i janë detyruar të veprojnë pasi nga dhuna e protestuesve është vënë në rrezik jeta e zyrtarëve, janë vënë në rrezik dëmtimi i automjeteve dhe prona publike.

Protestuesit në Zveqan nuk kanë zbatuar urdhrat zyrtar për largim, por kanë rezistuar dhe kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme, koktej molotovi, shok bombë, mjete eksplozive si dhe janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri.

Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.

Po ashtu një veture zyrtare të PK-së i është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar edhe vetura tjera. Policia e Kosovës vazhdon në menaxhimin e situatës në koordinim me KFOR-in dhe ka filluar hetimet intensive, lidhur me dhunën dhe sulmet e shkaktuara ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë.

Protesta është ende duke vazhduar, situata vazhdon të jetë e tensionuar sidomos në Zveqan, pasi aty dhe në komuna tjera po qarkullojnë persona/grupe kriminale të armatosur, të veshur në rroba të zeza e të maskuar.

Duke parë rrethanat dhe situatën e tensionuar të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit, Policia e Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e provokimeve të çfarëdo natyre qofshin ato.

Vela: Dhuna në Veri duhet të dënohet nga të gjithë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes Twitter për situatën në Veri të Kosovës.

Ai ka përmendur se gjatë ditës së sotme ka pasur sulme ndaj NATO-s e KFOR-it prej grupeve kriminale në Veri.

Sipas tij, një dhunë e tillë duhet të dënohet nga të gjithë.

“Sot kemi qenë dëshmitarë të dhunës nga strukturat ilegale të drejtuara dhe financuara nga Serbia kundër policëve të Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve vendas të Kosovës. Një dhunë e tillë duhet të dënohet nga të gjithë. E lënë i pakontrolluar, mund të çojë në destabilizimin më të gjerë”, ka shkruar Vela.

Bislimi: Kryetarët e rinj mund të punojnë vetëm nga ndërtesat e komunës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi këtë deklaratë e bëri pavarësisht se përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë - SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës - kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, i cili mori pjesë në takim, tha se “ka një marrëveshje se shtensionimi i situatës duhet të ndodhë, por nuk e di se si do të ndodhë”.

“Ne besojmë se nuk është e nevojshme që kryetarët e zgjedhur [të komunave në veri] të punojnë çdo ditë në ndërtesat komunale. Për një afat të shkurtër, ne rekomandojmë që kjo të mos bëhet”, tha Hovenier.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka qenë në gjendje të gjejë mënyra që kryetarët të betohen në ndërtesa alternative dhe ta shmangin konfliktin.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit serbë, të tubuar para ndërtesës së komunës së Zveçanit. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk ishin të pranishëm në momentin e ndërhyrjes në Zveçan

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj. /REL

Osmani: Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit, duhet të përballen me drejtësinë

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR-in.

Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Vijojnë telashet për gazetarët, shumë të tillë bllokohen në veri

Numër i madh i gazetarëve shqiptar dhe serbë janë bllokuar në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës. Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ai.

Abdixhiku pas takimit me Von Cramon: Qeveria të koordinohet me ndërkombëtarët për komunat veriore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Abdixhiku e njoftoi Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend.

Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu, Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe proceset tjera integruese.

QUINT i propozon Kurtit që kryetarët në Veri të punojnë jashtë objekteve komunare

QUINT i propozon Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunare në Veri.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, çështja ka qenë nëse Kurti ka pranuar ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunare.

Ambasadori amerikan: Thellësisht të shqetësuar për situatën në Veri

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se bashkësia ndërkombëtare është “thellësisht e shqetësuar” për situatën në Veri të Kosovës.

Pas takimit që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai tha për mediat në Prishtinë se me të parën e vendit ka ndarë “shqetësimin për mundësinë e dhunës dhe nevojën për të shtensionuar situatën”.

