Kulturë

Shqipëria në “Eurovision 2023” prezantohet në natën e dytë

“Eurovision 2023”, këtë vit do të mbahet në Liverpool.

Këtë herë organizimi i tij nuk shkoj sipas traditës, pasi orkestra “Kalush” nga Ukraina, ishte fituese e edicionit të kaluar, për shkak të rrethanave është shpërngulur në Liverpool.

“Eurovision 2023”, pritet të mbahet më  9, 11 dhe 13 maj.

Pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe Shqipëria, e cila do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale, më 11 maj.

Në të njëjtën datë, gjithashtu do të përformojnë edhe Belgjika, Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Greqia, Islanda, Estonia, Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Shqipërinë këtë vit e përfaqëson Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

/Shqip.com