Rozë

Shqip.com zbulon tre banorët e BB VIP Kosova 2

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova pritet të nis së shpejti, e derisa organizatorët po bëjnë të pamundurën për të mos zbuluar banorët, Shqip.com ju sjellë disa prej emrave që do të jenë pjesë e këtij formati.

Burime të redaksisë, kanë bërë të ditur se produksioni ka arritur marrëveshje me këngëtaren ferizajase që jeton në SHBA, Linda Halimi.

Këngëtarja tjetër dhe e bija e boksierit të njohur, Aziz Salihu, Monika, do të marrë pjesë në këtë spektakël.

Personi i tretë por jo më pak i rëndësishëm është Gani Gërmia, që do jetë banor i BBVip Kosova 2.

Shqip.com mëson se në shtëpinë e BB VIP Kosova 2, do të jenë 18 banorë.

Edicioni i ri ishte paraparë të niste në fillim të tetorit, por është shtyrë shkaku i përgatitjeve teknike.

/Shqip.com