Hovenier më herët u takua me krerët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhe i pranishëm në këtë takim ishte edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar. E përsëris, nuk është mister që Qeveria amerikane dhe qeveritë e QUINT-it së bashku e kanë thënë se është e rëndësishme të shmangen rrethanat kur zyrtarët publikë hyjnë me dhunë në ndërtesat publike. Ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë, prandaj biseda jonë me kryetarët ishte se si ata mund të përmbushin detyrat e tyre për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, siç pritet nga ta dhe siç ne duam që ata të veprojnë, por në një mënyrë që tregon se ata janë të përkushtuar për të qenë përgjegjës për të gjithë qytetarët, që për ne tani nënkupton moshyrjen në ndërtesat publike përmes përdorimit të forcës”, tha Hovenier.

Në takimin me ambasadorin amerikan morën pjesë vetëm kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë. Hovenier tha se të dy kishin pranuar ftesën për takim.

Ndryshe, QUINT i propozon Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunare në Veri.

Hovenier ka deklaruar se sot patën një propozim që të ketë dakordim për të uljen e tensioneve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, çështja ka qenë nëse Kurti ka pranuar ose jo, që kryetarët e komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre të kryetarit prej një vendi tjetër, por jo në objektet komunare.

Zeqiri dhe Peci pas takimit me Hovenier: Kërkojnë të kthehet normaliteti në Veri

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë thënë se do të presin kthimin e normalitetit për ta kryer detyrën e tyre.

Zeqiri dhe Peci thonë se janë të shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës.

“Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata kanë kërkuar kthimin e normalitetit, “në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”.

Deklarata e plotë e kryetarëve të dy komunave veriore:

Deklaratë e Izmir Zeqirit, Kryetar i Zubin Potokut dhe Ilir Pecit, Kryetar i Zveçanit

Sot, bashkërisht, i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës për takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Bashkë kemi diskutuar për situatën në komunat e pjesës veriore të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit të cilat pasuan betimin tonë si Kryetarë të komunave përkatëse.

Që nga dita kur i kemi shpallur kandidaturat për Kryetarë të komunave të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, e deri sot, qëllimi dhe synimi ynë ka qenë i qartë: që t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve të komunave tona, pa asnjë dallim, drejtë dhe profesionalisht.

Natyrisht, situata në të cilën ndodhemi aktualisht, nuk i pëlqen askujt. Prandaj, në këto momente, iu bëjmë thirrje të gjitha palëve për qetësi, sepse dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike.

Personalisht, pasi që edhe jetojmë në Zveçan e Zubin Potok, e njohim situatën faktike ne terren dhe e dijmë mundësinë reale për përshkallëzimin e gjendjes. Kjo gjë nuk i shërben askujt, e më së paku qytetarëve, të cilët kanë nevojë për punë dhe progres në komunën tonë.

Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore.

Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, prandaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim.

Natyrisht, në arritjen e synimeve të përbashkëta, për punë, zhvillim e normalitet, kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe të gjithë hisedarëve relevantë, vendorë e ndërkombëtarë.

Pas paralajmërimit, KFOR-i shpërndan protestuesit në Zveçan

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena.

Përplasen KFOR-i dhe protestuesit në Zveçan

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Siç njoftohet nga Zveçani, ekipet mediale janë strehuar në një lokal në Zveçan, pas tensionimit të situatës atje.

Rashiq: Situata në Veri është delikate

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se situata në Veri është delikate.

Ai për këtë çfarë ndodhi këto ditë në atë pjesë të vendit, përmendi “disa veprime të ngutshme”, ndërsa duke e parafrazuar kryeministrin Albin Kurti, tha se pret që kryetarët e rinj të jenë në shërbim të të gjithëve.

“Sa i përket ndodhive të ditëve të fundit, unë mendoj që ka ardhur deri te disa veprime të ngutshme. E kemi një krizë regjionale, për gjëra kaq delikate duhet vëmendje e posaçme, kur flas për këtë flas për kryetarët e sapozgjedhur. Po e përsëris atë që ka thënë kryeministri, unë pres që ata të jenë në shërbim të qytetareve. Kur e them këtë dua të them që 95% të qytetareve kanë thënë që kjo nuk është ide e mirë”, tha Rashiq në një konferencë për media.

Rashiq tha se Kurti ua mendon më të mirën qytetarëve serbë në Veri.

