Ekonomi Biznes

Shqipëria e para si destinacion me performancë të mirë të turizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria është radhitur e para nga Organizata Botërore e Turizmit si destinacioni me performancën më të mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ka pasur rritje të flukseve turistike në Shqipëri duke e krahasuar me vitin 2019.

“Shqipëria radhitet e para nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019”, shkroi Rama.

Para dy muajve, Rama ka thënë se gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria ka fituar më shumë se 1.3 milionë të ardhura më shumë se vitin e kaluar.

Rama: Sezoni turistik solli mbi 1 miliard të ardhura, fton të rinjtë që të merren me agroturizëm – SHQIP.com Sipas kryeministrit shqiptar, vendi me i preferueshëm turistik është Tirana.

/Shqip.com