Shqipëria dhe Çekia, betejë për vendin e parë, edhe kryeministri Rama në stadium (FOTO)
Publikuar:
(16.11.2024 21:47:59)
Shqipëria dhe Çekia po përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” për ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë, në shkallët e stadiumit ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, që shumë rrallë mungon në ndeshjet e Kombëtares.
Kjo është ndeshja e tretë që kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë që kur në stol erdhi trajneri Silvinjo. Shqipëria numëron një fitore, një barazim dhe një humbje me çekët gjatë këtyre sfidave.
Kombëtarja kuqezi ka shënuar katër gola ndërsa kemi pësuar tre.
Çekia është e para e grupit B1 me 7 pikë. Ajo ndiqet nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me nga 6 pikë, ndërsa grupin e mbyll Ukraina me 4 pikë.
/Shqip.com