Duke bërë thirrje për “tolerancë dhe përmbajtje”, Rashiq tha se “tani duhet t’i ngrijmë pozicionet”.

“Të mendohet ‘outside of the box’ dhe ta gjejmë një zgjidhje ku asnjë të mos humbë, pasi askush nuk do të dalë fitues. Unë jam në dispozicion për të gjithë, qeverinë, qytetaret që brenda kapacitetit tim dhe të Ministrisë të gjejmë një zgjidhje ta kalojmë këtë problem që nuk është dashur të ndodhë”, ka thënë ai.

Persona të maskuar i bashkohen protestave në Veri të Kosovës

Një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para Komunës së Zveçanit.

Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”, shkruan Kossev.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Mësohet se personat e maskuar janë të pajisur me koktej molotovi dhe dyshohet se po qëndrojnë në gjendje gatishmërie që t’i hedhin në drejtim të objektit të Komunës së Zveçanit.

Lavrov: Situata në Kosovë mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës - pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti.

Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane.

Sipas tij, “asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë të planetit”.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur, pasi grupe të serbëve lokalë janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të premten e kaluar, Policia e Kosovës ka hyrë me forcë në këto komuna për t’i instaluar kryetarët e rinj.

Qeveria e Kosovës i ka mbrojtur veprimet e policisë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar ashpër ato, duke paralajmëruar se minimizojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës. /REL

Nuk ndalojnë sulmet ndaj mediave, digjet vetura e “TëVë1” në Zubin Potok

Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur, nga protestuesit nw Zubin Potok.

Veturës, i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe i kanë vënë flakën.

AGK-ja, sot gjatë ditës ka dënuar aktet e protestuesve në veri të vendit.

“Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO Kosovo Force - KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

Njëjtë në verim janë dëmtuar veturat e ekipit të “RTV Dukagjinit”, “Kallxo.com”, “Top Channel”, si dhe protestuesit kanë tentuar të dëmtojnë gazetarin nga mediumi “Periskopi”.

Ministri serb i Mbrojtjes: Forcat serbe në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se Forcat e Armatosura Serbe (SAF) do të qëndrojnë në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në orën 14:00 të ditës së sotme.

Formacionet e ushtrisë do të vendosen përgjatë vijës administrative, sipas para- plane të rregulluara.

"Ata do të jenë të përgatitur për të kryer çdo detyrë dhe urdhër që vjen nga Komandanti Suprem me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”,  tha Vuçeviç, raporton Tanjug.

Ai po ashtu tha se ka përshtypjen se KFOR-i po e mbron Policinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore.

KFOR në kontakt me të gjitha palët për zbutjen e situatës në veri
Ilustrim

Trupa të KFOR-it po qëndrojnë para ndërtesave të komunave veriore, aty ku po mbahen edhe protesta,

Ndërsa, është bërë e ditur se komandanti i KFOR-it dhe stafi i tij po punojnë për zbutjen e situatës dhe janë në kontakt me të gjitha palët, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave të sigurisë në Kosovë dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë.

“Raportimet e mediave për një takim me Goran Rakiqin janë të pabaza, po ashtu edhe pretendimet se komandanti i KFOR-it ka bërë ndonjë paralajmërim për të shtëna në Zveçan”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, KFOR-i, në orët e para të mëngjesit, përmes një komunikate ka thënë se janë të gatshëm që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt.

Szunyog: I kërkuam kryetarëve në veri të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën
Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë
Thomas Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur për takimin që e pati me ambasadorin e ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se i kërkuan kryetarëve veriorë të përmbahen dhe “të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën”.

“I lumtur të pres në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe Zubin Potokut Izmir Zeqiri sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri Kosovë. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën”, ka shkruar Szunyog.

Tutje, ai tha se i vjen keq për kryetarin e Leposaviqit dhe atë të Mitrovicës së Veriut që nuk mundën t’i bashkoheshin në takim.

Kurti kërkon zbatimin e marrëveshjes dhe qetësimin e situatës ne veri
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjendja e krijuar në veri, kërkon që të zbatohet Marrëveshja Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe të qetësohet situata në veri të Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se ka zhvilluar një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm Italian, Antonio Tajani.

