Lajme

Shpërthen tritoli pranë një biznesi në Razëm

Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në fshatin Razëm. Mediat raportuan se lënda plasëse i është vendosur lokalit të Fredi Sterkajt. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e ish-kryetarit të komunës Shkrel, nën siglën e Partisë Demokratike.

Por vetë Sterkaj ka rrëzuar raportimet në media.

Ai tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.

“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur te biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen.

/Shqip.com