Shteti i Serbisë ka ndryshuar përbërjen e ekipit negociator në negociata me Kosovën
Publikuar:
(14.11.2022 18:12:19)

Sipas një njoftimi në seancën e mbajtur më 10 nëntor, Qeveria e Serbisë emëroi Milan Raviqin ushtruesin e detyrës së drejtorit të ri të Zyrës për Çështje Koordinuese në Procesin Negociator me Prishtinën (KORD).
Ravić punon në KORD që nga viti 2015, ndërsa nga gjysma e parë e vitit 2021 është shef i Departamentit për përgatitjen, monitorimin dhe koordinimin e procesit të negociatave me Prishtinën.
Në vendimin e nënshkruar nga kryeministrja Ana Brnabiq, thuhet se Raviq është emëruar për gjashtë muaj, raporton Kosovaonline.
Deri më tani, Miloje Zdravkoviq ka kryer funksionin e ushtruesit të detyrës në KORD.
/Shqip.com