Gjatë bisedës, të dy kanë rënë dakord se duhet të normalizohen marrëdheniet mes dy palëve.

Ndërkaq, tensionet vazhdojnë në komuna veriore.

Persona të maskuar tentojnë të sulmojnë ekipin e gazetarëve në Zveçan

Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e medias “Periskopi” në Zveçan.

Në reagimin e AGK-së, shihet se “bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar”.

Gjatë ditës, në Zveçan janë dëmtuar veturat e mediave të Kosovës “RTV Dukagjinit” dhe “KALLXO.com”, si dhe ajo e medias së Shqipërisë, “Top Channel”.

AGK ka dënuar aktin e protestuesve ndaj ekipit të mediave.

AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.

Protestues të maskuar në Zveçan
Foto marrë nga REL

Para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, janë parë protestues të maskuar.

Situata është më e tensionuar në këtë komunë, pasi edhe numri i protestuesve është më i madh.

Gjatë ditës është raportuar se protestuesit kanë tentuar të hyjnë më forcë në ndërtesën e Komunës.

“Para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdor mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrolle”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Ndërsa, gjithashtu janë dëmtuar veturat e mediave të Kosovës dhe Shqipërisë, atje.

Dëmtohet vetura e “Top Channel” në Zveçan

Vetura e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan.

Siç njofton AGK, në këtë veturë po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë dëmtuar edhe veturat e “RTV Dukagjinit” dhe “KALLXO.com”.

Në Zveçan tensione, kurse në Zubin Potok e Leposaviq më qetë

Situata e tensionuar po vazhdon të jetë në Zveçan, ku një numër I protestuesve po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së komunës.

Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty.

Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.

Në Zubin Potok, REL, raporton për situatë më të qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje.

Ndërsa, u lëshua një alarm atje.

Kurse, në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta.

Lavrov: Situata në Kosovë e papranueshme, një shpërthim i madh po afron në qendër të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është e papranueshme e tensionuar dhe shqetësuese.

Lavrorv tha se zgjedhjet në veri të Kosovës janë “jolegjitime sepse në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë”.

“Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit në veri, është shqetësuese, tha Lavrov, raporton Russia Today Balkan.

Tutje, kreu i diplomacisë ruse paralajmëroi se një shpërthim i madh po afrohet në qendër të Evropës, “në të njëjtin vend ku NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë së atëhershme RF në vitin 1999”.

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se situata në Kosovë, nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë.

Ajo, ka falënderuar protestuesit në veri të Kosovës “që po qëndrojnë të qetë”, raporton N1.

“Faleminderit popullit tonë në Kosovë që është dinjitoz deri në atë masë sa është frymëzuese, që është paqësor, që ka bërë rezistencë jo të dhunshme, që ka luftuar për emrin dhe mbiemrin e tyre, për shtëpitë e tyre dhe për vendin e Serbisë”, tha ajo.

Tutje, Bërnabiq, tha e duket se njësitë speciale të Forcave të Kosovës, KFOR-i dhe NATO-ja “mezi prisnin që serbët të bënin diçka për të reaguar”.

Ajo tha se nuk ka asnjë fjalë të mirë për të thënë, për partnerët e Serbisë në BE dhe KFOR, “reagimi i tyre ishte shumë vonë, ata duhej të ishin të premten si sot”, tha ajo.

AGK dënon aktin e protestuesve, dëmtuan veturat e mediave në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të veturave të ekipit të gazetarëve në Leposaviq.

Veturat e “RTV Dukagjinit” dhe të “KALLXOs”, janë dëmtuar nga protestuesit serbë atje.

“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs,  me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika  e Kosovës” në targa”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja gjithashtu ka dënuar këtë akt të protestuesve.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”.

Protestuesit nuk i përfillin kërkesat e Rakiqit

Protestuesit në Zveçan nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.

Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre edhe me maska.

Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Më herët, Rakiq tha se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar, raporton REL.

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.

Dëmtohen veturat e ekipit të gazetarëve në veri 

Janë dëmtuar veturat e ekipit të gazetarëve të KALLXO.com dhe RTV Dukagjini, në veri të vendit atje ku po zhvillohen protestat.

