Sport Shqiptar

Sigal Prishtina fiton ndaj Bashkimit në Prizren

Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 66:73 (17:10, 17:19, 18:17, 14:27), në një përballje shumë interesante dhe në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë, duke regjistruar fitore shumë të vlefshme, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Ndeshja ishte në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.

Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime dhe Curtis Jones me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë e 11 kërcime.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e katër humbje.

/Shqip.com