“Sherri” me Fifin për gjyq – Gjyshi i Donaldit ka një porosi për të

Donald dhe Romeo Veshaj kanë filluar emisionin e tyre “Më lërë të flas” në Top Channel.
I ftuari i parë për këtë edicion ishte këngëtari nga Kosova, Mozzik.
Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi.
Pas kësaj ka plasur edhe “sherri”, ku këngëtarja e ka kërcënuar aktorin me gjyq.
Por siç duket dyshja u sqarua dhe tani shihen në shoqërinë e njëri tjetrit.

E këtë pjesë e ka risjellë aktori Donald Veshaj përmes një videoje më gjyshin e tij të publikuar në InstaStory.
Donaldi gjatë videos thoshte se do zihej me Fifin ndërsa gjyshi i tij doli kundër këtij vendimi.
“Ajo është shkëputur nga Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri për ty dhe të ka mbështetur, ajo të ka dashur me sinqeritet”, ishin fjalët e gjyshit.
Ndryshe, këta të fundit kishin shoqëri shumë të mirë brenda, madje I kanë kushtuar edhe një tato./SHQIP.com