Lajme

Shpërthen tritoli në një dyqan kozmetik në Tiranë

Ilustrim

Pas mesnatës një shpërthim me tritol ka ndodhur në një dyqan në Tiranë.

Siç raporton Abcnews, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” konkretisht në derën e jashtme të dyqanit kozmetik të shqiptarës E.P.

Lidhur me ngjarjen, përveç dëmeve materiale nuk të lënduar.

Sipas Policisë së Shtetit, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlen të theksohet se për ngjarjen nuk është arrestuar asnjë person.

/Shqip.com