Veturat janë dëmtuar në Leposaviq, ku u janë shpërthyer gomat dhe janë vizatuar simbole nacionaliste serbe.

Ndërkaq, nuk është raportuar për të lënduar.

Në komunat veriore janë mbledhur një numër i protestuesve, teksa raportohet se po vizatohen simbole edhe në automjetet e KFOR-it.

Von Cramon flet për qasjen ndaj policëve në veri, ku i pyeti “Çka dreqin ju solli këtu?”
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian ka mbajtur sot konferencë për media, pas vizitës së djeshme në veriun e vendit.

Ajo u pyet edhe për qasjen e saj ndaj zyrtarëve të policisë ku i pyeti “Çfarë dreqin jy solli këtu, ku e shihni kërcënimin”.

Ajo tha “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty” dhe se të njëjtat pyetje ka bërë edhe në Gjermani kur ka marrë pjesë në protesta.

Tutje, ajo tha se e di që nuk është faji i zyrtarëve policorë dhe se ata duhet të qëndrojnë aty.

Von Cramon tha se situata në veri është e paqëndrueshme dhe se zgjidhja e vetme është dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë, dialogu është zgjidhja e vetme
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme.

Ajo tha se, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, "askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave".

“Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.

“Ju e dini që unë jam mbështetëse e pavarësisë së Kosovës, mbështes integritetin e Kosovës, në tërë territorin e saj. Vizitova veriun, jam shumë  brengosur jo vetëm unë, është situatë shumë e vështirë e tensionuar, shumë njësi speciale, automjete të blinduara janë vendosur në veri”.

Ajo tha se situata nuk është e qëndrueshme dhe se gjendja, “është larg nga ajo si pasqyrohet nga disa media”.

Tutje Von Cramon, tha se me veprimet e fundit në veri, Qeveria e Kosovës, po rrezikon shumë, duke thënë se në vend të forcës, Qeveria duhet të përdor masa të tjera të përafrimit të qytetarëve të Kosovës.

“Duhet të kemi masa për ndërtim të besimit, sepse jo të gjithë janë kriminel, por ndjehen se etiketohen si kriminelë, jo të gjithë janë kukulla të Beogradit por ashtu perceptohet”.

Von Cramon, theksoi se dialogu është zgjidhja e vetme për të dalë nga situata.

Hovenier flet pas takimit me Osmanin dhe dy kryetarët e komunave në veri
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, pas takimit presidenten e vendit Vjosa Osmanin, ka njoftuar se kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në veri.

Ai tha se u diskutua edhe për “shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.

Ndërsa, tha se me kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut kanë diskutuar në lidhje me shqetësimin për situatën.

Hovenier, potencoi edhe njëherë rëndësinë e deklaratës së QUINT-it që zyrtarët të hyjnë në ndërtesat komunale pa dhunë e forcë.

“Me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”.

Ndërsa, Hovenier tha se nuk e di arsyen pse nuk morën pjesë në takim kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe i Lepsoaviqit, Lulzim Hetemi.

Ai tha se ftesa u ka shkuar të gjithë kryetarëve të komunave në veri.

KFOR-i: Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të nevojshme për një mjedis të sigurt

KFOR-i ka shtuar forcat e saja në katër komunat në veri të vendit, aty ku janë mbledhur një numër i protestuesve.

KFOR, përmes një komunikate ka thënë se janë të gatshëm që të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999” – thuhet në komunikatë.

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e Institucioneve dhe Organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar”, thuhet tutje në komunikatën e KFOR-it.

Rakiq goditet me shishe boshe
Foto marrë nga REL

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga protestuesit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, protestuesit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.

Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raporton REL.

Goran Rakiq, ka njoftuar se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.

Ai ka kërkuar që kryetarët e zgjedhur të shkojnë “në shtëpitë e tyre” dhe “të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”.

Lista Serbe ka dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve
Foto/REL

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar se ua ka përcjellë dy kërkesa përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.

