Lajme

Shkëmbim zjarri në mes policisë dhe disa personave në Skenderaj, plagosen dy policë

Dy policë dyshohet të jenë plagosur në Skenderaj.

Burime të Shqip.com bëjnë me dije se plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti lidhur me shqiptimin e një gjobe.

Dorasi dyshohet të jetë personi me inicialet N.L. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informacione zyrtare.