Sport Ndërkombëtar

Shokohet bota e futbollit, ish-futbollisti kryen vetëvrasje duke u shtrirë në shinat e trenit

Bota e futbollit është shokuar ditën e sotme pasi që ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Austrisë, Gerhard Rodaks ka kryer vetëvrasje, raportojnë mediat në Austri, shrkasun Shqip.com.

Mediat austriake raportojnë se kjo tragjedi ka ndodhur në afërsi të Trajskiken.

Rodax ishte i sëmurë rëndë dhe besohet se ka kryer vetëvrasje duke u shtrirësot në shinat e një treni.

E përditshmja vjeneze “Kronen Zeitung” shkruan në uebsajtin e saj se ai e ka çuar makinën e tij në hekurudhë, më pas ka dalë nga automjeti dhe ka qëndruar në shina dhe treni, i cili ka lëvizur me shpejtësi 150 kilometra në orë, nuk ka mundur të ndalet duke e shtypur atë. Vetëm pas 400 metrash treni arriti të ndalonte.

Ndryshe, Rodaks ka luajtur 20 herë në fanellën e Austrisë, ndërsa kulmin e karrierës e ka përjetuar në fanellën e Admira Vakerit, për të cilën ka luajtur 192 ndeshje dhe ka shënuar 84 gola.

Ai ishte golashënuesi më i mirë në Austri në vitin 1990, pas së cilës shkoi në Spanjë ku luajti për Atletico Madrid.

/Shqip.com