Lajme

Shfrytëzuan rreth 50 vajza të huaja për prostitucion/ Arrestohen 12 tutore dhe 1 oficere policie në Tiranë!

Autoritetet kanë finalizuar një operacion të gjerë në Tiranë, duke arrestuar 12 tutore dhe një oficere policie për shfrytëzim prostitucioni të vajzave të huaja.

Hetimi ka zbuluar se këto vajza, që janë kryesisht nga Amerika Latine, ishin të shfrytëzuara për qëllime prostitucioni në Shqipëri.

Viktimat, të cilat ishin të përfshira në këtë rrjet trafikimi, janë afërsisht 50 vajza, dhe besohet se janë detyruar të ushtrojnë prostitucion nën presionin e tutoreve të arrestuara.

Sakaq, raportohet se oficerja e arrestuar punonte në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Operacioni ka qenë rezultat i një hetimi të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë (AMP), me mbështetje nga sektori kundër trafiqeve.

Nuk dihen ende detaje nga operacioni policor dhe roli i efektives në këtë rrjet prostitucioni në Tiranë.

/Shqip.com