Kulturë

Shqipëria bën gati edhe katër dosje për në UNESCO

Pas veshjes kombëtare xhubletës, Shqipëria është duke përgatitur edhe dosje të tjera për trashëgimi botërore në UNESCO.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo njoftoi se është duke u përgatitur dosja për “Eposin e Kreshnikëve”, “Kërcimin e Tropojës”, Marubin”.

“Po përgatisim dhe Eposin e Kreshnikëve, vallen e Tropojës, transumanca që është tradita e shtegtimit të bagëtive, dhe Marubin. Janë punë të mëdha që nuk bëhen vetëm. Ka nevojë për shumë ekspertë dhe shumë bashkëpunëtorë, patjetër që ka nevojë dhe për shumë financime”, tha ajo.

Margariti ka thënë se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

/Shqip.com