Sport Shqiptar

Shqipëria “gjunjëzohet” në Izrael

Momente nga ndeshja

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur 1-2 në udhëtim te Izraeli.

Vendasit e nisën më mirë takimin dhe arritën të realizojnë në minutën e e 46-të me anë të Weissman.

Pas këtij momenti – Shqipëria u hodh me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin – dhe këtë e arriti vetëm në minutën e 88-të.

Momente nga takimi

Myrto Uzuini e shënoi një eurogol, por që nuk mjaftoi.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me barazim – plane të tjera kishte Baribo.

Ai shënoi në minutat shtesë të takimit – për t’i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Momente nga takimi

Me këtë fitore – Izraeli e përforcon edhe më shumë vendin e parë në tabelë – sepse ka tetë pikë.

Në anën tjetër – Shqipëria mbetet në pozitën e fundit – me vetëm një pikë./Shqip.com