Ai ka kërkuar që kryetarët e zgjedhur të shkojnë “në shtëpitë e tyre” dhe “të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”.

Protestuesit serbë, janë mbledhur para ndërtesave komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj të këtyre komunave.

Ndërkaq, situata është nën menaxhimin e Policisë së Kosovës si dhe trupave të KFOR-it.

Dëgjohet alarmi në Zubin Potok
Foto marrë nga REL

Situata në veri të Kosovës, po menaxhohet nga Policia e Kosovës.

Ndërsa, një alarm është lëshuar në komunën e Zubin Potokut.

Një numër i protestuesve janë mbledhur atje, mirëpo nuk raportohet për ndonjë incident.

Ndërsa në komunën e Zveçanit, në mëngjes protestuesit kanë tentuar të hyjnë me forcë në objektin e komunës, meqë rast policia është detyruar të përdorë sprej.

Përfundon takimi i Hovenier me kryetarët e komunave veriore

Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe kryetarëve e komunave veriore.

Hovenier, u takua me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai u pa të dilte nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Hovenier ka ftuar në takim katër kryetarët e komunave veriore, por ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiq, nuk kanë shkuar në takim.

Grenell për situatën në veri: Nga paqja me Trumpin, në kaos me Bidenin
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kaos me presidentin aktual të ShBA-së Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkroi ai në Twitter.

Të hënën, protestuesit serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në Zveçan ata kanë tentuar të hyjnë me forcë në objekt, ndërsa Policia e Kosovës, ka hedhur sprej.

Hovenier dhe kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit arrijnë në takim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka arritur në selinë e Zyrës së Bashkimit Evropian, ku do të zhvillohet takimi me kryetarët e komunave veriore të Kosovës.

Siç raporton REL, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, janë parë duke shkuar në takim me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Takimi me Hovenier, pritet të nisë pas pak.

Daçiq: Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se detyrë e KFOR-it është “t’i pamundësojë aktet e njëanshme të Prishtinës”, e “jo t’i pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat [komunale]”.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë, raporton REL.

Komuniteti serb i bojkotoi zgjedhjet e 23 prillit, nga të cilat dolën kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Daçiq shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Kurti bisedon me Borrell: Tema kryesore ishte situata në veri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë të dielën me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Kurti tha se tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale në veri, pas zgjedhjeve të kryetarëve komunalë atje.

“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Borrell, dje tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.

“Bisedova me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”, tha ai.

Policia: Protestuesit shfaqën dhunë, u detyruam të përdorim sprej

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar edhe të hënën, pasi protestuesit serbë janë mbledhur para komunave komuale atje.

Policia e Kosovësm ka njoftuar se se protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, duke tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për tu futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdor mjetet e ligjshme si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontrolle”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia ka bërë të ditur se është duke e menaxhuar situatën e krijuar atje.

Hovenier thërret në takim katër kryetarët e komunave në veri
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka ftuar në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat veriore, pas situatës së fundit të krijuar atje.

Takimi pritet të mbahet në ora 09:00, ndërsa në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Të dielën, shtetet e QUINT-it, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përsëritur deklaratën e cila dënon vendimin e Kosovës për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Kosovës që të mos ndërmarrin asnjë masë tjetër për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Rakiq kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga Zveçani

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, të largohet nga komuna e Zveçanit dhe kryetari i ri i kësaj komune të mos hyjë në objektin komunal.

Siç raporton REL, ai po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Kurse, protestuesit në Zveçan,  janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt, ndërsa policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës.

Në Zubin Potok, raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.

Forca të shtuara të KFOR-it në veri – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Protestuesit në Zveçan,  janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt, ndërsa policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës.

Në Zubin Potok, raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton REL.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

Nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Situatë e tensionuar në veri të vendit

Forca të KFOR-it janë duke e ruajtur sigurinë e objekteve të komunave në veri të vendit, ku pritet sot të nisin punën kryetarët e rinj.

Ndërsa, raportohet se në Zubin Potok e Zveçan janë mbledhur protestuesit serbë.

Protestuesit në Zveçan,  janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt, ndërsa policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës.

Nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.