Ekonomi Biznes

Sipërmarrësi shqiptar propozon huazimin e kamarierëve dhe kuzhinierëve nga Kosova

Plazhi i Ksamilit, Shqipëri - Jan Wlodarczyk/Alamy

Sektori i hotelerisë në Shqipëri po përballen me mungesë të madhe të punëtorëve.

Sipërmarrësi dhe trajnuesi Fatjon Selimaj, ka deklaruar se mungesa nuk vjen nga mosdëshira e investitorëve dhe menaxherëve, por nga mungesa e stafit dhe e trajnimeve, e kjo sipas tij, është një barrë shumë e madhe për biznesin dhe turizmin.

“Shumë nga ata që punojnë në industri nuk e konsiderojnë një profesion kamerierin apo baristin. Në këtë mënyrë është shumë e vështirë  për të transmetuar idetë tona, mentorimin dhe trajnimin tonë. Një njeri që nuk ka interes është shumë e vështirë të përthithë”, ka thënë ai.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja e kësaj situatë, Selimaj ka dellaruar se Ministria duhet të ngrejë një grup pune më specialistë të fushës dhe të bëjë një plan të detajuar trajnimesh për të futur dëshirën për ta dashur dhe si ta bëjnë këtë profesion.

“Së dyti, kemi shumë emigrantë shqiptarë që nuk e kanë gjetur veten mirë. Ata mund të ishin një kontigjent shumë i mirë që përmes një programi të implementohen në tregun e turizmit. Kanë dhe një të mirë tjetër pasi kur kanë qëndruar jashtë kanë mësuar dhe një gjuhë të huaj. Së treti, Kosova gjatë verës nuk është një atraksion për turistët e huaj siç është Shqipëria. Të ketë një marrëveshje mes unioneve apo shoqatave të të dyja vendeve për një huazim në një periudhë të caktuar të kamerierëve apo kuzhinierëve nga Kosova. Do të ishte një marrëveshje e mirë për të dyja palët sepse në Kosovë mund të ketë njerëz që mund të jenë pa punë. Ky shkëmbim do të na afronte edhe më shumë”.

/Shqip.com