Sport Ndërkombëtar

Shkruhet historia në Kupën e Botës

Në Katar po shkruhet histori sa i takon përfshirjes së gjyqtareve të futbollit.

Për herë të parë në Kupën e Botës, tri gjyqtare drejtojnë një ndeshje të futbollisteve.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Gjermanisë me Kosta Rikën.

Stephanie Frappart është gjyqtarja kryesore, ndërsa Neuza Back dhe Karen Diaz janë ndihmëse të saj.

“Sot po bëhet histori pasi për herë të parë një treshe e gjyqtareve drejton ndeshje në Kupën e Botës për futbollistë”, ka shkruar FIFA.

/Shqip.com