Shtime: Arrestohet një person për kanosje

Një person është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se ka kanosur një person.
Për këtë Policia ka konfiskuar një armë zjarri, kështu ka njoftuar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
“Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se, një person me inicialet A.F ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L.S (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë të fundit e kërcënon me armë zjarri”.
“Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime”
“I dyshuari lirohet për procedurë të rregullt , ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47”. /Shqip.com