Lajme

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar tre persona.

Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej tre persona.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 89 raste aktive me virus.

/Shqip.com