Shqipëria, rekord turistësh; 7.2 milionë hynë nga janari deri në gusht
Publikuar:
(26.09.2023 15:51:36)

Shqipëria po përjeton vitin më të mirë turistik, duke regjistruar rekord të huajsh që vizitojnë vendin tonë.
Gjatë tetëmujorit janar-gusht në shqipëri, sipas instat, hynë 7.2 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje me 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të huajt erdhën më së shumti nga vendet e Europës, Amerika, Afrika dhe Azia Lindore.
Rekord gjatë tetëmujorit shënoi edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit.
Referuar të dhënave, janë 4.6 milionë qytetarë që kanë udhëtuar jashtë shqipërisë, një rritje me 19% në raport me janar-gushtin e 2022.
/Shqip.com