Rozë

Shpat Deda bën thirrje që të lejohet martesa e gjinisë së njëjtë në Kosovë

Shpat Deda

Këngëtari, Shpat Dedaka nisur një iniciativë sa i përket martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë.

Ai përmes rrjeteve sociale, ka tregua letrën e hapur që do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve parlamentare.

Letra e cila ka gjetur mbështetjen nga 60 organizata civile dhe ka mbledhur nënshkrime të shumta, kërkon që të bëhet rregullimi i martesave për personat e seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil.

“Dje, më 20 janar 2022, mbi 60 organizata të shoqërisë civile, individë dhe aktiviste/ë i janë bashkangjitur procesit afatgjatë të avokimit për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil. Organizatat, individët dhe aktivistet/ët pjesëmarrës, në shenjë mbështetjeje të këtij procesi, dje nënshkruan letrën e cila ende po qarkullon për përkrahje dhe nënshkrime.

E njëjta, në ditët e ardhshme do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare, për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil. Aktualisht, Draft Kodi Civil nuk i ka përfshirë kërkesat për përdorimin e gjuhës neutrale në rregullimin e martesës, duke vazhduar trajtimin përjashtues ndaj komunitetit LGBTIQ+.

Ftojmë të gjitha organizatat, individët dhe aktivistet/ët që punojnë dhe veprojnë për jetësimin e të drejtave të njeriut, pa përjashtime, që besojnë në parimet e barazisë, mosdiskriminimit, të drejtën për privatësi, të drejtën për krijimin e familjes, që t’i bashkohen organizatave dhe akzivisteve/ëve në përkrahje të letrës. Pro martesave mes seksit të njëjtë në Kosovë, bashkohu me letrën përkrahëse”, ka shkruar Shpat Deda.