Kulturë Kino

Shfaqje teatrale, e gjitha nga gratë pritet të jepet në TKK

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e shfaqjes e cila i dedikohet grave.

Sipas një njoftimi “Gratë” është tema e shfaqjes së re e cila do të ketë premierën në fund të muajit dhjetor.

Protagoniste është edhe regjisorja polako-britaneze, Nastazja Domaradzka, aktoret e Trupes Rezidente të TKK-së.

Shfaqja është shkruar nën përkujdesjen e Doruntina Bashes nga dramaturget e reja Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku.

Ajo do të mbahet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.

Shfaqja është e punuar totalisht nga gratë dhe e bazuar në ngjarje të vërteta të grave lidere të Kosovës.

/Shqip.com